Alsat 2019-11-24T14:16:47+01:00
Kanalizimi fekal “vërshon” stacionin e autobusëve në Tetovë. Ka vite që ujërat e zeza, pas çdo reshje shiu, përfundojnë në rrugën e stacionit të Autobusëve, për të cilin zgjidhje nuk kanë gjetur prej vitesh as ndërmarrja publike e as drejtoria e stacionit.
“Përveç ujërave të zeza që janë kështu, siç i shihni, për vite me radhë, në stacionin e autobusëve në Tetovë, kanë filluar të mos kujdesen edhe për mbeturinat, dhe të krijojnë kësi deponi të vogla”.
Banorët, të revoltuar nga kjo situatë thonë se ankesat e tyre nuk merren parasysh nga Ndërmarrja publike komunale.
“Na pengon shumë, shumë, nuk pastrohet aspak, nuk mirëmbahet. Shumë e turpshme është kjo që ndodh shumë e turpshme. Ka sëmundje, dihet se çka sjellin fekalet jashtë, para ca ditësh s`mundej as të kalohet kjo prej ujit”.
“Me vite është kjo gjendje kështu, sëmundje ka kjo normal, nga papastërtia vijnë sëmundjet më tepër”.
“Me vite është kjo situatë dhe nuk po zgjidhet ende. Ndërmarrja duhet ta sheh këtë punë jo neve. Kam frikë se ushqim shes, mund të paraqitet ndonjë sëmundje ndonjë infektim çka nuk ndodh”.
Të pyetur për problemin në fjalë, nga Ndërmarrja publike komunale thonë se ata e pastrojnë rregullisht, edhe pse këtë duhet ta bëj vet drejtoria e stacionit.
Në këtë vend nuk ka kanalizim. Ujërat e zeza të stacionit të autobusëve mblidhen në gropë akumuluese, të cilën duhet ta pastrojë dhe mirëmbajë vet udhëheqja e Stacionit të Autobusëve, por edhe përkundër kësaj, NPK “Tetova”, disa herë bën pastrimin e saj”, shprehen nga Ndërmarrja Publike komunale “Tetova – thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”.
Ekipi i televizionit Alsat tentoi të merr prononcim edhe nga drejtori i stacionit të autobusëve, por i njëjti nuk pranoi të prononcohet para kamerës.
Bashkim Sulejmani
Loading…




