Presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se negociatat për paqe me talebanët në Afganistan janë përsëri në rrugën e duhur dhe u zotua përsëri për të tërhequr trupat amerikane nga vendi.“Ju e dini që po tërhiqemi nga Afganistan. Po punojmë tani për një marrëveshje me Talibanin. Le të shohim se çfarë do të ndodh”, i tha Presidenti Trump kanalit Fox News në një telefonatë në programin” Fox and Friends”. Ai nuk dha hollësi të mëtejshme. Komentet e Presidentit Trump pasuan shkëmbimin e suksesshëm të të burgosurve të së hënës që çoi në lirimin e një amerikani dhe një profesori…
Author: almakos
Sot janë bërë 19 vite nga vdekja e veprimtarit të njohur, Xhemajl Mustafa.Djali i tij, Besian Mustafa, që tash do të jetë deputet i LDK-së, përmes një postimi ka kujtuar të atin e tij. ‘Nuk të vranë ty. Vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”, ka shkruar ai në Facebook. [embedded content]
Vjedhjet e pronave të qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo vetura, gjatë tri vjetëve të fundit në Kosovë kanë qenë të larta. Mbi 30 mijë raste të vjedhjeve janë evidentuar prej vitit 2017 deri në vitin 2019.Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë tri vjetëve të fundit prej 30 mijë rasteve të vjedhjeve, 13 mijë prej tyre janë cilësuar si vjedhje të rënda, në të cilat është përdorur forcë apo kryesi ka vepruar në mënyrë të rrezikshme gjatë vjedhjes. Madje, disa nga vjedhjet kanë përfunduar edhe me qytetarë të vrarë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje…
Alsat 2019-11-23T16:07:37+01:00 Për herë të parë në dhjetor, një ligj për rininë hyn në procedurë parlamentare. Në të kanë punuar qeveria dhe opozita dhe do të miratohet me konsensus. Qëllimi i ligjit, i cili përfshin masa për të parandaluar shpërnguljen, është që t’i mundësojë të rinjtve të marrin pjesë në hartimin e politikave. Ai parashikon që në çdo institucion të ketë zyre për të rinjtë. [embedded content] Trendin e shpërnguljes së të rinjve mund ta adresojmë vetëm përmes ideve, masave dhe propozimeve nga vetë të rinjtë, që punojnë dhe hulumtojnë mbi këto tema. Është e rëndësishme që përmes një mekanizmi…
Trafikantët e njerëzve e kanë krijuar një hapësirë të madhe në murin kufitar mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara dhe në të e kanë futur një kamion me dhjetëra imigrantë ilegalë.Raportohet se kamioni që e përdorën trafikantët ishte i vjedhur, ndërsa rojet kufitare më vonë e gjetën dhe e arrestuan shoferin e kamionit. Vozitësi u mundua të ikte, por ai dhe 15 udhëtarë u kapën pas një ndjekjeje të shkurtër. Ata më pas u dërguan në paraburgim. Në mesin e pasagjerëve ishin 14 meksikanë të moshës 15 deri 53-vjeçare dhe një burrë e një grua nga Guatemala. Zyrtarët amerikanë thanë…
Alsat 2019-11-23T15:02:46+01:00 Ekspertët vlerësojnë se vettingun në gjyqësor nuk guxojnë ta zbatojnë partitë politike. Sipas tyre, para zbatimit të verifikimit duhet të kihen parasysh edhe pasojat që mund t’i sjell procesi. Avokat Zvonko Davidoviq thotë se vettingun duhet ta zbatojë një trup i pavarur i asistuar nga ekspert ndërkombëtar. Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve filloi të flitet për vetting i cili i ngjason fushatës dhe premtimeve parazgjedhore. Vettingun nuk guxon ta zbatojë asnjë parti. Ai duhet zbatuar nga një trup me njerëz profesionistë, pa të kaluar politike, pa precedent kriminal apo politik, që nuk kanë qenë pjesë e…
Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi i rrugëve e parkingjeve në lagjen Bregu i Diellit”“Njoftojmë të gjithë banorët e rrugës “Armend Daci” të lagjes Bregu i Diellit, se nesër, e diele, 24 nëntor 2019, prej orës 06.00 të mëngjesit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Rruga do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve. Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Alsat 2019-11-23T14:14:41+01:00 Kryeministri i vendit Zoran Zaev në një intervistë A2CNN, tha se Bashkimi Europian ia ndaloi Maqedonisë së Veriut aplikimin e modelit shqiptar të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas eksperiencës në Shqipëri. Nuk e keni mbështetur idenë e vetting-ut në drejtësi, këtu në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se nuk doni të përballeni me të njëjtën situatë si Shqipëria. Çfarë nënkuptoni me këtë? Në 2016 Shqipëria nisi procesin e vetting. E kam ndjekur plotësisht. Edhe Edi dhe parlamentarët kanë ndarë të gjithë benefitet dhe problemet që solli ky proces. Dhe unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting,…
Kompania Amazon e ka dorëzuar një padi te organet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara për ta kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit për t’ia dhënë një kontratë me vlerë prej 10 miliardë dollarësh kompanisë rivale, Microsoft.Kjo ankesë u dorëzua në gjykatën amerikane për ankesa federale nën zbatim, sipas zëdhënësit të kompanisë Amazon, e cila është në pronësi të miliarderit dhe njërit prej njerëzve më të pasur të botës, Jeff Bezos. Paraqitësi i ankesës pretendon se ky dokument përmban sekrete tregtare dhe të dhëna konfidenciale financiare, të cilat, nëse publikohen, mund të shkaktojë dëme të mëdha në konkurrencë, prandaj kërkoi…
Në një intervistë për media, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka theksuar se është maqedonasi i parë që hapur lufton për të drejtat e shqiptarëve.Ai madje tha se për këtë gjë ndihet krenarë pavarësisht se ka humbur vota tek elektorati maqedonas. Mirëpo Zaev thotë se do të vazhdojë të luftojë për krijimin e një shteti multi-etnik ku nuk do të ketë dallime. “Jam maqedonasi i parë që lufton hapur për shqiptarët, kam shenja në fytyrë për këtë, por jam krenar. Kam humbur disa vota maqedonase, por kjo është e ardhmja e këtij vendi multietnik”, thotë Zaev.
Alsat 2019-11-23T11:44:49+01:00 Presidenti Stevo Pendarovski , i cili gjendet për vizitë zyrtare në Serbi, sot në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e katërt rajonal rinor.Pendarovski do të mbajë fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Dje Pendarovski u takua me presidentin Vuçiq ku kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik, për çka është konstatuar se ekzistojnë gjasa të mira në tregtinë e ndërsjellë këtë vit përfundimisht të arrijë një miliard…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, e ka pranuar se ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve me Kosovën ka vdekur.Një gjë të tillë Vuçiq e ka pohuar në një intervistë të dhënë për gazetën franceze “Figaro”, shkruan rts, transmeton Gazeta Express. Përveç tjerash kreu i shtetit serb ka folur edhe për takimin me Hashim Thaçin në Paris që u ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më 13 nëntor të këtij viti. Teksa është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, Vucic gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të…

