Ajo është vetëm 22 vjeçe, e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, dhe tashmë i ka hyrë politikës.Maria Vasileviç është parë disa herë në publik me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018. Lukashenko, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt. Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parlament. Megjithatë, një prej atyre…
Author: almakos
Alsat 2019-11-22T17:32:26+01:00 Rinia e Aleancës për Shqiptarët për shënimin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip, në qytetin e Manastirit në mënyrë simbolike mbolli 36 fidanë. Kreu i të rinjve nga kjo parti, Omer Ajdini theksoi se ky veprim tregon se në vend po mbillet një shpresë e re, shpresë për unifikim. “Ne sot, si Forum Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbollëm 36 fidane këtu në Manastir. Nga këtu u bëjmë thirrje çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare, që pa hezituar të përdorë shkronjat alfabetit të kësaj gjuhe perëndie për të artikuluar, shkruar e thënë atë që…
Procesi i fazës së dytë të rinumërimit të votave në QNR po shkon drejt fundit. Megjithatë NISMA e Fatmir Limajt pas pakove me vota nga Serbia për të cilat ishte ankuar në PZAP, është ankuar edhe në Gjykatën Kushtetuese për ato të mërgatës shqiptare të cilat kanë arritur në Kosovë pas 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.Një gjë e tillë ka acaruar dy partitë që do të tentojnë të krijojnë koalicionin, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të vonesave të mundshme që mund të shkaktohen dhe për shkak të ndryshimeve potenciale që mund të ndodhin në numrin e…
Alsat 2019-11-22T16:49:04+01:00 Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale “maltretim të fëmijës” nga neni 201 paragrafi 1 i Kodit Penal. “E dyshuara më 21 nëntor, në këndin e lojërave të një objekti hotelierik, keqtrajtoi një fëmijë dy vjeçar, për të cilin ishte angazhuar si dado. Me atë rast, ajo disa herë e ka goditur fëmijën, i cili ka marrë lëndime në trup. Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg prej një deri dhjetë vite”, kumtoi sot pasdite Prokuroria publike. Prokurori publik kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale…
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa me sa duket do të presë certifikimin e plotë të rezultatateve që t’ia urojë fitoren Vetëvendosjes, raporton Gazeta ExpressNë një paraqitje që pati sot para mediave, Mustafa tha se i mbetet mandatarit të ardhshëm, në rast se del VV-ja, që të flet për koalicionet, derisa, përsëriti se kjo varet nga ai që del parti e parë. “I mbetet atij që del i pari nëse VV certifikohet si parti e parë , mandatari i ardhshëm i thërret tjetër për marrëveshjen e ardhshëm, agjenda varet nga partia që del si parti e parë”, tha ai. Mustafa tutje,…
Alsat 2019-11-22T15:56:40+01:00 Këshilli i Prokurorëve nuk mund të konstatojë përgjegjësi te prokurorja Villma Ruskovska. Anëtarët e këtij organi diskutuan njoftimin e Apelit të Shkupit, me mesazhin kërcënues “do t’ua shkund brekët”, por edhe versionin e saj me shkrim duke shpjeguar se pse ka reaguar ashpër, sepse Katica Janeva, në vend që të jetë në Shutkë, do të jetë nën arrest shtëpiak. Qëndrimi i Këshillit është se Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski mund të kërkojë përgjegjësi nga shefja e prokurorisë për krim të organizuar. Jovevski për Alsat shpjegon se edhe ai kishte marrë një letër nga Ruskovska, me versionin e saj…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Der Spiegel ka elaboaruar për minishengenin si iniciativë për paqe pasi rajoni nuk dëshiron më masakra. Ai ka thënë se kjo ide, për të cilën Edi Rama po u bënë presion kosovarëve, është e tij.“Ne në Ballkan nuk duam më që vendet e mëdha të BE’së të na shtyjnë kundër njëri -tjetrit. Ideja ime për një zonë minishengen në Ballkan, që nënkupton liri të lëvizjes së mallrave dhe popujve, është një kontribut për këtë. Ne po e fuqizojmë bashkëpunimin tonë ekonomik. Ne po i japim fund situatës kur kamionët tanë detyroheshin…
Alsat 2019-11-22T15:08:20+01:00 Opozita kërkon nga pushteti të heq dorë nga Akti për Sistematizim të ri brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në prag të formimit të Qeverisë teknike. Sipas opozitës, ky veprim i kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, do t’i rrezikojë zgjedhjet e 12 prillit. VMRO-DPMNE-ja thotë se me sistematizimin e ri, LSDM-ja shkel marrëveshjen e Përzhinos. Në parim heshtja nënkupton miratim, por heshtja e Spasovskit dhe Zaevit mbi sistematizimin skandaloz dhe punësimet skandaloze para zgjedhjeve nënkupton pranim. Pranojnë se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve, pranojnë se humbin dhe se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka me qëllim zvogëlimin…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2019Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë Eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2019 kishte vlerën 32.3 milionë Euro, ndërsa importi 315.1 milionë Euro, që është një rënie prej (-15.6%) për eksport, kurse…
Në fillim të konferencës për shtyp të dy presidentëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuçiq, ky i fundit iu drejtua Pendarovskit duke i thënë se nuk ka nevojë për kufje dhe përkthim sepse gjuhën serbe e kupton shumë mirë dhe madje e flet 10 herë më mirë. Loading…
Një prokurore e Afrikës së Jugut, raportohet se ka vdekur këtë javë, pasi një armë e sjellë brenda një sallë gjyqi, si pjesë e provave në një rast të grabitjes në shtëpi, është shkrepur aksidentalisht, duke e goditur në trup.Të hënën, Addelaid Ann Ferreira-Watt, 51 vjeç, iu nënshtrua plagëve të saj në një spital, pas incidentit në gjykatën rajonale të Ixopo, raporton FoxNews. Një zëdhënës i policisë i tha për mediat se hetuesit tani po shqyrtojnë të shtënat si një vrasje të fajshme, por nuk është e qartë se kush mund të përballet me këto akuza. “Pretendohet se më 18…
Alsat 2019-11-22T12:35:27+01:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të nderuar qytetarë! Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u…

