Author: almakos

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë,raporton Gazeta Express.I dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte hyrë dje në orët e mëngjesit në një qendër tregtare për të kryer vjedhje dhe i njëjti është kapur në flagrancë. I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë ju kanë kthyer pronarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-23T09:42:50+01:00 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për të mediumin gjerman Der Spiegel, ka folur për zhvillimet në Ballkan dhe “Mini-Shengenin”. Ai ka thënë se ideja për “Mini-Shengenin” ballkanik është e tij, transmeton Klan Kosova. Në këtë intervistë të gjatë, Vuçiq ka thënë se në samitin e fundit të mbajtur në Ohër mes tij Zoran Zaevit të Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramës së Shqipërisë kanë gjetur pajtueshmëri në shumicën prej pikave. “Kam qenë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut në samitin në Ohër dhe jemi pajtuar në pothuajse secilën pikë, përfshirë atë…

Lexo më Shumë

Papa Françesku arriti të shtunën në Japoni si pjesë e udhëtimit nëpër disa vende të Azisë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është përçimi i mesazhit kundër armëve bërthamore pikërisht në vendin që ishte viktimë e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.Gjatë kësaj vizite ai pritet të takohet edhe me personat e mbijetuar të incidentit bërthamor të vitit 2011 në Fukushima, i cili ishte fatkeqësia më e madhe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986. Papa shkoi në Japoni pasi e përfundoi vizitën. në Tajlandë. Ai do të qëndrojë në Japoni katër ditë. Kjo është vizita e parë e një pape…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se do të vazhdojë të mbajë qëndrim neutral për Brexit-in në rast të mbajtjes së referendumit të ri për këtë çështje, nëse ai vjen në pushtet.Ai i tha BBC-së se nuk do të bëjë fushatë për largim apo për mbetje të Britanisë në Bashkimin Evropian, sepse kështu do të ketë mundësi që si kryeministër ta zbatojë në mënyrë të besueshme atë që e duan votuesit. Kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson, reagoi kundër kësaj deklarate të rivalit politik, duke pyetur se si laburisti Corbyn mund të qëndrojë indiferent…

Lexo më Shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti i mallrave kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa, importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej -15.6% për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.Sipas ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë euro,…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, thotë se qëllimi i Amerikës është të inkurajojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të vë në pah se sa do të përfitonte populli i rajonit nga gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë.“Një zgjidhje afatgjate do të ishte ajo që do ta gjenin të dyja palët, me të cilën të dyja palët mund të jetojnë dhe që do të çonte në stabilitet rajonal. Çdo zgjidhje tjetër që është e padrejtë, e pabalansuar apo e imponuar nga jashtë nuk do të ishte afatgjate”, ka thënë Godfrey në një intervistë për televizioni publik…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, thotë se qëllimi i Amerikës është të inkurajojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të vë në pah se sa do të përfitonte populli i rajonit nga gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë.“Një zgjidhje afatgjate do të ishte ajo që do ta gjenin të dyja palët, me të cilën të dyja palët mund të jetojnë dhe që do të çonte në stabilitet rajonal. Çdo zgjidhje tjetër që është e padrejtë, e pabalansuar apo e imponuar nga jashtë nuk do të ishte afatgjate”, ka thënë Godfrey në një intervistë për televizioni publik…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-22T22:40:18+01:00 Denis Preshova, asistent pranë fakultetit juridik në Shkup, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin 360 gradë në Alsat thotë se Gjykata Kushtetuese është në qendër të vëmendjes vetëm atëherë kur punon në  shqyrtimin e disa agjendave të caktuara dhe  kështu reputacioni dhe autoriteti i këtij institucioni është mjaft i ulët. “Rrallë herë flitet për Gjykatën Kushtetuese. Flitet për situata të tilla  kur me të vërtetë mund të bëjë dëme të mëdha. Flitej në disa raste kur duhej të lëshohet Kuvendi. Seriozisht flitej në një situatë kur mendohej se i mundësoi presidentit të atëhershëm të sillte vendim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar numër të madh të tërheqjeve të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.Ai ka thënë se “vendimi i Naurut për ta korrigjuar gabimin e njohjes së shtetit të rremë të Kosovës nënkupton se do të ketë më shumë e më shumë shtete që do ta ndjekin këtë rrugë të respektimit të ligjeve ndërkombëtare”. “Për fatin e keq shtetet fqinje që e kanë njohur Kosovën pa asnjë kuptim, duhet ta ndjekin këtë rrugë, ta tërheqin njohjen”, ka thënë Drecun në RTS. Sipas Drecunit, këmbëngulja se Kosova është shtet i pavarur vështirëson zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se shumica e udhëheqësve politik janë mashtrues duke mos e përjashtuar as veten e tij.Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, presidentin e shtetit, Hashim Thaçin. “Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politik jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues”, është shprehur Haradinaj në rtv21. Kjo sepse sipas tij nuk u bë reforma zgjedhore. “Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, ka thënë Haradinaj.

Lexo më Shumë

Deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane, “Contour Global”, parashihet se duhet t’i përfundojnë procedurat ligjore dhe të fillojë ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”. Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave, nga Qeveria aktuale në largim e Kosovës, tërhiqet vërejtja se do të ketë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.Aktualisht, Kosova është pa Kuvend dhe me Qeveri në largim. Ndërkaq, vendimi për zbatimin e kontratës me kompaninë amerikane u mbetet institucioneve të reja që pritet të formohet mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Ministri…

Lexo më Shumë

Më shumë se 1500 kështjella mund të jenë në shitje në Francë, raportoi gazeta franceze “Le Figaro”, duke përmendur ekspertë dhe agjentë të specializuar të pasurive të patundshme.Kostot e mirëmbajtjes së kështjellave të hijshme të vendit, nga tunelet prej guri me lagështirë, deri te kullat e përrallave, peshojnë mbi pronarët dhe blerësit e mundshëm. “Blerësit janë të lumtur të gjejnë prona me çmim të mirë në rajonin e Parisit, por kështjellat e izoluara rurale janë më të vështira për t’u shitur”, raportoi “Le Figaro”. “Koha e qarkullimit të një kështjelle ka kaluar mesatarisht nga 15 vjet në rreth tetë vjet”,…

Lexo më Shumë