Aktori dhe komediani britanik, Sacha Baron Cohen ka “shënjestruar” shefin e Facebook, Mark Zackerberg, raporton Daily Mail.Cohen tha që nëse ky rrjet social do të ekzistonte gjatë viteve 1930, Zuckerberg me siguri do ta kishte lejuar Hitlerin të publikonte shkrime që targetonin hebrenjtë. Ai kritikoi gjithashtu drejtuesit e gjigantëve të tjerë të teknologjisë, Google dhe Twitter, të cilat sipas tij po veprojnë si “makina më e madhe e propagandës në histori” për grupet e urrejtjes, ndërsa lejojnë që lajmet e rreme të kenë epërsi mbi ato faktike. Komediani tha gjithashtu se Facebook dhe Google kanë refuzuar të ndalojnë faqet dhe…
Author: almakos
Presidenti Stevo Pendarovski sot paradite e filloi vizitën dyditëshe zyrtare në Republikën e Serbisë. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para Pallatit Serbia në Beograd. ВО ЖИВО | Официјална посета на Република Србија – церемонија на пречек од претседателот Александар Вучиќ #ПосетаСрбија Publiée par Stevo Pendarovski sur Vendredi 22 novembre 2019 Loading…
Dorentina Qerimi është një 22-vjeçare nga Ferizaj, e cila po thyen tabutë me profesionin që ka zgjedhur. E themi këtë pasi ajo ka zgjedhur të jetë mekanike.Një profesion ky që thuhet se mund të bëhet vetëm nga meshkujt, por Dorentina po tregon të kundërtën. Ajo ka që në moshën 16-vjeçare që punon në oficinën që është në pronësi të familjes së saj. Unë punoj me vetura bashkë me babin. Shkollën nuk e kam përfunduar. Këtë punë e bëj prej gjashtë vjet. Gjithmonë kur babi punonte me vetura unë kam qenë aty prezente dhe e kam ditur se çfarë i nevojitet…
Alsat 2019-11-22T11:05:03+01:00 Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Facebook, publikoi një video urim deri tek pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zaevit. Loading…
Në Gjykatën e Apelit është duke u mbajtur seanca për rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie, Gani Shabani, të cilën nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”.Seanca është duke u mbajtur nga kolegji i Apelit, i kryesuar nga gjykatësi Vaton Durguti dhe anëtarët Burim Ademi si gjykatës referues dhe gjykatësi Ferit Osmani, gjatë së cilës do të dëgjohen pretendimet e prokurorisë dhe të akuzuarve, lidhur me vendimin e shkallës së parë për këtë rast. Ky rast është duke u monitoruar nga…
Alsat 2019-11-22T10:05:12+01:00 Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa”. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro. Loading…
Mbrëmë televizioni shqiptar, A2 CNN ka publikuar listën me emrat e shtetasve shqiptarë në kampin Al Hawl që ndodhen në Siri.Shumica prej tyre janë fëmijë. Në këtë listë ndodhen edhe shumë fëmijë nga Kosova, e në mesin e tyre figurojnë emrat edhe të dy fëmijëve të terroristit, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku. Abdullah Lavdrim Muhaxheri dhe Hatixhe Lavdrim Muhaxheri janë emrat e fëmijëve që gjenden në listen prej rreth 80 personave të cilët ndodhen në kampin Al Hawl në Siri. Lavdrim Muhaxheri është vrarë më 8 qershor 2017 në Siri. Në Kosovë ai nuk ka qenë i martuar. Sipas informacioneve të…
Alsat 2019-11-22T08:39:13+01:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pendarovski, në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim tet-a-tet me presdientin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Gjithashtu është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren…
Kompania e Elon Musk, SpaceX dështoi në testin e parë të lëshimit të prototipit të anijes kozmike Starship.Një video e publikuar nga stacioni hapësinor në Teksas tregon momentit kur pjesa e sipërme e anijes shkëputet nga trupi e për pasojë shkakton një re tymi. Ndërkohë që mjeti po mbushej me hidrogjen ndodhi dhe shkëputja e pjesëve. SpaceX Starship prototype blows its top Qëllimi parësor i kompanisë SpaceX nëpërmjet këtij projekti është transporti i njerëzve dhe mallrave të ndryshme në destinacione shumë të largëta rreth globit në një shpejtësi marramendëse. Në një postim në Twitter, Musk shprehet se ky prototip dështoi…
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta amnistoj askënd qofshin ata edhe zyrtarë të subjektit politik që udhëheq.Ai e ka bërë këtë deklaratë mbrëmë në një emsion televiziv në Shqipëri. “Ne do ta çlirojmë prokurorinë dhe gjyqsorin nga ekzekutivi. Unë nuk jap amnisti. Do të çojë para prokurorisë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes. Në Prishtinë, shtëpia e parë që prishëm ishte shtëpia e një aktivisti pasi kishte një shtesë pa leje. Unë nuk jap amnisti për askënd.” tha Albin Kurti në emisionin Open, shkruan Top Channel. Ai ka shtuar se me LDK-në ishin opozta e…
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar si ka ndodhur incidenti mes aktivistit të Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.“Gjithçka ka ndodhur për një votë”, ka thënë Shala. Shala tregoi se aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur të mos e numëroj votën e Nismës, andak ka reaguar aktivisti i Nismës. “Aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur mos me numëru votën, derisa aktivisti i Nismës ka dashtë mos me prish votën”, ka treguar Shala. Kjo sepse sipas Shalës, vendimi i KQZ’së thotë se nëse vija e kalon kutinë e vijës, vota…
Tanimë ka përfunduar rinumërimi i afro 75% të votave në QNR. Rinumërimi erdhi pas vendimit të PZAP’së që i mori parasysh ankesat e subjekteve politike për parregullësi në numërimin e votave.“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1,034 apo 73.49%”, ka thënë zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Express. Gjithsej është dashur të rinumërohen 1407 vendvotime, dhe kur i shtohen kësaj edhe 860 që janë rinumëruar më herët, atëherë i bie që thuajse 90%…

