Alsat 2019-11-21T15:09:24+01:00 Nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal. 28,000 vaksinat falas janë të dedikuara për pensionistët mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 5 vjeç si dhe për punonjësit shëndetësor. Rreth 6000 persona vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur për t’u imunizuar. Çdokush që është i interesuar dhe që bën pjesë në këto grupe rreziku duhet të caktojë termin tek mjeku amë përmes “Termini Im” dhe vaksinimi falas do të bëhet në njërin prej punkteve të Shtëpisë së Shëndetit, në Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair”-tha Venko Filipçe,…
Author: almakos
Gazetare: Syzana HajradiniInstituti Albanologjik është institucion i pavarur publik kërkimor-shkencor, i cili në fokus ka gjuhën, letërsinë, folklorin, etnologjinë dhe historinë shqiptare. Në lidhje me këtë institut, janë shpalosur një varg të gjetura nga Organizata Joqeveritare “Integra” në bashkëpunim me KFOS-in përmes raportit “Instituti i Vetizoluar”, raporton emisioni #gjesi në T7. Në bazë të këtyre të gjeturave thuhet se drejtuesit e Institucionit të Albanologjisë mbajnë disa pozita, derisa tri revistat nuk i plotësojnë kriteret për publikime shkencore. Autori i këtij raporti, Shkëlzen Gashi tha se “Instituti i Vetizoluar”, është produkt i një pune njëvjeçare, duke treguar kështu edhe disa probleme…
Alsat 2019-11-21T14:05:10+01:00 Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë Shkolla akoma mungojnë librat. Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i arsimit Ademi kërkon mirëkuptim. Premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën që vjen. Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese tek shtëpitë botuese që duhet ti distribuojnë librat të cilat mungojnë. Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe ata të distribuohen. Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë…
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, janë vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Për këtë, këto dy institucione të drejtësisë po kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëvePërmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se me autorizim të Prokurorisë Speciale ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre, ndërkaq nuk është treguar identiteti i të dyshuarve. “Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës…
Alsat 2019-11-21T13:04:16+01:00 Në përvjetorin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, veteranët japin vlerësimet e tyre mbi arsimin shqip në vend. Sipas tyre, gjendja aktuale nuk është ajo për të cilën është punuar. Kritikat e tyre adresohen edhe ndaj mësimdhënësve të cilët duhet të përkushtohen më shumë me qëllim edukimin e gjeneratave të reja. Suksesi ka qenë më i mirë se tash. Unë çdoherë që kam qenë kujdestar i klasës, nxënësit e mi kanë kaluar shkëlqyeshëm. Sot shkollën e kam afër por shoh se disiplina është zero. Por duhet të përmirësohet kjo gjendje, nevojitet kontakt me prindërit më shumë. Unë…
Një luan i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit dyshohet se është futur në Kosovë në mënyrë ilegale.Zyrtarët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) kanë deklaruar se ata nuk posedojnë asnjë të dhënë se kjo kafshë e egër i është nënshtruar kontrollit doganor. Zëdhënësi për informim i AVUK-ut , Lamir Thaçi deklaron se ata janë duke hetuar rastin dhe mënyrën sesi kjo kafshë është futur në Kosovë. “Nuk e kemi të evidentuar si import të rregullt dhe nuk ka hyrë përmes kontrollit tonë sepse edhe ne kontrollojmë në…
Alsat 2019-11-21T11:27:56+01:00 Franca ratifikoi Protokollin për në NATO, kështu njoftoi në profilin e saj të twiter ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska. Tweets by Sekerinska Mbetet që Protokolli të ratifikohet vetëm edhe në parlamentin e Spanjës, ku procedura është prolonguar për shkak të zgjedhjeve parlamentare të këtij shteti. Loading…
Ish-zyrtari i departamentit të Shtetit Amerikan, James Hooper ka disa ditë që ka paralajmëruar se çështja e kufijve ende nuk është hequr nga tavolina e diskutimit, në mes të Kosovës e Serbisë. Ai madje ka thënë se marrëveshja veç se është arritur e po mbahet e fshehtë nga presidenti i Kosovës e Serbisë. Për këto deklarime, nëpunësit e Hashim Thaçit, kanë zgjedhur heshtjen, shkruan Gazeta Express.Ish-zyrtari amerikan, James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për fazën e fundit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa u shpreh se vështirësia është te zbatimi i saj. Hooper tha se nuk mund…
Alsat 2019-11-21T11:12:01+01:00 Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë në bashkëpunim me Qendrën rajonale për punë kufitare Lindje, në afërsi të fshatit Svidovica-Strumicë kanë gjetur 33 migrantë, prej të cilëve 21 shtetas të Afganistanit, 7 të Pakistanit, 3 shtetas të Iranit dhe 2 të Irakut. Migrantët u dorëzuan në Qendrën për pranim në Gjevgjeli për procedure të mëtejme. Loading…
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku një person ka raportuar në polici se dikush ia ka vjedhur 43 pëllumbaRasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prizren, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. “Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se nga persona të panjohur i janë vjedhur 43 pëllumba”, thuhet në raport./Express/
Alsat 2019-11-21T09:30:17+01:00 Kancelarja gjermane ka thënë në Zagreb se do të bisedojë me Francën për të krijuar kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këtë ajo e tha të mërkurën në Zagreb, pas një takimi me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviç. “I mbështesim planet e qeverisë kroate për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë Bashkimit Evropian. Dhe do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për…
Shqiptarët e Luginës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pritet që me rastin e Ditës së Flamurit, me 28 nëntor, të organizojnë një marsh protestues.Tubimi i shqiptarëve arsyetohet me tërheqje të vëmendjes dhe diskriminim që po bëhet nga Beogradi zyrtar. Kërkesa kryesore padyshim se do të jetë ideja e bashkimit me Republikën e Kosovës. Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare konsideron se një numër i madh i qytetarëve do të dalin në marshin që do të mbahet në Preshevë, shkruan Indeksonline “Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është…

