Author: almakos

Alsat 2019-11-21T09:08:13+01:00 Shoferi i një automjeti motorik është lënduar rëndë në një nga gjithsej 15 aksidentet që kanë ndodhur dje në Shkup. Në shtatë aksidente me lëndime  më të lehta kanë kaluar tetë persona, ndërsa në katër janë shkaktuar dëme materiale. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka sanksionuar 19 shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga trafiku ka përjashtuar dy shoferë, të cilët e kanë ngarë veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë para se të marrin patentën e shoferit, si dhe 13 automjete të…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj këtij institucioni për zvarritje të procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit.Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka deklaruar se KQZ-ja nuk po e zvarrit këtë proces, por është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim, i cili është i obligueshëm. Sipas Dakës, vetë subjektet politike kanë kërkuar nga PZAP-i rinumërimin e kutive të votimit. Ajo ka pohuar se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë mirë të organizuara. “Të gjitha çështjet që kanë ndodhur pas ditës së…

Lexo më Shumë

Quhet Nikoll Prendi. Është vetëm 7 vjeçar dhe reciton poezi duke i interpretuar si duhet. Por kjo nuk është arsyeja se përse vogëlushi është bërë ‘hit’ në rrjetet sociale.Djali nga fshati Balldre i Lezhës është i aftë të recitojë jo pak por plot 2800 vargje poezi të At Gjergj Fishtës. Madje pa u ndaluar! Për më tepër shikoni videon: [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-20T23:27:43+01:00 Goran Sugareski, Ministëri i Transportit dhe Lidhjeve, tha për emisionin “Magazina Ekonomike” se Qeveria ka miratuar nevojën për sjelljen e ligjit të ri për legalizimin e ndërtimeve pa lejë dhe do të jetë gati brenda muajit dhjetor. Ligji i ri  dallon nga ligji i vjetër. Me ligjin e vjetër ishte 1 euro dhe kjo mbetet për ato procedura që zhvillohen deri në vit që zhvillohen për momentin, në propozimin e ri ligjor do të jetë 100% pagesë të shpenzimeve të caktuara dhe plus 50% si një lloj gjobe. Në seancën e djeshme të Qeverisë, u vërtetua që si…

Lexo më Shumë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar si duhet ta quajmë përfaqësuesen e Kosovës. Kamishi tha se ne duhet të quhemi ‘kombëtarja shqiptare e Kosovës’.  Ai tha se përfaqësueset e shteteve si Franca ose Gjermania nuk kanë vetëm një kombësi. “Përfaqësueset si Franca ose Gjermania nuk kanë vetëm një kombësi. Të njëjtën situatë e kemi edhe ne”, ka thënë Kamishi në T7. Tutje, Kamishi sugjeroi që përfaqësuesja jonë të quhet ‘kombëtarja shqiptare e Kosovës’. “Njëjtë si kombëtarja shqiptare e Shqipërisë, ne mund të quhemi kombëtarja shqiptare e…

Lexo më Shumë

Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur gjatë sulmit të forcave ajrore izraelite kundër shënjestrave siriane dhe iraniane në Siri. Një video e publikuar nga IntellitiTimes tregon se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë,  çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan. Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35 të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI’në.“Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI’në”, ka thënë Sela. Sela thotë se për shkak se BDI ka qenë për një pjesë të madhe në pozitë së bashku me parti maqedone, ajo nuk meriton të qeverisë më dhe duhet të reflektojë. “BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse, dhe procese të montuara…

Lexo më Shumë

Ato u  shfaqën në një ekspozitë të mbajtur me rastin shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.Në mesin e tyre edhe piktura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti. Në shikim të parë të jepet përshtypja se gjithë ky punim është bërë nga ndonjë piktor profesionist. Por, kjo pikturë është punuar nga dora e një të burgosuri që vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë. E ky nuk është punimi i vetëm që gjatë disa viteve kanë bërë të burgosurit në Kosovë. Te gjitha këto piktura dhe punime dore, janë të punuara nga ata që kanë rënë…

Lexo më Shumë

Fitim Lladrovci do të përballet me një aktakuzë tjetër pas një postimi ku mbështet sulmet terroriste.Ai qëndroi në burg më shumë se 3 vite. Por kjo periudhë prapa grilave duket se nuk i shërbeu Fitim Lladrovcit që të ndryshojë qëndrimet e tij. I dënuar për veprën për organizim ose pjesëmarrje në grup terrorist dhe për armëmbajtje pa leje me 5 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Lladrovci gjatë tërë kohës kishte shprehur qëndrimet pro grupit terrorist Shteti Islamik. E një postim i tij gjatë muajit prill të këtij viti, Lladrovcit i shkaktoi sërish probleme me organet e drejtësisë në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-20T18:58:21+01:00 Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet. Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020,…

Lexo më Shumë

Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit, ka folur për vrasjen e tre fëmijëve të tij nga serbët në masakrën e Abrisë gjatë luftës.Ai ka treguar, në emisionin Frontal, në televizionin T7, momentin kur ka gjetur trupat e pajetë të familjes së tij të ngushtë – fëmijëve, gruas, nënës dhe pjesëtarëve të tjerë. Ai ka kujtuar se kur ka gjetur trupin e djalit të tij dhjetëvjeçar, ora në dorën e tij ende ishte duke punuar. “Unë i jam betuar djalit për orën, por s’e kam mbajtur atë betim, se ora është djegur. Ka qenë shi, mjegull, kam qenë në…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së kaluar, pronarit të një dyqani për shitjen e telefonave celularë në Shtime i është rrezikuar jeta, kjo për shkak se derisa ai ishte duke punuar në një celular, ka shpërthyer bateria.Por fatmirësisht, nga shpërthimi i baterisë nuk ka pësuar askush. Pronari i këtij mobil shopi, Urim Krasniqi tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00. Celularit të cilit i ka shpërthyer bateria ishte iPhone 6. Ndryshe, pajisjet e ndryshme teknologjike shpesh-herë kanë rrezikuar jetën e njerëzve, nga shpërthimi i baterive, shumë persona kanë marrë lëndime e disa prej tyre edhe kanë humbur jetën.

Lexo më Shumë