Author: almakos

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka arritur sot në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.Pacolli ka thënë se kjo është situata më tragjike me të cilën po përballet populli shqiptar në 20 vjetet ë fundit dhe se do të ofrojë mbështetje institucionale dhe private për gjithë banorët e prekur. Kreu i AKR-së ka thënë se gjithashtu do të kujdeset që të gjithë familjet e prekura të kenë një shtëpi për t’u strehuar. Njoftimi i plotë i Pacollit:   Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-27T09:55:24+01:00 Një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pesë të tjerë janë plagosur më lehtë në 6 prej 10 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Ndërsa në katër aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia i ka ndaluar 8 shoferë që drejtonin automjetin pa lejë drejtimi dhe gjashtë automjete të paregjistruara. Për parkim të gabuar janë dhënë dënime, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 92 automjete. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-27T08:02:46+01:00 Moti sot do të jetë kryesisht me diell i shoqëruar me vranësira kohë pas kohe, sidomos në orët e pasdite. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 17 gradë Celsius. степени. Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me temperatura deri në 14 gradë Ceslius. Loading…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e ditës së djeshme shqiptarët u zgjuan nga një ndjesi e papërshkrueshme frike, për shkak se lëkundje të forta tërmeti lëkundën vendin që në orët e para të mëngjesit.Lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Qarkun e Durrësit dhe kanë shkaktuar dëme të tmerrshme. Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka folur rreth momenteve të vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave. Qytetarja është shprehur se Durrësi, përpos humbjes së madhe në njerëz që i ka prekur padyshim të gjithë, ka një dëm të madh nga ana materiale.…

Lexo më Shumë

Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 24 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë Sot, pothuajse tërë Kosova I ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar I madh dhe I vogël që ti dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri. Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro mjete kurse para janë duke u dhënë edhe nga biznese të ndryshme. Shumë qytetarë Kosovar ia kanë mësyer Durrësit për të ndihmuar atje në gjendjen emergjente. Pavarësisht kësaj, në rrugën e Kombit taksa është paguar rregullisht. Express posedon një faturë ku…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani ka treguar se trupi i kosovarit të dytë të mbetur në rrënojat e Durrësit është gjetur.Kanë kaluar më shumë se dy orë prej që trupi i djalit të dytë të familjes Abazi nga Livoçi i epërm i Gjilanit është gjetur, ndërsa ekipi emergjent akoma nuk ka arritur ta nxjerrë. Hasani në një prononcim për Express ka thënë se akoma janë duke bërë përpjekje për nxjerrën e Shemsedin Abazit. Ndryshe Shemsedini bashkë me vëllanë e tij, Isa Abazin, kanë mbetur nën gërmadhat e hotelit të rrënuar në Durrës nga tërmeti i fuqishëm që goditi…

Lexo më Shumë

Një lajm i rremë është përhapur në rrjetet sociale, se sonte në orën 02:00 pas mesnatës do të ndodhë një tërmet tjetër me ballë prej 7.2, me epiqendër në Detin Adriatik, shkruan Indeksonline.Lajmi është i përhapur në formë të një fotografie, ku thuhet se lëkundjet do të ndjehen edhe në Kosovë. Sipas imazhit, lajmi është prodhim i Kompanisë Shkencore Natyrore, por që kjo nuk është e vërtetë dhe i lusim të gjithë lexuesit që të mos i besojnë këtij lajmi pasi që tërmetet nuk mund të parashikohen dhe nuk dihet se kur do të ndodhin. Këtë e ka thënë edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ndodhet në Durrës ku ishte epiqendra e tërmetit 6.4 ballë.“Në këto momente tragjike shkova në Durrës për t’u solidarizuar me bashkombasit tanë të prekur nga tërmeti. Në mes të hidhërimit për këtë katastrofë, përjetuam edhe një moment te gëzueshëm kur forcat e shumta shpëtimtare arritën të nxjerrin prej gërmadhave një djalë të ri mbi të cilin ishin të palosura 4 pllaka betoni. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të tjerë të bllokuar të shpëtohen”, ka shkruar Cungu. “Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar në këtë ditë të vështirë dhe pastë mëshirë për shpirtrat e…

Lexo më Shumë

Tërmeti shkatërrues që tronditi Shqipërinë duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur ka sjellë panik dhe frikë edhe te të burgosurit, të cilët kanë bërë thirrje që të lirohen nga qelitë në mënyrë që të dalin në zonën e ajrimit.”Kërkojnë të na nxjerrin nga qelitë në zonën e ajrit”,-shprehen disa prej tyre që ndodhen në burgun e Fushë Krujës të trembur duke kërkuar ndihmë. Të dënuarit përplasnin dyert e burgjeve duke kërkuar që të lirohen nga qelitë dhe të nxirreshin në zonën e ajrimit.

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se u njoftua për vdekjen e dy vëllezërve nga Gjilani nën rrënojat nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm në Shqipëri.Haradinaj në Facebook u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, përfshirë edhe familjes nga Gjilani, e cila humbi dy djem nga tërmeti në Durrës, shkruan Gazeta Express. “Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Abazi nga Gjilani, pas vdekjes së dy anëtarëve të kësaj familje gjatë tërmetit në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.Pacolli ka shkruar në Facebook se Shemsedin dhe Isa Abazi janë dy vëllezërit nga Gjilani që kanë vdekur në Shqipëri pas tërmetit që ndodhi në orët e para të mengjësit. “Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”, ka thënë Pacolli./GazetaExpress/ [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-26T16:39:12+01:00 Kjo ishte qelia ku dha frymën e fundit Labinot Misini. Në Burgun e Kumanovës i kishin mbetur edhe tri javë për të kryer dënimin prej 1 viti që po vuante nga Burgu i të miturve në Ohër, prej ku u soll para 10 ditësh. Një muaj më parë Prokuroria Publike hapi hetimin se në Qendrën e riedukimit në Ohër, të burgosur të moshës minorene janë mbi dozuar me pilula qetësuese. Familjarët dyshojnë se arsyeja që djali i tyre 22 vjeç humbi jetën është pikërisht varësia nga kjo terapi e fortë anti depresive. [embedded content] Ndërkaq, shkaku i vërtetë…

Lexo më Shumë