Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani ka treguar se trupi i kosovarit të dytë të mbetur në rrënojat e Durrësit është gjetur.
Kanë kaluar më shumë se dy orë prej që trupi i djalit të dytë të familjes Abazi nga Livoçi i epërm i Gjilanit është gjetur, ndërsa ekipi emergjent akoma nuk ka arritur ta nxjerrë.
Hasani në një prononcim për Express ka thënë se akoma janë duke bërë përpjekje për nxjerrën e Shemsedin Abazit.
Ndryshe Shemsedini bashkë me vëllanë e tij, Isa Abazin, kanë mbetur nën gërmadhat e hotelit të rrënuar në Durrës nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës. Trupi i Isait u gjet orë më parë.
Si pasojë e këtij tërmeti deri tash është konfirmuar se kanë vdekur 24 persona, ndërsa rreth 650 janë të lënduar.




