Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ndodhet në Durrës ku ishte epiqendra e tërmetit 6.4 ballë.
“Në këto momente tragjike shkova në Durrës për t’u solidarizuar me bashkombasit tanë të prekur nga tërmeti. Në mes të hidhërimit për këtë katastrofë, përjetuam edhe një moment te gëzueshëm kur forcat e shumta shpëtimtare arritën të nxjerrin prej gërmadhave një djalë të ri mbi të cilin ishin të palosura 4 pllaka betoni. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të tjerë të bllokuar të shpëtohen”, ka shkruar Cungu.
“Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar në këtë ditë të vështirë dhe pastë mëshirë për shpirtrat e të gjithë atyre që humbën jetën. Ndërkohë mendjet dhe zemrat tona janë me familjarët e tyre dhe po ashtu dëshirojmë shërim sa më shpejtë për të gjithë të lënduarit”
Sot në orët e hershme një tërmet prej 6.4 shkallë Richter goditi Durrësin me rrethinë duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. /Express/




