Në mesin e viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri raportohet se është edhe një vajzë 10-vjeçare.Ajo u nxor nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh së bashku me nënën e saj, e cila kishte shpëtuar, edhe pse e lënduar rëndë, por në gjendje të përgjegjshme, raporton News24 Albania. Ky medium po ashtu bëri të ditur se një anëtar tjetër i kësaj familjeje kishte shpëtuar pasi kërceu nga kati i dytë i pallatit në Durrës.
Author: almakos
Alsat 2019-11-26T16:04:17+01:00 Maqedonia do ta ndihmojë Shqipërinë me rreth 100 mijë euro. Qeveria në ndërkohë ka dërguar 30 ekipe profesionale që do të ndihmojnë për shpëtimin dhe dhënien e ndihmës së parë për qytetarët. Do të dërgohet edhe mekanizëm për largimin e mbetjeve nga shembjet. Të gatshëm për intervenim janë edhe mjekët. Kryeministri Zaev shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit. Ofrojmë ndihmën tonë, çdo gjë që është e mundshme që të shpëtohen jetët e njerëzve, të kthehet jeta në normalitet. Më vjen keq për këtë fatkeqësi, e ndjemë edhe ne në Shkup, e ndjeu edhe pala tjetër në Adriatik në…
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka bërë sot prezantimin e publikimit ‘Rezultatet Preliminare të Regjistrit të Diasporës sipas ndarjes më të lartë administrative territoriale nëpër shtete’.Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës të regjistrohen, pasi sipas tij, ata i duhen vendit për të gjitha çështjet. Ai tha se edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur problem sa i përket mos regjistrimit të diasporës. “Është shumë më rëndësi që ne të kemi një regjistër të tillë sepse asnjëherë deri sot nuk kemi pasur një numër të përafërt për të gjithë shqiptarët që…
Alsat 2019-11-26T15:11:30+01:00 Kryeministrit grek, Kyriakos Micotakis thotë se Francës do t’i bëhet presion që të shqyrtojë vendimin e saj për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Micotakis në intervistë për gazetën italiane “Koriere dela sera” thotë se vendimi i presidentit francez Makron ishte i gabueshëm Do të ketë presione ndaj Francës që të mendojë sërish. Qeveria në Paris propozon plan për rishqyrtim të procesit të brendshëm për integrim dhe ekzistojnë disa pika të vlefshme për atë që thotë Emanuel Makron. Por, nëse shikohet fotografia e përgjithshme, pengimi i fillimit të negociatave anëtarësuese është faktor destabilizues për Ballkanin”,…
Në orët e para të mëngjesit të së martës disa tërmete kanë goditur Shqipërinë, ndërkaq lëkundje të lehta të tokës janë ndjerë edhe në Kosovë. Ndërkaq Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar qytetarët se po ndërmerren masa për të rritur nivelin e sigurisë dhe shpejtësisë së reagimitPërmes një njoftimi në Facebook, Tahiri, ka njoftuar qytetarët se ekipet përkatëse të Shërbimeve Publike dhe ato kujdestare të Inspeksionit janë në gjendje gatishmërie në ndonjë rast emergjence. “Komuna e Prishtinës, krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente…
Alsat 2019-11-26T14:12:26+01:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim që të ndajë një shumë prej 6 milionë denarëve si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik, ku si pasojë deri më tani jetën kanë humbur 15 persona. Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura. Loading…
Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 150 euro gjobë të pandehurin Mehmet Ese, pasi ai e ka pranuar fajësinë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën, nga gjykatësi Bekri Vehapi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari Vehapi e ka obliguar të pandehurin edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, 20 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit të viktimave të krimit. Paraprakisht në seancën e shqyrtimit fillestar, i pandehuri Ese e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë, duke…
Alsat 2019-11-26T12:35:47+01:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me ç’rast shprehi ngushëllime të sinqerta për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti që herët në mëngjes e goditi Shqipërinë. Pendarovski, siç informoi kabineti i tij, i ofroi mbështetje presidentit Meta, ndërsa kabineti është në koordinim të vazhdueshëm me kabinetin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes aktivitetit të sinkronizuar të përbashkët t’u ofrohet ndihma dhe mbështetja familjeve të viktimave dhe të lënduarve në Shqipëri. Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas tërmetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas termeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë. Institucionet e…
Alsat 2019-11-26T11:55:06+01:00 Aleanca për Shqiptarët ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik që goditi sot Shqipërinë. Nga ky subjekt politik shprehen se janë të gatshëm të ndihmojnë. Aleanca gjithashtu u bën thirrje institucioneve të vendit të marrin masat e duhura t’i dalë në ndihmë Shqipërisë. “Si subjekt politik solidarizohemi dhe jemi në dispozicion për ta dhëne ndihmën tonë aty ku e kërkon nevoja. Ndërkaq, ftojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që urgjentisht të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dhe t’i del në ndihmë Shqipërisë si një shtet i mirë fqinj duke ju urdhëruar organeve kompetente siç…
Alsat 2019-11-26T11:06:21+01:00 Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi përmes një telegrami ngushëllues ka shprehur keqardhje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Telegrami i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Tronditja e natës së kaluar që u ndje edhe në vendin tonë, ka qenë vetëm fillimi i tronditjeve që në mënyrë të njëpasnjëshme akoma e lëkundin Republikën e Shqipërisë vëllazërore, Tiranën, Durrësin, Thumanën… Jam i prekur thellë dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e kësaj fatkeqësie, dhe ndaj familjarëve të afërm…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.Ai ka thënë se askush më shumë se gjilanasit, nuk bashke ndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në shtetin shqiptar. ”Askush më shumë se gjilanasit nuk e bashke ndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve iu urojmë shërim të shpejtë. Gjilani dhe Kosova sot është me Shqipërinë!”, shkruan Lutfi Haziri në Facebook.

