Alsat 2019-11-26T15:11:30+01:00
Kryeministrit grek, Kyriakos Micotakis thotë se Francës do t’i bëhet presion që të shqyrtojë vendimin e saj për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Micotakis në intervistë për gazetën italiane “Koriere dela sera” thotë se vendimi i presidentit francez Makron ishte i gabueshëm
Do të ketë presione ndaj Francës që të mendojë sërish. Qeveria në Paris propozon plan për rishqyrtim të procesit të brendshëm për integrim dhe ekzistojnë disa pika të vlefshme për atë që thotë Emanuel Makron. Por, nëse shikohet fotografia e përgjithshme, pengimi i fillimit të negociatave anëtarësuese është faktor destabilizues për Ballkanin”, tha Kyriakos Micotakis për Gazetën italiane “Koriere dela sera” – tha Kyriakos Micotakis për Gazetën italiane “Koriere dela sera”.
Kryediplomati grek Nikos Dendias gjatë vizitës në Shkup, theksoi ndihmën që shteti i tij është i gatshëm t’ia ofrojë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Me iniciativë të Greqisë, Dimitrov dhe Cakaj janë ftuar në mëngjesin joformal në Këshillin për Punë të Jashtme dhe shpresoj se në këtë mënyrë do të afrohemi drejt hapit të radhës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të punohet për implementimin e të gjitha vlerave evropiane, për çka i ofrojmë Maqedonisë së Veriut bashkëpunim të plotë – u shpreh Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Dendias dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov pranuan se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ka ngecje serioze në të dyja vendet, por se do të formohen komisione të posaçme të cilat do ta tejkalojnë këtë situatë.
Marrëveshja praktikisht hapi një potencial të madh bashkëpunimi mes dy shteteve fqinje evropiane. Megjithatë është mirë që çështja është pas nesh dhe sa më shumë që shfrytëzojmë nga potenciali që u hap, në ekonomi, siguri dhe sferat tjera ku kemi interes të përbashkët, aq më i lehtë do të bëhet menaxhimi politik rreth Marrëveshjes – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.
Të pyetur për markën tregtare në Greqi “Macedonia the GReat”, dy kryediplomatët me përgjigje se e ardhmja e përbashkët do të jetë e madhe, pasi sipas tyre, komisioni i përbashkët për markat tregtare do të arrijë marrëveshje të mirë për dyja vendet. Dimitrov e Dendias paralajmëruan edhe hapjen e pikave kufitare mes dy vendeve.
Anesa Aliti-Saliu
Loading…




