Alsat 2019-11-26T10:16:49+01:00
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur solidaritet dhe keqardhje për viktimat nga tërmeti tragjik në Shqipëri. Zaev thekson se vendi është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet në Shqipëri dhe është në gatishmëri për të ndihmuar.
“Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e madh në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Fuqia e tërmetit, që e ndiejmë edhe ne, ka drejtuar mendimet tona drejt fqinjëve tanë.Bashkë ndjejmë sinqerisht me më të afërmit e viktimave ndërsa shpresojmë për kurim sa më të shpejtë nga pasojat. Që nga mëngjesi jemi në komunikim me institucionet shqiptare dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme”-ka shkruar Zaev.
Loading…




