Alsat 2019-11-30T15:05:46+01:00 Shtyrja e datës së zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill mbetet akoma opsion aktiv, të cilin pushteti nuk dëshiron ta hapë për debat tani. Kjo vazhdon të varet nga ratifikimit i protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e Spanjës. Në emisionin 360 gradë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cilësoi anëtarësimit në NATO si prioritet. Ne u jemi lajmëruar të gjitha anëtarëve duke i lutur t’i përshpejtojnë procedurat. Do të ishte e papërgjegjshme që kur topi të vijë në terrenin tonë, të themi se tani ne jemi në pushim 3-4 muaj”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.…
Author: almakos
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari sot vizitoi familjen Abazi, në fshatin Livoç të Gjilanit.Në tërmetin tragjik të së martes në Shqipëri humben jetën dy vëllezërit kosovarë, Shemsedin dhe Isah Abazi. Si shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit Bekim Jashari ia dhuroi 5 mijë euro familjes Abazi. “Sot, së bashku me bashkëpunëtorë ishim në vizitë te familja Abazi në fshatin Livoç, i ngushlluam për djemtë e tyre të cilët vdiqën nga tërmeti në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi me ta, i dhuruam 5000€ familjes nga shuma që janë mbledhur nga takimi fillestar që kishim dje me biznese të komunës…
Një komandant i lartë i ushtrisë afgane është vrarë në një shpërthim që ndodhi në provincën jugore të Helmand-it, bënë të ditur zyrtarët afganë.Vetura e gjeneralit Zahir Gul Moqbil ra në një bombë të montuar në rrugë të shtunën në zonën mes distrikteve Nawa dhe Marja. Lajmin për këtë shpërthim e dha guvernatori provincial, Mohammad Yasin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Helmand-it, Zaman Hamdard, tha se komandanti i vrarë ka shërbyer për pesë vjet si gjeneral i forcave kufitare. Zahid Atal, shef i Zyrës për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun, tha se në këtë sulm u plagës edhe dy…
Gjatë kësaj jave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, por Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në vend dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur koalicioni të përbashkët që do qonte në formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.Në anën tjetër shoqëria civile po kërkon krijimi sa më shpejt të institucioneve të reja të Kosovës dhe konsolidim të Kuvendit, pasi sipas tyre, moskrijimi i institucioneve po ndikon negativisht në aspektin e integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Jeta Krasniqi nga KDI thotë për KosovaPress se çfarëdo lloj…
Qeveria në largim këmbëngulë që autostrada e Dukagjinit të ndërtohet. Por ajo në ardhje mbetet kundër kësaj. Në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës deklarojnë se ky projekt do të stopohet, pasi qyteteve të Dukagjinit nuk iu nevojitet një autostradë e tipit të mbyllur. Madje, thonë se ky projekt edhe do të hetohet.Edhe pse Qeveria në largim ka shpenzuar mbi 1 milion euro për fizibilitetin e projektit të autostradës së Dukagjinit, dy partitë që pritet ta formojnë Qeverinë e re, kanë qëndrim të prerë për ta ndaluar së realizuari këtë projekt infrastrukturor. Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri, raporton Express.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbje. “Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe, Ministria e Financave ka njoftuar të mërkurën se ka ndarë 20 mijë euro për familjen Abazi, ndërkohë sot Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 16 mijë…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha të premten se do të ishte më së miri që presidenti amerikan, Donald Trump, të mos përzihet në zgjedhjet britanike kur ta vizitojë Londrën për të marrë pjesë në samitin e NATO-s javën e ardhshme. Presidenti amerikan ndërhyri në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se lideri i opozitës britanike nga Partia Laburiste, Jeremy Corbyn, do të ishte shumë i keq për Britaninë dhe se Johnson-i duhet të bëjë pakt me kryetarin e Partisë së Brexit-it, Nigel Farage. Të premten, një zyrtar i lartë i administratës së Trump-it tha se presidenti…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende do të ketë reshje të shiut, veçanërisht paradite në pjesët perëndimore. Në malet me lartësi mbidetare mbi 1800 metra do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në nëntë, ndërsa ajo ditore prej gjashtë deri në 17 gradë. Në Shkup do të ketë mot të vranët të ndryshueshëm me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo…
Rreth 60 mijë punonjës shtetërorë, mjekë, policë e mësimdhënës, presin që pagat e dhjetorit t’i marrin me rritje, ashtu siç është planifikuar me Ligjin për Paga. Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë, nëse ky Ligj përfundon në Kushtetuese, ashtu sikurse Ligji për Zyrtarët Publikë.Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, thotë se janë koordinuar me SBAShK-un dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, që të këmbëngulin në implementimin e Ligjit për Paga. Ai thotë se më shumë se 60 mijë punëtorë të këtyre tri institucioneve presin që më 24 dhjetor të marrin pagat me…
Importet e Turqisë arritën në 17.4 miliardë dollarë në tetor, me një rritje prej 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Zyra Statistikore e vendit.Të dhënat treguan se eksportet ishin 15.6 miliardë dollarë me një rënie vjetore prej 0.1 për qind, përcjell AA. “Në tetor 2019 deficiti i tregtisë së jashtme ishte 1.8 miliardë dollarë me një rritje prej 263.6 për qind krahasuar me tetorin 2018”, tha ai. Më tej shtoi se në tetor 2019, mbulimi i eksportit dhe importi ishte 89.6 për qind ndërsa në të njëjtin muaj vitin e kaluar ishte…
Alsat 2019-11-29T22:50:09+01:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska e ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat, rreth diskutimeve të fundit në NATO dhe përplasjeve mes Makrokint dhe liderëve të tjerë, anëtarë të NATO-s dhe BE-së, tha se këto përplasje në NATO kanë qenë gjithmonë, sepse zërat e ndryshëm janë edhe çmimi i demokracisë, por nuk a agjë për tu shqetësuar. Zërat e ndryshëm, është çmimi për të jetuar në demokraci, edhe pse e kemi vështirë ndonjëherë në një shtet të vogël, mund ta paramendoni si duken zërat e ndryshëm në një shtet të madh, dhe si duket në një Aleancë të…
Ministri i Jashtëm në largim i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë. “Ky tërmet ndodh në kohën e internetit dhe mediat e japin lajmin e shpjetë dhe paraqitet në formën e tregimit dhe nga fotografitë mund të duket edhe më i tmerrshëm. Unë besoj se këtu çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se ndihma duhet të jetë me sa ke. Një ditë më parë isha në një konferencë në Tiranë dhe kur erdha në Prishtinë dëgjova lajmin e tmerrshëm. Kemi…

