Author: almakos

Hetuesit policorë, kanë punë edhe në një rast që ka të bëjë me një koleg të tyre, shtëpia e të cilit u gjuajt me armë.Por, vet i sulmuari nuk deshi të flas para kamerës lidhur me sulmin, duke thënë se nuk ka të bëjë me punën që kryen. Në shtëpinë e policit vërehen vrima që janë shkaktuar nga plumbat. Shtëpia është sulmuar gjatë ditës së enjte rreth orës 19:00. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja. Por nga kjo ngjarje nuk të lënduar. Sipas raportit të policisë personat që kanë shtënë janë ende të panjohur dhe se njësitet përkatëse…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-29T20:11:16+01:00 Kryetari në largim i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në ditën e tij të fundit në këtë post, pranoi të ishte autor i komentit ditor të faqes politico.eu. Junker u kthehet dobësive dhe sukseseve gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të pushtetit ekzekutiv europian. Për të, refuzimi i negociatave me Shqipërinë dhe MV, në tetor, paraqet mosmbajtjen e premtimit ndaj këtyre dy vendeve. ”Nëse fuqia e Europës qëndron në atë që, për të qenë partnerë të besueshëm, dikush  mund të na llogarisë për të mbrojtur rendin global të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që…

Lexo më Shumë

Kjo ishte banesa 4-katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj.Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe. Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-29T18:56:37+01:00 Në marshin e organizuar nga më shumë organizata joqeveritare nga mbarë vendi, qytetarët kërkojnë ajër më të pastër. Ato kanë rreth 250 kërkesa, ndërsa kryesorja është zgjidhja e problemit dekadësh me Ohisin. Marshi ishte masovik dhe filloi nga Ministria e ambientit jetësor, kaloi pranë Kuvendit dhe deri tek pallati i Qeverisë. Paraprakisht nga Qeveria ndanë shqetësimin për ndotjen e ajrit dhe premtuan se me vëmendje do i dëgjojnë dhe do i pranojnë të gjitha vërejtjet. Organizatat civile i ftuan për takim për ditën e hënë. [embedded content] Mendoj se është ditë historike pasi qytetarët duan ta thonë fjalën…

Lexo më Shumë

Komuna e Skënderajt ka mbledhur rreth 60 mijë euro për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Nga kjo shumë, është bërë e ditur se 5 mijë euro do të ndahen për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, djemtë e së cilës mbetën të vdekur nga tërmeti, raporton Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna e Skënderajt ka marrë iniciativë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare. “Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur”, thuhet…

Lexo më Shumë

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë mbajtur konferencë për medie me temën “Kërkesat urgjente të shoqërisë civile drejtuar institucioneve të Kosovës rreth zhvillimeve të fundit pas tërmetit në Shqipëri”.Përfaqësuesi i Shoqatës së Shoqërisë Civile, Taulant Hoxha, ka deklaruar se pas solidarizimit të madh të njerëzve në Kosovë për njerëzit e prekur nga tërmeti është dashur një menaxhim dhe koordinim mes qytetarëve dhe institucioneve në vend. “Pas tërmetit i cili goditi Shqipërinë, kushtet e krijuara i detyruan qytetarët të kërkojnë strehim në Kosovë, populli u solidarizua mjaftë shume si me veshmbathje e ushqim ashtu dhe të holla. Poashtu ishin në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-29T16:01:13+01:00 Ministrja e Drejtësisë kërkon “shpëtim” nga gjykatësit kushtetues në Parlament. Pas vendimit të Kushtetueses për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 11-a, të Ligjit për falje me të cilin Gjorge Ivanov e tërhoqi faljen e vitit 2016, është hapur një mundësi për shpëtim nga akuzat e PSP-së për tashmë të amnistuarit. Gjykata Kushtetuese me procedurën e nisur mund të marrë dy vendime- ta shfuqizojë nenin e ligjit dhe në të ardhmen presidenti i shtetit të mos mund të tërheq falje. Opsioni i dytë është ta abrogoj nenin, me çka në fuqi do ta kthente faljen e Gjorge Ivanovit prej…

Lexo më Shumë

Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.“Jemi në fazën e hershme të trajtimit të një incidenti në urën e Londrës”, tha policia, duke shtuar se një person është arrestuar. “Duket se dikush është qëlluar”, tha në anën tjetër një zëdhënës i policisë. Ura është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa rrjeti televiziv CNN raporton për një numër njerëzish të plagosur. Një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë. Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-29T15:14:36+01:00 Prokuroria Themelore Publike e Tetovës akoma nuk e ka mbyllur rastin e gjuajtjes në një dasmë ku mbetën të plagosur djali i deputetit të BDI-së Xhevat Ademi dhe një person tjetër. Prokuroria thotë se janë duke pritur ende rezultatet nga ekspertiza. Deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, ende nuk janë dorëzuar rezultatet e të gjitha ekspertizave të urdhëruara. Në ndërkohë bëhet hetim i dëshmitarëve dhe mblidhen dëshmi të tjera në drejtim të konfirmimit të plotë të dëshmive -thonë nga Prokuroria Themelore e Tetovës. Edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thotë se është në pritje të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-29T13:53:48+01:00 Një premtim i ri për kufirit Llojan-Miratoc u dha sot, por sërish pa saktësuar datën se kur do të hapet kjo pikë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Delegacioni nga Beogradi zhvilloi takim në Sekretariatin për Çështje Evropiane në Shkup, për të diskutuar detajet e orarit dhe kategorinë e njerëzve që do të mund ta shfrytëzojnë këtë pikë kalimi. Kufiri Llojan-Miratoc, gjatë verës do të funksionojë nga ora 7 e mëngjesit deri  në orën 21, kurse gjatë dimrit nga 7 e mëngjesit deri në ora 19. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se i hapur mbetet propozimi nëse këtë pikë…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit në Kosovë, në veçanti në kryeqytet, po kërcënon shëndetin e popullatës.Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për shkak të shkallës së lartë të ndotjes, Instituti u ka rekomanduar institucioneve kompetente që në mënyrë urgjente të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka reaguar të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramës, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat, shkruan Gazeta Express.Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve. Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar. Berisha ju ka bërë thirrje mediave që…

Lexo më Shumë