Alsat 2019-11-29T11:38:54+01:00 Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara. Erdogan ka shkarkuar edhe krerë të tjerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raporton Hurriyet Daily News. Përveç Kara, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka. Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vendimit të Erdogan./Alsat Loading…
Author: almakos
Mobilizimi i shqipëtarëve nga Kosova për të ju dalë në ndihmë bashkëkombasëve të tyre të prekur nga tërmeti në Shqipëri qenë i madh.Një akt simbolik të ndihmës e ka bërë edhe një djalosh nga Gjakova. Ani Sadiku ka vendosur që të gjitha lodrat e tij t’i dhurojë për bashkëmoshatarët të prekur nga tërmeti në Shqipëri Tërmeti prej 6.4 shkallësh të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha. Deri më tani janë konfirmuar 49 viktima dhe 750 të lënduar./GazetaExpresss/
Alsat 2019-11-29T10:46:29+01:00 Për rreth 30 minuta Shkupi është bllokuar. Mosfunksionimi i semaforëve në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” ka bërë që të bllokohen të gjitha akset që kryqëzohen pranë kësaj Qendre. Siç edhe shihet në video, policia gjendet në afërsi në anën e Pallatin të Gjykatave, mirëpo nuk ndërmerr masat e duhura. Për një moment shihet se si një qytetar del nga makina dhe fillon të udhëzoj makinat me qëllim zhbllokimin e trafikut. Për fat të mirë semaforët tashmë kanë filluar të funksionojnë dhe si rezultat është zhbllokuar edhe trafiku. [embedded content] Loading…
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e nominuara për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti, Vjosa Osmani, thotë se në Republikën e Kosovës në asnjë formë nuk do të mund të krijohet një Asociacion i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.Këto deklarime, Osmani i ka bërë në një intervistë për EWB, në të cilën ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës, e cila ka gjetur një seri shkeljes në marrëveshjen që është nënshkruar sa i përket Asociacionit. “Marrëveshja në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe është shfuqizuar nga Gjykata jonë Kushtetuese në vitin 2015.…
Ilustrim Alsat 2019-11-29T09:15:20+01:00 Një këmbësor dhe një shofer i automjetit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej 20 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës dhe natës së kaluar në territorin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga trafiku, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër automjete të paregjistruara. Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 76 automjete. Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën…
Alsat 2019-11-28T23:30:45+01:00 Juristi Artan Dika, thotë se personat që përdorën gjuhë të urrejtjes pas tërmetit në rrejtet sociale, pas tërmetit që goditi Shqipërinë, janë qenie të pështira dhe që nuk kanë asnjë vlerë njerëzore. Sipas tij, gjuha e urrejtjes në Maqedoni, ndodh sepse lejohet. Nëse do të ishte dënuar dikush për diçka të tillë, të tjerët do të mendoheshin dy herë para se të përdorin gjuhë të tillë. Loading…
Lumenjtë e fundit me rrjedhje të natyrshme, mund të shkatërrohen tërësisht nëse ndërtohen gjeneratat e reja të digave hidroelektrike. Ekspertët kanë paralajmëruar se më shumë se 28 për qind e hidrocentraleve planifikohet të ndërtohen në rezervatet natyrore. E shumë prej këtyre hidrocentraleve pritet të ndërtohen në Shqipëri dhe Ballkan, shtëpi të disa lumenjve të paprekur të Evropës, raporton KTV. Lumenjtë në Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore tashmë janë nën mijëra gypa. Digat e ndërtuara nga dora e njeriut në Evropë kanë zvogëluar popullsinë e peshqve, sidomos të troftës dhe salmonit. Në një studim të organizatës ndërkombëtare për lumenjtë, “RiverWatch”, thuhet…
Alsat 2019-11-28T22:55:02+01:00 Profesor Jakupi thotë se Maqedonia që në vitin 1981 ka rregulla për projektim asizmik, por është tjetër gjë se sa zbatohen ato ligje. Deri në vitin 2000 , në Maqedoni janë ndërtuar objekte të sigurta, por nuk mund të thuhet e njëjta për ndërtimet e bëra pas atij viti. Fatmirësisht, thotë profesori universitar, sot kemi aparatura nga më të sofistikuara të cilat na tregojnë qëndrueshmërinë e tokës dhe sa e përshtatshme është e njëjta për një ndërtim të caktuar. Megjithatë këto aparatura thuajse nuk përdoren aspak. Loading…
Alsat 2019-11-28T22:05:41+01:00 Drejtori i Kryqit të Kuq në Maqedoni, Sait Saiti, thotë se është për t’u përshëndetur mobilizimi i qytetarëve për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti, por duhet të ketë koordinim. Sipas tij, duhet bërë organizim që të grumbullohen mjete financiare dhe të tjera në bazë të kërkesave dhe nevojave që qytetarët e Durrësit kanë. Loading…
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjet Vetëvendosje, Mimoza Shala, e ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk i beson listës së veteranëve të UÇK’së, sepse aty janë futur veteran që kanë kontribuar në forma tjera. “Nuk mundem me i besu një liste kur e din që cdokush ka mundur me qenë pjesë e asaj liste”, ka thënë Shala në Pressing. Tutje Shala ka thënë se veteranë janë bërë edhe persona që kanë kontribu në forma tjera. “Veteranë po i fusin edhe ata persona që kanë kontribu në ndonjë formë tjetër”, ka thënë Shala. “Duhet për hir…
Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.Shefat e përbashkët të stafit nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me llojin e raketave që ishin lëshuar, nga ishin nisur apo nga ku kishin zbritur. Mes tensioneve me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Pheniani muajt e fundit ka kryer disa testime armësh, duke përfshirë gjuajtjen e raketave balistike pavarësisht ndalimit nga OKB-ja. Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për denuklearizim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, nëse ato nuk ndalojnë stërvitjet…
Pas lëkundjeve të tokës që kanë ndodhur në Durrës me rrethinë shumica e shteteve të botës janë solidarizuar me shqiptarët në këto kohë të vështira.Vendet fqinje kanë dërguar shumë ekipe speciale për të ndihmuar në gjetjen e personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrethoja. Solidarizim kanë treguar edhe vende të shumta nga i gjithë globi. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar tre milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë. E në kryeqytetin e EBA’së, Abu Dhabi, është vënë një flamur i madh shqiptar në njërën prej qiellgërvishtësve për të treguar solidarizimin. Tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta. Deri më tani…

