Alsat 2019-11-28T18:29:10+01:00 Rritet bilanci tragjik nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri, ku numri i viktimave ka shkuar në 47 persona. Janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat 4 anëtarë të familjes Lala, në zonën e ish-Kënetës në Durrës,. Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ndërkohë më herët është nxjerrë e pajetë edhe trupi i një gruaje nën rrënojat e një pallati në lagjen nr.6 në Durrës Loading…
Author: almakos
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi tha se kushtet në kampin e emigrantëve në Lesbos të Greqisë janë “jashtëzakonisht shqetësuese”. “Kushtet në të cilat jetojnë njerëzit janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ekziston një ndjenjë e madhe dëshpërimi dhe mungesa e perspektivës e vështirëson situatën”, tha Grandi. Gjatë një vizite në Greqi, ai theksoi se ky vend po e ndjen barrën e mijëra emigrantëve që qëndrojnë aty, dhe se Bashkimi Evropian duhet të hartojë një politikë për të lehtësuar krizën. “Durimi dhe mikpritja tani janë më pak të dukshme se më parë”, u tha Grandi gazetarëve në Athinë.…
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas takimit që pati me liderin e LDK-së,Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie ka thënë para mediave se patën një takim konstruktiv si dhe janë marrë vesh që takimi i radhës të jetë nësër, shkruan Gazeta Express. Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, Kurti tha se janë dakorduar gjithashtu që të takohen intezivisht të dy kryetarët që të punojnë për një marrëveshje përfundimtare. “Takimi ishte shumë konstruktiv u morrëm vesh se takimi i radhës është nesër, u dakorduam gjithashtu se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e dy…
Rexhep Selimi, deputet i zgjedhur në mandatin e katërt nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar dje se komunikatat e UÇK-së përfshirë edhe komunikatën e famshme me numër 59 i ka shkruar Hashim Thaçi. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe këshilltari i Presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi në një prononcim për Gazetën Express ka reaguar ndaj Selimit duke thënë se kur është shkruar komunikata numër 59, Hashim Thaçi nuk ka qenë në Kosovë. Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në…
Alsat 2019-11-28T16:06:39+01:00 Kryeministri Zoran Zaev i konsideron si të arsyeshme pagesat e prokurorëve të ish Prokurorisë Speciale për shkak të punës së tyre të rrezikshme. Në pyetjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së se përse vazhdon ta mbrojë specialen edhe pas zhvillimeve me ish kryeprokuroren, Zaev tha se secili duhet të përgjigjet për veprimet individuale. Pagesa e 1 mijë ose 1 mijë e 500 eurove nuk duhet të jetë aq dramatike. Kryeministri merr 84 mijë denarë, deputetët marrin nga 100 mijë bashkë me harxhimet e rrugës. Kur i llogarisni ato janë 18 mijë euro në vit dhe në katër vjet janë 75…
Në ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, sot është bërë zbulimi i shtatores së tij në qytetin e Fushë Kosovës.Me këtë rast, kryetari i kësaj komune Burim Berisha, tha se me Adem Jasharin është përjetësuar lufta historike e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Berisha tha se sot në Ditën e Flamurit solidarizohet me të gjitha familjet e viktimave në Shqipëri që kanë pësuar nga tërmeti. Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh familjar i komandantit Adem Jasharit, Bekim Jashari, u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë punuar dhe kanë kontribuar që…
Parlamenti Evropian vendosi të dërgojë një mision në Maltë, për të hetuar respektimin e sundimit të ligjit, pasi ish-shefi i shtabit të kryeministrit u arrestua si pjesë e një hetimi për vrasjen e një gazetareje.Policia njoftoi të mërkurën se Keith Schembri, një mik i ngushtë i kryeministrit Joseph Muscat, u arrestua, pasi emri i tij u përmend nga biznesmeni Yorgen Fenech si një “person me interes” në hetimin për vrasjen e gazetares, Daphne Caruana Galizia. Të martën Schembri dha dorëheqje nga pozita. Pas arrestimit të tij, drejtuesit e grupeve politike në Parlamentin Evropian vendosën të dërgojnë “një mision urgjent” për…
Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme që nga mëngjesi i së martës. Si pasojë e lëkundjeve të tokës, 41 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 650 të lënduar. Qytetarët e Kosovës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, duke dërguar atje ushqime e veshmbathje, por edhe paraZëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti. “Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro…
Alsat 2019-11-28T12:37:12+01:00 Pronari i Durmo Turs, i cili është i akuzuari i parë për aksidentin tragjik të autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku si pasojë jetën humbën 16 persona është lëshuar në arrest shtëpiak. Durmish Beluli është liruar me kusht, ndërsa në fillim të gjykimit të sotëm gjyqtari tha se ai do të mbrohet në liri. Bellulit i është marrë pasaporta, ndërsa do të duhet të paraqitet në gjykatë, nuk duhet të kontaktoj me të dëmtuarin dhe ka ndalesë për kryerjen veprmtarisë së transportit. Përveç pronarit arrest shtëpiak është caktuar edhe për Igor Gorgievski, i punësuar në stacionin e kontrollit…
Do të lindë “Zeljko Raznatovic për së dyti’ shkruajnë mediat serbe që anojnë nga fashizmi serb. Disa ditë pas dasmës së të birit të Arkan,Veljko Raznatovic dhe Bodgana Raznatovic mësohet se nusja është shtatzënë dhe presin djalë. Emrin e kanë vendosur, siç pritej, Zeljko sipas gjyshit, kriminelit ArkanTrashëgimtari i familjes Raznatovic u mësua që do të jetë Zeljko Raznatovic, nuk u çudit askush nga ky vendim. Svetlana Raznatovic- Ceca, e veja e kriminelit Arkan ishte e para që u njoftua dhe kishte klithur nga gëzimi shkruan media serbe Kurir. Kjo media serbe shkruan e ekzaltuar se trashëgimtari i ri do…
Alsat 2019-11-28T11:53:24+01:00 Deputetët e nismës për një njësi zgjedhore kanë reaguar pas deklaratës së kreut të Kuvendit Talat Xhaferi i cili një ditë më parë tha se këto ndryshime nuk janë të rekomandueshme në një periudhë kaq afër zgjedhjeve. Nuk ka pengesa procedurale për zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe presim që së shpejti të vendosen në rend dite. Kur është dorëzuar propozimi në shtator nuk ka pasur marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Zbatimi i këtyre ndryshimeve është i thjeshtë teknikisht sepse do të duhen vetëm flet-votime të reja dhe softuer të ri për KSHZ-në – deklaroi Liljana Popovska nga nisma…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka afat deri më 1 dhjetor për të konfirmuar pjesëmarrjen në fazën e re të hetimeve të Kongresit për shkarkimin e tij.Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka caktuar për 4 dhjetor mbajtjen e seancave publike në të cilat do të prezantohen edhe përpjekjet për shkarkim të presidentëve tjerë, si dhe do të përfshihen ekspertë ligjorë, sidomos ata të ligjit kushtetues. Tri komitetet tjera që kanë përfunduar punën e tyre janë duke hartuar raportin që do t’i dorëzohet Komitetit Gjyqësor pas Festës së Falënderimeve. Bazuar në të gjeturat e raportit dhe përfundimet e seancave publike që…

