Alsat 2019-11-28T11:53:24+01:00
Deputetët e nismës për një njësi zgjedhore kanë reaguar pas deklaratës së kreut të Kuvendit Talat Xhaferi i cili një ditë më parë tha se këto ndryshime nuk janë të rekomandueshme në një periudhë kaq afër zgjedhjeve.
Nuk ka pengesa procedurale për zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe presim që së shpejti të vendosen në rend dite. Kur është dorëzuar propozimi në shtator nuk ka pasur marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Zbatimi i këtyre ndryshimeve është i thjeshtë teknikisht sepse do të duhen vetëm flet-votime të reja dhe softuer të ri për KSHZ-në – deklaroi Liljana Popovska nga nisma për një njësi zgjedhore.
Popovska thotë se deri tani deputetët kanë vetëm mbështetjen e LSDM-së por shpreson se do të arrihet shumica e nevojshme për miratimin e tyre.
Dy propozim ligjet konkrete, siç sqaruan deputetët e nismës, përfshijnë reduktimin e njësive zgjedhore nga gjashtë në një njësi por të mbetet modeli proporcional dhe i cili miratohet me 61 vota si dhe propozimi i dytë, lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash që kërkon shumicë prej 61 deputetësh dhe votim me badenter.
Fatlume Dervishi
Loading…




