Author: almakos

Kina është pajisur me rregulla të reja që ndalon prodhuesit e videove dhe audiove në internet të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe të realitetit virtual për të prodhuar informacione të rreme.“Ky rregull, i publikuar të premten nga Administrata kineze e hapësirës kibernetike (CAC), hyn në fuqi më 1 janar 2020. Çdo shkelje do të konsiderohet si akt kriminal”, theksoi CAC. Rregulli i ri përcakton që furnizuesit si dhe përdoruesit e shërbimeve video dhe audio nuk janë të autorizuar për të përdorur teknologjitë si Deep learning (“mësimi i thellë”) apo realiteti virtual për të krijuar, shpërndarë dhe publikuar informacionet e…

Lexo më Shumë

Nesër do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative, thekson IHMK. Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen, bën të ditur instituti. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme, ka njoftuar IHMK. Instituti ka paralajmëruar se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi…

Lexo më Shumë

Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro. ”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha…

Lexo më Shumë

Fejsak Isaku, shofer autobusi nga Prishtina, ka udhëtuar pa u ndalë drejt Shqipërisë që t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Isaku vullnetarisht ka bartur ndihma në Shqipëri, e ka sjell njerëz për strehim në KosovëNë një rrëfim për T7, Isaku tregon për momentet e vështira dhe dhimbjet që pa nga shqiptarët që po sillte në Kosovë. Po i njëjti ka theksuar se të njëjtën punë vullnetare do ta bënte përsëri nëse do të kishte nevojë. Me qëllimin e vetëm, të ndihmojë bashkombasit në Shqipëri, Fejsal Isaku ka udhëtuar çdo ditë atje. [embedded content] Pas tërmetit të 26…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-30T18:55:18+01:00 Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Micskoski akuzon LSDM-në se përmes Gjykatës Kushtetuese aktualizon faljen ndërsa fajin për këtë përpiqet t’ia faturojë VMRO-së. Mickoski thotë se është kundër çfarëdo lloj faljeje të politikanëve që kanë bërë shkelje. Por nga LSDM-ja u kundërpërgjigjën se pikërisht VMRO-ja qëndron pas nismës pranë Gjykatës Kushtetuese e cila ka për qëllim ta aktivizojë faljen e Gjorge Ivanovit. [embedded content] Sot do ta shohim se si prapa perdeve, bën marrëveshje me atë pjesë që i bënë ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe donin që përmes gjykatës kushtetuese ta ri- aktualizojnë faljen e më pas fajtor të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritet që së shpejti të marrë postin e kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës.Duke kujtuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, që ndodhi me 30 maj të këtij viti, Kurti thotë se me këtë ndryshim iu mundësua sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. “U gëzuam kur u amandamentua ky ligj, sepse më në fund edhe Kosova po ndiqte shembullin e Kroacisë, duke…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-30T17:56:31+01:00 Një djalë e ka humbur jetën në rajonin e Kavadarit rreth orës 04:00 të mëngjesit, informuan nga MPB-ja. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Drenovo-Kavadar, automjeti motorik ‘Ford fokus’ me targa të Kavadarit i drejtuar nga H.M (20) nga fshati Vozarci-rajoni i Kavadarit, ka dalë nga rruga”, deklaroi Toni Angelovskim zëdhënës i MPB-së. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Inspektim kanë kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues nga Stacioni policor Kavadar. Në vendin e ngjarjes ishin edhe zjarrfikësit dhe Njësiti territorial kundër zjarreve Kavadar. Loading…

Lexo më Shumë

Përveç pikave kufitare, komunikimin dhe lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë e ka vështirësuar jashtë mase edhe trau e taksa e vendosur në Rrugën e Kombit, shkruan Gazeta Express.Çështja e kësaj takse është riaktualizuar pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Durrësin me rrethinë, pasi që shqiptarët nga Kosova që dërgonin vullnetarisht ndihma për banorët në zonat e prekura, fillimisht ishin detyruar që ta paguanin këtë taksë. Raportimet e shumta në media për këtë skandal, kishin detyruar Shefqet Kastratin, që të lironte nga pagesa të gjitha makinat të cilat udhëtonin drejt Shqipërisë me qëllim të dërgimit të ndihmave. Ky…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-30T16:27:33+01:00 Nuk ka mbështetje të pakushtëzuar nga BDI-ja, për iniciativën e LSDM-së, për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje. Partnerët e koalicionit deri më tani nuk kanë qëndrim të harmonizuar në lidhje me vendimin Kushtetueses për të rishqyrtuar nëse ish presidenti Gjorge Ivanov, kishte apo nuk kishte të drejtë të tërhiqte faljen për të dyshuarit e atëhershëm, e që tani janë të akuzuar në rastet e PSP-së. [embedded content] Tani jemi duke u konsultuar me ekspertë juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë për të sqaruar ligjërisht këtë situatë”-thonë nga BDI. VMRO – DPMNE në këtë vendim të kushtetueses…

Lexo më Shumë

Fronti ka kaluar dhe mbi rajon ka depërtuar masa ajrore anticiklonike e cila do të fuqizohet gjatë natës. Së bashku me ajrin anticklonik ka depërtuar dhe po depërton edhe ajri i ftohtë me origjinë polare. Gjatë natës pritet që qendra e masës ajrore anticiklonike të jetë mbi rajonin tonë dhe në këtë mënyrë pritet stabilizim i tërësishëm i motit dhe dobësim i erërave.Si pasojë do të krijohen kushte ideale për ngricat e para edhe në ato rajone ku deri më tani nuk ka patur ngrica. E kemi fjalën kryesisht për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe viset veriore dhe verilindore të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-30T16:17:05+01:00 Po premtohet vite me radhë se kjo derë do të hapet dhe brenda saj do ketë mjek kujdestar. “Pas publikimit të lajmeve në Alsat, ky objekt që ishte në gjendje katastrofave u rinovua, gjoja se do hapet, por mbeti vetëm i lyer i zbukuruar por edhe më tej dera e tij, vazhdon të jetë e mbyllur”. [embedded content] Por edhe përkundër premtimeve të shumta nga Ministria e Shëndetësisë, dera e ambulancës në fshatin Jazhincë vazhdon të jetë e mbyllur ndërsa banorët ndihmë mjekësore kërkojnë me dhjetëra kilometra larg vendbanimit të tyre. Ata ankohen se në mungesë të ambulancës…

Lexo më Shumë

Sulmuesi që i theri për vdekje dy persona në Urën e Londrës kishte kërkuar ndihmë për t’u deradikalizuar gjatë kohës sa ishte duke e vuajtur dënimin në burg për planifikimin e një sulmi tjetër. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.Avokati Vajahat Sharif tha se sulmuesi Khan e kishte kuptuar se ekstremizmi i dhunshëm është i gabuar dhe kishte pranuar se ai nuk e kuptonte fenë islame në mënyrë të mjaftueshme. Ai tha se ky sulmues kishte thënë se dëshiron të çlirohet nga ekstremizmi islamik pasi ishte dënuar në vitin 2012 dhe pastaj disa herë të tjera gjatë vuajtjes…

Lexo më Shumë