Author: almakos

Alsat 2019-12-01T15:00:22+01:00 Përleshje me armë zjarri mes dy grupe, në restorantin e hotelit Aleksandër Pallas, në Shkup. Jo zyrtarisht mësohet se bëhet për qërim hesapesh mes dy grupeve të interesit. Sipas MPB-së ngjarja ka ndodhur menjëherë pas mesnatës. Nuk ka të lënduar por dëme materiale. [embedded content] Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (1998) E.I (1994), O.B (1984) K.I (1978), L.Q (1994). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe pistoleta, me maska të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit ‘Tuareg’ kanë hapur zjarr në drejtim…

Lexo më Shumë

Një familje katëranëtarëshe nga Durrësi s’e ka pranuar askush në Prishtinë. Kryefamiljarja Nagjinushe Zyla po kërkon strehim. Po thotë se për në Kosovë u nisën me idenë se do të gjenin një vend për të jetuar përkohësisht. Mirëpo, përkatësia etnike duket se u bë problem pse askush s’i mori në Prishtinë. Familja rome nga Durrësi ende po shpreson se dikush do t’ua çelë shtëpinë për banim.Express Vergjinushe Zyla, e ardhur nga Durrësi, lagjja “17”, prej të enjtes ndodhet në Prishtinë dhe askush s’e ka pranuar në shtëpi. Ajo thotë se njëra prej arsyeve pse s’po gjen strehim në qytetin më…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Irakut e ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit Adel Abdel Mahdi dhe kabinetit të tij dy muaj pas protestave të përgjakshme, gjatë të cilave u vranë më shumë se 400 njerëz.Kryetari i kuvendit tha të dielën se tash do të kërkojë nga presidenti Barham Saleh që ta emërojë një kryeministër të ri. Mahdi të premten la të kuptohet se do të japë dorëheqje pas disa javëve të kryengritjeve dhe thirrjes së klerikut kryesor, Ayatollah Ali al-Sistani, që kuvendi të mos i japë përkrahje më qeverisë. Kleriku Al-Sistani e ka dënuar përdorimin e dhunës nga policia kundër protestuesve dhe u…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson lartë rolin e Bullgarisë dhe Greqisë për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar në të cilin e kishte zhytur, siç thotë ai, regjimi i Nikolla Gruevskit. Në një intervistë për agjencia bullgare “Bgnes”, Pendarovski thotë se në atë periudhë ishte përdorur propagandë antibullgare dhe me qëllim ishte lënë pas dorë zhvillimi i infrastrukturës mes dy vendeve. Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Bojko Borisovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Ciprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar……

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Kërste Misirkov” tek ASAHM në stacionin e autobusit, sot për shkak të një defekti në rrugë është ndërprerë furnizimi me ujë për shfrytëzuesit në bulevardet “Kërste Misirkov” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” (rruga e avokatëve).Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup informojnë se furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit. .

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-01T11:58:53+01:00 Kryeministri Zoran Zaev përmes një video mesazhi ka ftuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) të filloj procedurë për “pastrim” të gjyqësorit. Zaev fton Anti-korrupsionin të kontrollon pronën e gjykatësve dhe prokurorëve. “Kjo duhet të përfundoj menjëherë! Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga gjyqtarët dhe prokurorët e pandershëm, në mënyrë që gjyqtarët e ndershëm dhe profesionistë të mund të sigurojnë drejtësinë që qytetarët po e presin. Prandaj, thekson, i bëjmë thirrje Komisionit për parandalim të korrupsionit të fillojë procedurë për kontroll të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë. Komisioni ka një mundësi të tillë, përkujton dhe e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës kka konfirskuar një sasi të madhe të mishit në Pejë me ç’rast ka arrestuar person të dyshuar për veprën penale ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’.Policia e Kosovës, Njësitet e Stacionit Policor Pejë, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë realizuar një bastisje në fshatin Sigë të komunës së Pejës. Siç njofton kumtesa, gjatë bastisjes në një depo janë gjetur të deponuara lëkura të kafshëve dhe rreth tre mijë e dy qind (3200) kilogram lloje të ndryshme të mishit, dhe në stallën e këtij objekti janë gjetur shtatë (7) krerë lopë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-01T10:56:25+01:00 Në Kriva Pallankë dhe Mavrovë sot në mëngjes janë matur -6 gradë Celsius, në Berovë, Lazaropole dhe Krushevë -5, në Prilep dhe Tetovë -2, në Kumanovë, Vinicë, Demik Kapi, Ohër, Strumicë dhe Manastir -1, ndërsa në Pretor, Shkup dhe Shtip zero gradë Celsius. Më ngrohtë është në Gjevgjeli ku në mëngjes janë matur 6 gradë Celsius. Më shumë shi në 24 orët e fundit ka reshur në Ohër dhe Dibër nga 8 litra në një metër katrorë, më pas në Mavrovë 6, në Vinicë 4, Manastir dhe Pretor nga 3, Kriva Pallankë 2 dhe në Krushevë, Tetovë, Prilep,…

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë pasagjerë kanë vdekur në skajin lindor të Federatës Ruse pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga mbi një urë dhe ra në lumë. Lajmin e bëri të ditur agjencia “Interfax”, e cila e citoi një burim.“Pesëmbëdhjetë persona janë gjetur pa shenja jete”, citohet të ketë thënë ky burim. Autoritetet lokale të emergjencave njoftuan përmes faqes së internetit se një autobus, i cili po udhëtonte nga qyteza Sretenks drejt qytetit Chita, mbi 6 mijë e 300 kilometra në lindje në lindje të Moskës, ra nga një urë në lumin “Kuenga”. Në këtë njoftim thuhet se në autobus…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-01T09:48:03+01:00 Alsat mëson së gjurmët e të shtënave pas mesnatës në Hotelin Aleksandar Palas të çojnë në Haraçinë. Sipas birimeve tona, një makinë e djegur e tipit  Tuareg, në të cilën ka pasur dy pushkë automatikë është gjetur në afërsi të fshatit Haraçinë. Përndryshe,  rreth orës 8:30 është raportuar se në parkingun përball hotelit Aleksandar Palas është nga përplasja me armë është dëmtuar një makinë e tipit Fiat. Ndryshe, sot pas mesnate në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori. Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I…

Lexo më Shumë

Janë bërë pothuajse një muaj që kur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.Por që nga atëherë, Prokuroria Speciale ende nuk ka nxjerrë një aktvendim se deri ku ka shkuar procesi i hetimeve. Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, thotë  se kjo prokurori nuk e ka luksin që ta stërgjatë këtë proces dhe që javën tjetër në bazë të kompetencave të tij do të ndërmarrë veprime të caktuara juridike. “Edhe pse tani është bërë 1 muaj,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-01T08:40:01+01:00 Më datë 01.12.2019 rreth orës 00:35 në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori. Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (1998) E.I (1994), O.B (1984) K.I (1978), L.Q (1994). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe dhe pistoleta, me maska të të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit Tuareg kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të shtiejnë…

Lexo më Shumë