Alsat 2019-11-29T22:50:09+01:00
Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska e ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat, rreth diskutimeve të fundit në NATO dhe përplasjeve mes Makrokint dhe liderëve të tjerë, anëtarë të NATO-s dhe BE-së, tha se këto përplasje në NATO kanë qenë gjithmonë, sepse zërat e ndryshëm janë edhe çmimi i demokracisë, por nuk a agjë për tu shqetësuar.
Zërat e ndryshëm, është çmimi për të jetuar në demokraci, edhe pse e kemi vështirë ndonjëherë në një shtet të vogël, mund ta paramendoni si duken zërat e ndryshëm në një shtet të madh, dhe si duket në një Aleancë të madhe. Asnjëherë deri tani çështjet e mëdha nuk kanë shkaktuar qëndrim unik në Aleancë, tani janë 29 anëtare, më parë edhe kur kanë qenë 12,16 kanë pasur probleme. Nëse ktheheni në historinë e Aleancës do të shihni se kriza të tilla ndodhin rregullisht diku në fund të viteve të 80-ta, në prag të fundit të Luftës së Ftohtë, titujt e mëdhenj për NATO, kanë thënë nëse kjo është “kriza e moshës së mesme”. Nëse i shikoni tekstet për NATO-n, në vitet 2003-2004, do të shihni se Franca dhe Turqia, kanë pasur qëndrime serioze të kundërta, për çështjen e Irakut. Kështu mund të numërojmë shumë si shembull, se në një Aleancë të madhe nuk duhet të presim se të gjithë do të kenë qëndrim të njëjtë, dhe se ashtu lehtë do të zgjidhen çështjet- tha Sheqerinska.
Loading…




