Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte tentuar që t’ua marr flamurin një kolone dasmorësh. Rasti ka ndodhur në Graçanicë, raporton Express.Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje. “Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje, thuhet në raport./Gazeta Express
Author: almakos
Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga rrëzimi i një aeroplani me rreth 100 pasagjerë në Kazakistan.Aeroplani i kompanisë “Bek Air” pati probleme pak minuta pas ngritjes në qiell nga qyteti Almaty, kur ishte nisur drejt kryeqytetit Nur-Sultan. Pasi e humbi kontrollin, aeroplani e goditi një ndërtesë dykatëshe, njoftoi Komisioni i Aviacionit Civil në Kazakista. Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit. “Aeroplani shkoi anash majtas, pastaj djathtas, pastaj filloi të dridhej, përderisa pilotët mundoheshin ta ngrisnin më lart”, tha biznesmeni Aslan Nazaraliyev, i cili i mbijetoi këtij aksidenti. Një e mbijetuar tjetër tha se ajo dëgjoi…
Greva, shkarkime, dorëheqje, zgjedhje…14 janar – Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të të gjitha niveleve hynë në grevë të përgjithshme duke kërkuar që të ngrihet koeficienti për paga për 30 për qind, grevë e cila vazhdoi për tre javë dhe u ndërpre pasi u pajtuan për një marrëveshje “shumë afër kërkesave” me autoritetet përkatëse. 2 shkurt – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, liron nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, vendim i marrë pasi Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) i kishte vënë qeverisë pesë kushte për t’u bërë pjesë e votimit të buxhetit të qeverisë, njëra ndër të cilat ishte dhe…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fuqi ligji që ndalon shitjen e produkteve të duhanit për personat nën moshën 21 vjeç.Kjo është bërë e ditur nga “Food and Drug Administration” në faqen e saj zyrtare. Javën e shkuar, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin e rij, ku përcaktohej edhe mosha minimale për lejimin e blerjes së produkteve të duhanit. Trump e cilësoi këtë vendim, si një prej pikave kryesore në paketën e tij të ndryshimeve. Ditën e sotme, FDA theksoi në faqen e saj zyrtare në internet: “Tashmë është e ndaluar për çdo shitës që të tregojë…
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për negociatat mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisjen e vendit, të cilat janë bllokuar nga kushti i LDK’së që të jetë ajo që do ta propozojë emrin për president të ardhshëm të vendit.Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “ia kemi bërë të qartë Vetëvendosjes që ne e dimë, që ju nuk mund të garantoni se si do të votojnë deputetët tuaj në votim të fshehtë”. “S’mund të na garantoni që presidenti do të zgjidhet, se s’varet…
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin A Show me Adi Krastën në T7, ka thënë se deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ajo nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, bënë mirë që i sollën flamujt kombëtarë VV’së gjatë betimit. “Unë pashë dy kolege që erdhën me flamuj të vegjël në dorë. Ato sigurisht kanë menduar se ne do ta harrojmë flamurin kombëtar, por bënë mirë dhe duken se ato u zhgënjyen sepse ne nuk në asnjë legjislaturë nuk e kemi harruar flamurin kombëtar”, ka thënë Selimi. Selimi tha se VV’së asnjëherë nuk…
Alsat 2019-12-27T21:02:06+01:00 Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së tha se gjatë mbledhjes së sotme kanë diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Ai tha se bashkëqeverisja më BDI-në do të vazhdojë dhe beson se këtë mandat do ta çojnë deri në fund. Kemi diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Diskutuam për amendamentet dhe ramë dakord që në të ardhmen do te duhet t’i koordinojmë më shumë veprimet tona. Unë besoj se do të vazhdojmë bashkë ta përfundojmë këtë mandat. Mospajtimet janë ndonjëherë të shëndetshme në vendet…
Në Kamenicë një e mitur është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar.16-vjeçja po thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e përdhunoi seksualisht. I akuzuari për dhunim ndodhet në arrest shtëpiak. Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani. “Ma nali kerrin te kamtë edhe veç e ktheva kryet me pa kush është, më tha hyp në kerr ndërsa unë i thash jo. Me ka shti mbrapa me kerr. Më ka çu te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara. Një 16 vjeçare dhunohet seksualisht – 27.12.2019 – Klan Kosova Uploaded by…
Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha digjitale – Libra – e kompanisë Facebook, ka dështuar në formën e tanishme, dhe se projekti ka nevojë për përpunim të mëtejmë, në mënyrë që të gjej mbështetje.“Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qëndrore nuk do ta pranojnë atë”, tha Maurer. “Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, tha ai në një intervistë për transmetuesin SRF. Facebook ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale. Kompania nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës. Planet për monedhën digjitale të drejtuar nga…
Alsat 2019-12-27T18:57:15+01:00 Nga 1 janari, për automjetet deri në 10 000 EURO, tatimi do të llogaritet vetëm në bazë të emetimit të CO2. Tatim më i lartë do të paguhet për automjetin dizel, sesa për një me benzinë. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10,000 euro dhe emetim të CO2 prej 130 gramësh për kilometër, nëse ato janë me motor benzine, tatimi do të jetë 6.500 denarë, dhe nëse motori është me naftë – do të kushtojë dy herë më shumë ose 13,000 denarë. Ky lloj tatimi është parashikuar me dekretin që do të kalohet nesër…
Disa qindra njerëz po protestojnë para Ambasadës së Malit të Zi në qendër të Beogradit, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga ana e parlamentit të Malit të Zi.Protesta është organizuar nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd. Sot (27 dhjetor), para Ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, i organizuar nga lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradoviq. Deputeti, Obradoviq u përlesh fizikisht me deputetët e pozitës në parlamentin e Serbi, pasi gjatë seancës, hyri me një pankartë në duar, për të protestuar ndaj faktit…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka quajtur fans të Albin Kurtit, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi ka thëën se as fansi më i madh i Kurtit, nuk ka kërkuar takim dy herë brenda ditës me të. “Durim z.President”, ka shkruar ai./Express/ [embedded content]

