Alsat 2019-12-27T18:57:15+01:00
Nga 1 janari, për automjetet deri në 10 000 EURO, tatimi do të llogaritet vetëm në bazë të emetimit të CO2. Tatim më i lartë do të paguhet për automjetin dizel, sesa për një me benzinë. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10,000 euro dhe emetim të CO2 prej 130 gramësh për kilometër, nëse ato janë me motor benzine, tatimi do të jetë 6.500 denarë, dhe nëse motori është me naftë – do të kushtojë dy herë më shumë ose 13,000 denarë. Ky lloj tatimi është parashikuar me dekretin që do të kalohet nesër në seancën e qeverisë, i cili është pjesë e Ligjit për tatimin e automjeteve.
Të mërkurën e kaluar deputetët e votuan Ligjin e ri për tatim të automjeteve. Me të për të parën herë aplikohet parimi: nëse automjeti më pak ndotë, për të ka tatim më të ulët- deklaroi Nina Angellovska – Ministre e Financave.
Ky vendimi u miratua pas dyerve të mbyllura, pas çka mediat morën kumtesë në të cilën Ministrja e Financave Nina Angellovska pranon se presioni i qytetarëve ndaj ndotjes bëhet me të drejtë. Drejtori i Doganave Gjoko Tanasoski, ndërkohë, deklaroi se kjo masë do të ishte një nxitje për qytetarët që të mos blejnë automjete që ndotin mjedisin.
Tek automjetet do të ketë një kthim të taksës prej 25%, ndërsa tek automjetet me ulëse 7 + 1 dhe 8 + 1 që do të përdoren për shërbime taksi dhe për nevojat e kompanive, taksa që do të kthehet do të jetë deri në 80%. Për të inkurajuar përdorimin e automjeteve elektrike, përcaktohet një përjashtim i veçantë nga taksat për automjetet motorike. Automjetet hibride do t’i nënshtrohen një kthimi prej 50% të tatimit- deklaroi Gjoko Atanasovski – Drejtor i Doganave.
Nga Ministria e Financave theksojnë se dekreti i seancës qeveritare të nesërme do të përcaktojë mënyrën e llogaritjes së taksës së automjeteve motorike. Do të merren parasysh dy kritere, emetimet e dioksidit të karbonit dhe vlera e automjetit. Mbi 82% e automjeteve në Maqedoni përdoren si automjete të vjetra, dhe vetëm 18 përqind e qytetarëve blejnë të reja. Përndryshe, përkundër njoftimeve bombastike për të ndryshuar parkun vozitës në vend duke subvencionuar automjete, qeveria në momentin e fundit braktisi këtë masë me arsyetimin se nuk do të funksiononte.
Ile Petrevski
Loading…




