Author: almakos

Një grua dhe dy vajza 7-vjeçare kanë vdekur nga një ortek gjatë kohës kur ishin duke skijuar në Val Senales në Alpet e Italisë. Mediet italiane raportuan se gruaja ishte nëna e njërës prej vajzave.Tri viktimat besohet se ishin shtetase të Gjermanisë. Ato ishin duke skijuar në një lartësi mbidetare prej 2400 metrash në rajonin e Tirolit Jugor, afër kufirit të Italisë me Austrinë. Një ekip prej 70 personave dhe tre helikopterëve u angazhua për nxjerrjen e trupave të viktimave gjatë operacionit të kërkimit. Raportohet se dy prej viktimave vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëra vajzë u dërgua me…

Lexo më Shumë

Partitë që ishin në pushtet në mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ende nuk kanë bërë me dije se a do të votojnë në favor ose kundër formimit të qeverisë së re të vendit, e cila sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, do t’i takojë partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, si pretendenti kryesor për kryeministër të vendit.Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a do të votojnë për krijimin e qeverisë së re nga Kurti, çfarë qëndrimesh do të mbajnë në…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump ka marrëdhënie të tensionuara me aleatët e NATO-s, por duket se mban lidhje më të ngrohta me një numër udhëheqësish jo demokratë, përfshirë Kim Jong Unin e Koresë së Veriut, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin.Megjithë këtë, një anketë e kohëve të fundit tregon se një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve, është për një politikë të jashtme tradicionale, të mbështetur tek aleancat e fuqishme ushtarake, tregëtia e lirë dhe promovimi i demokracisë e të drejtave të njeriut në botë. Presidenti Donald Trump ka një qëndrim të tijin, të pazakontë në politikën e jashtme.…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, pasi ai sot kërcënoi me vrasje kreun e VV’së, Albin Kurti.Lajmin e ka bërë të ditur vetë partia, nëpërmjet një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook, në internet. “Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e VV’së. Vetëvendosje ka thënë se nuk e di nëse kërcënimi i Hotit ishte i porositur apo është…

Lexo më Shumë

Teksa afrojnë zgjedhjet e 2020-tës në Shtetet e Bashkuara, garantimi i transparencës dhe mbrojtja nga manipulimi i huaj janë bërë parësore për zyrtarët zgjedhorë dhe ligjvënësit amerikanë.Qëllimi është të parandalohet një përsëritje e ndërhyrjes së mirëdokumentuar kibernetike të Rusisë gjatë votimeve të 2016-tës, njofton VoA. Me afrimin e zgjedhjeve amerikane, çështja e sigurisë kibernetike i mban në tension ekspertët e kësaj fushe dhe ligjvënësit. Gjatë një aktiviteti në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Senatori Chris Van Hollen vuri në dukje se të 50-të shtetet amerikane ndjenë pasojat e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor të 2016-tës. “Por, si…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-28T21:03:59+01:00 Aksident i rëndë në Gostivar. Informatat e para flasin se një polic ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, nga lëndimet që morën nga përplasja e një makine. Sipas të dhënave që siguroi ALSAT, policët kanë qenë duke ruajtur vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident i mëhershëm, por janë bërë vetë shënjestër e përplasjes nga një makinë e dytë. Ende nuk janë zyrtare të dhënat mbi dinamikën, por ALSAT mëson se dy policët rrugorë ishin sjellë me urgjencë në Klinikën e Shkupit, për shkak të lëndimeve të rënda që kanë…

Lexo më Shumë

Në emergjencën e Podujevës një ish ushtar i UÇK-së, iu ka nënshtruar operimit të largojë një copëz granate, që në trup po e mbante tash e 22 vite.Doktori Muhamet Hoti tregon për T7 për këtë intervenim, dhe pjesën se çfarë bëri ish-ushtari me copëzën e granatës. Intervenimi është kryer në Emergjencën e Podujevës. Ish-ushtari i UÇK-së, mori copëzën e granatës ta ruaj si kujtim Raste urgjente kanë shumë, por para pak ditësh në Emergjencën e Podujevës e patën një pacient më të veçantë. Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Podujeva pati reaksione të një plage e cila ishte…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-28T20:05:49+01:00 Qeveria sot në mbledhjen e rregullt, të 174-t, e konstatoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949. “Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të vendit tonë me NATO-n, do të lëshohet për miratim në Kuvend dhe parasheh të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së veriut, pas çka do të deponohet në Uashington, pasi që Spanja ta ratifikojë Protokollin për inkuadrim të vendit tonë me anëtarësim të barabartë në Aleancë”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Loading…

Lexo më Shumë

Australia po përballet prej ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta, teksa një tjetër valë i nxehti pritet të përfshijë bregdetin e saj lindor.Në kryeqytetin Kanberra zyrtarët rritën paralajmërimin për zjarre të mundshme pasi temperaturat u rritën sot në 38°C. Përpjekjet për të pastruar tokën përreth zonave të zjarreve masive në perëndim dhe jug të Sidneit vazhduan gjatë fundjavës, para një vale nxehtësie që pritet të godasë të hënën dhe të martën. Sipas Byrosë së Meteorologjisë, rreziku nga zjarri parashikohet të rritet javën e ardhshme, teksa temperaturat në perëndim të Sidneit do të arrijnë deri në 43°C.;

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-28T18:39:58+01:00 Kryeministri Zoran Zaev pas takimit që pati me shefin e opozitës, Hristjan Mickoski për emrat e qeverisë teknike tha se ai ka marrë propozimin edhe për ministrin e ri të Brendshëm teknik, por shtoi se ka dilema për të sepse ai vjen nga radhët e ushtrisë dhe për këtë duhet të bëhet një vlerësim nga ekspertët kushtetues që kjo figurë mos jetë në kundërshtim me e Kushtetutën e vendit. Ai shtoi se për herë të parë që e dëgjon këtë emër dhe prandaj i duhet kohë për ta analizuar dhe njohur këtë figurë të re në politikë. [embedded…

Lexo më Shumë

Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari. Qeveria Holandeze kanë vendosur që ta ndryshojnë emrin.Vendi evropian nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual që e ka marrë nga vetëm një rajon i saj, për t’u quajtur thjesht ‘Netherlands’. Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të dy simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet ‘Vendet e Ulëta’ në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë.…

Lexo më Shumë