Author: almakos

Alsat 2019-12-28T17:58:33+01:00 Para pak çastesh ka mbaruar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe shefit të opozitës Hristjan Mickoski për qeverinë e ardhme teknike të pas 3 janarit. Temat kryesore të këtij takimi kanë qenë tre. Zgjedhja e ministrit të Punëve të BrendshmeEmri do të konfirmohet pas disa orësh pas takimit që  Zaev duhet të bëjë me partinë e tij. 2. Çështja zëvendësministrave:FinancaBujqësiaAdministrata(Emrat do të mësohen të hënën). 3.Kodi zgjedhorGatishmëri që menjëherë pas zgjedhjeve të ulen dhe të bisedojmë për modelin zgjedhor dhe për metodën me lista të hapura. Loading…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nesër mban kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së.Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendosë kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i…

Lexo më Shumë

Eksperti i Teknologjisë Informative, Hekuran Doli, ka shkruar në lidhje me shantazhet kibernetike në Kosovë. Doli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se përmes fotografive dhe videove mund të vidhen nga telefonat e përdoruesve materialet personale.Përmes këtyre materialeve njerëzit mund të shantazhohen duke u detyruar që të paguajnë mijëra euro në mënyrë që ato materiale të mos shpërndahen. Shkrimi i plotë: Në fillim te dhjetorit, Le Parisien pati publikuar një kronikë mbi arrestimin e një anëtari te një rrjeti kriminal ne Francë, te cilët merreshin me shantazh kibernetikë ne nivel global. Karakteristikë e këtij grupi ishte shantazhi përmes fotografive…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-28T16:12:22+01:00 Njohësit e çështjeve politike kritikojnë Mini-Shengenin Ballkanik. Profesori, Nazmi Maliqi përjashton zërat se nisma është nxitur nga Bashkimi Evropian apo Rusia, duke theksuar se është projekt i papërpunuar dhe i nxituar i liderëve lokal me qëllim që të defokusojnë opinionin nga situatat e brendshme. Maliqi vlerëson se nëse Mini-Shengeni Ballkanik do të bazohej në shembullin e Shengenit evropian, do të duhej të fillonte me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, por e këtillë siç është kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim. [embedded content] Zhurmë e madhe u bë për shkëmbimin e territoreve, që ishte një projekt…

Lexo më Shumë

Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi, i ka shkruar sot një porosi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, raporton Gazeta Express.Lajçi ne letrën e tij e ka lutur Kurtin që t’ia marr pa frikë mandatin Hashim Thaçit dhe që të lidh koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur. Ndër të tjera artisti Kosovar i ka bërë thirrje Kurtit që të largohet nga mendimet narcizoide pasi që Kosovës duhet t’i hapen rrugët. Shkrimi i plotë i Lajçit:  Lum Albini Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka ndarë mirënjohje drejtorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, në nder të punës së tij humanitare në këtë komunë.Ai këto komente i ka bërë në ceremoninë e cila po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata Jetimat e Ballkanit në vigjilje të 10 vjetorit të themelimit të saj po dhuron 128 shtëpi për nevojtarët. “Vetëm në komunën tonë janë 50 shtëpi që i kemi ndërtuar së bashku me “Jetimat e Ballkanit” në dy vitet e fundit, pa e llogaritur edhe shtëpitë që i kanë bërë këta si shoqatë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-28T13:49:11+01:00 23,3 milionë euro të tjera nga Programi IPARD 2 përmes masës 3 “Investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” do të shpërndahen me konkursin e parë që u publikua sot dhe do të zgjasë deri më datën 11 të muajit të ardhshëm. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informon se masa ka të bëjë me investime në kapacitete përpunuese për: qumësht dhe prodhime të qumështit, mish dhe prodhime të mishit përfshirë edhe vezët dhe shpezët, pemë dhe perime, drithëra, prodhime të bluara dhe niseshte, prodhime bimore dhe vajra…

Lexo më Shumë

Në një dekadë punë të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në një ngjarje krejt speciale, sot me fillim prej orës 13:00, do të dhurohen çelësat për 128 familje në nevojë, nga të gjitha trevat shqiptare.Ngjarja do të mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, në një atmosferë festive, ku do të marrin pjesë numër i madh i personaliteteve nga jeta publike dhe artistike shqiptare, e shoqëruar me një program argëtues. Ngjarja ishte paraparë të ndodhë me 28 nëntor, në nder të Ditës së Flamurit, por tragjedia në Shqipëri kishte bërë që ky event të shtyhet për më vonë. Ndryshe, “Jetimat…

Lexo më Shumë

Një zyrtare e lartë e VV’së i ka bërë analizë deklaratave të Vjosa Osmanit në Pressing. Ka thënë se Nënkryetarja e LDK’së po e pret dështimin e Albin Kurtit për të marrë pastaj LDK mandatin bashkë me AAK’në e NIMSA’n. Sipas saj, krejt këto veprime Vjosa Osmani po i bën me bekimin e heshtur të PDK’së.Tinka Kurti, anëtare e Kryesisë së VV’së, i ka bërë një vlerësim të gjatë veprimeve të Vjosa Osmanit. Në fakt, zyrtarja e VV’së ka thënë se kandidatja për Kryeministre nga LDK’ja është dorëzuar përballë kërcënimeve të Agim Veliut dhe është njëjtësuar me Isa Mustfën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në një shkrim për lëvizjen e rusëve në Kosovë, ka thënë se këto lëvizje mund të rrezikojnë të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar.Lëvizja e rusëve dhe e grupeve të tjera lindore që veprojnë më shumë se 20 vjet në Kosovë për mua nuk është shqetësuese! Të gjitha këto grupe ruse e proruse, së bashku, thuaja në një flamur: anti- Kosovë, anti-NATO dhe anti-Perëndim, nuk janë duke sjellë zhvillim, progres e siguri kombëtare, por pasiguri, prapambeturi, primitivizëm, që mund të rrezikojnë të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Mosfunksionimi…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që i njëjti në rrjete sociale ka postuar video duke shtënë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut, raporton Express.Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se nga i dyshuari janë konfiksuar armë-pushkë gjuetie me dy fishek të kalibrit 12 mm. “Fsh. Dobrushe, Istog, 27.12.2019-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak pasi që i njëjti në rrjete sociale ka postuar video duke shtënë me arme zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma –pushke gjuetie me dy fishek te kalibrit 12 mm. Me vendim te prokurorit…

Lexo më Shumë

Sot në kompleksin “Ilindenska” takohen kryeministri Zoran Zaev, kryetari i opozitës Hristijan Mickoski dhe aleati kryesor i qeverisë Ali Ahmeti. Liderët e tre subjekteve më të mëdha politike do të diskutojnë për Qeverinë teknike të 3 janarit. Mbrëmjen e djeshme kryeministri Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të…

Lexo më Shumë