Author: almakos

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Shupkovcë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti. “Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-29T16:15:50+01:00 Shoqata e mjekëve shqiptarë kërkon decentralizimin e furnizimeve publike nga ministria e Shëndetësisë, me qëllim që Spitalet vetë të mund të furnizohen me aparaturat të cilat ju mungojnë dhe shërbime të caktuara të mund t’i kryejnë nëpër qytetet ku ata veprojnë. Konsiderojnë se kjo do të ndërpresë edhe dhënien enorme të udhëzimeve për në Klinikat e Shkupit. Mjekët thonë se Spitalet e qyteteve të tjera janë lënë pas dore, dhe se pos Qendrës Klinike në Shkup shteti nuk ka investuar në qytetet e tjera të vendit prandaj dhe bartja e pacientëve nga e gjithë Maqedonia për në Shkup…

Lexo më Shumë

Së paku 17 luftëtarë pro-qeveritarë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i talibanëve në provincën veriore afgane, Takhar.Cak i këtij sulmi qartazi ishte një komandant lokal i këtyre forcave, i cili arriti të shpëtonte pa u lënduar, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale, i cili shtoi se zona ku ndodhi sulmi është nën kontrollin e forcave qeveritare. Përgjegjësinë për sulmin më vonë e mori zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid. Sulmet e përgjakshme në Afganistan janë shtuar kohëve të fundit. Të shtunën, dhjetë ushtarë afganë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake të provincës jugore, Helmand.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-29T15:15:59+01:00 Aleanca për shqiptarët ka reaguar sërish ndaj lënies pas dore të kodrës së Diellit nga ana e Elem Turs dhe Qeverisë, duke bërë madje që, ky sezon të fillojë me problemet e vjetra. Kreu i degës së ASH për Tetovën Altrim Mamuti tha se, edhe pas gati një dekade nga fillimi i punimeve për teleferikun me gjashtë ulëse, ende nuk dihet nëse i njëjti do të funksionojë apo jo këtë sezon, ndërsa ka kritikuar funksionarët shqiptarë të qeverisë, se këtë teleferik e shfrytëzuan vetëm për të bërë marketing. Mamuti ka akuzuar funksionarët e Qeverisë Zaev se, kur është…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë e rendit të ditës janë orientimet strategjike dhe objektivat e partisë, shkuarja në zgjedhje të brendshme dhe ndryshimi i statutit. Sipas tij, Kurti do të vazhdojë me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë që nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të…

Lexo më Shumë

Me një plumb në kokë në sytë e djalit rreth 20-vjeçar, zyrtari policor Vllaznim Hamdiu dyshohet se e vrau Lulzim Spahiun mëngjesin e sotëm në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit. E gjitha ngjarja sipas familjes së viktimës besohet se ka ndodhur pas një aksidenti trafiku të shkaktuar paraprakisht nga i ndjeri. Express ju sjellë rrëfimin e familjes së viktimës për këtë rast.Gentiana HASANI Bashkë me djalin  rreth të 20’tave, Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes. Misioni i tyre kishte qenë që të arrijnë para orës 07:00 të mëngjesit për në Novobërd. …

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-29T13:01:48+01:00 Partia më e madhe në opozitë nuk heq dorë nga kandidati i tyre për emrin e ministrit  të Punëve të Brendshme. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot i bëri thirrje pushtetit që të mos e zvarris procesin dhe mos e kontestojë kandidatin e tyre duke thënë se kjo nuk mund ti shpëtojë nga humbja në zgjedhke. I pyetur nga gazetarët nëse do të nominojnë kandidat tjetër dhe si do taa kalojnë këtë ngërç, Stoilkovski tha se sot dhe ditëve në vazhdim ka kohë të mjaftueshme për konsultime shtesë rreth kësaj çështje. Ndryshe, VMRO-DPMNE e ka propozuar Dragan Kovaçkin…

Lexo më Shumë

Partia e Kadri Veselit i ka ftuar anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK’së për një takim në orën 13. Deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka konfirmuar se do të takohen anëtarët e organit më të lartë partiak. Por, s’ka treguar nëse do të flasin për koalicion, zgjedhje të reja. Ka thënë mund te diskutohet mundësia e emërimit të udhëheqjes tjetër partiake.Express Kadri Veseli i ka mbushur gjashtë muaj si udhëheqës i PDK’së në mandatin e dytë pa e kompletuar pjesën tjetër të Partisë. Ende s’i ka caktuar anëtarët e Kryesisë dhe as Nënkryetarët. Megjithëkëtë, sot, Veseli e ka thirr mbledhjen e…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës që kanë filluar para dy netëve në viset e ulëta në Kosovë, kanë krijuar vështirësi në trafikun rrugorë edhe në kryeqytet.Vetëm mbrëmë pas mesnate në rrugën “C”, në Prishtinë, sipas një informate dhe video që kanë dërguar qytetarët në KosovaPress, kanë ndodhur katër aksidente, ku kanë qenë të përfshira nëntë automjete. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se reshjet e borës, varësisht prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaçërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit.   “Prandaj, Policia e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-29T11:13:41+01:00 Kryeministri italian Giuseppe Conte sugjeroi sot krijimin e një zone pa fluturime si një mundësi për zgjidhjen e konfliktit në Libi. “Një zonë pa fluturime mund të jetë gjithashtu instrument për arritjen e një qëllimi, ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive,” deklaroi Conte. Ai shtoi se Italia mbështet plotësisht iniciativën e një konference për Libinë në fillim të vitit të ardhshëm në Berlin. “Ekziston një aktivitet i gjerë diplomatik nga ana e Italisë, që shpesh nuk është i dukshëm,” theksoi Conte. Libia është ish-koloni italiane. Loading…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e partisë, Nisma Socialdemokrate, është arrestuar mëngjesin e sotëm për veprën penale “Shtytje në vrasje”, kjo pasi që ai mbërmë përmes një shkrimi në “facebook” dyshohet se kërcënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.Hoti sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte  publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-29T10:03:37+01:00 Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftoftë, në pjesët veriperëndimore me reshje të dobëta lokale të borës. Fryn erë, vende-vende edhe mesatare nga drejtimi verior. Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumtoi se në orën 7 temperatura më e ulët prej -9 është matur në Mavrovë. Në Krushevë -8, Llazaropole -7, Kriva Pallankë dhe Berovë -6, katër gradë nën zero janë matur në Ohër, Pretor dhe Vinicë, -3 në Strumicë, -2 në Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, zero gradë në Shkup dhe Dojran dhe 2 gradë në…

Lexo më Shumë