Këshilli Rinor i Kosovës ka publikuar raportin “Mos supozo nevojat e mia”, i cili ka për qëllim ekzaminimin e nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe adresimin e tyre në institucionet relevante.Koordinatorja e projektit “Mos supozo nevojat e mija”, Rina Gosalci, deklaroi se raporti është bërë në 50 institucione shkollore në 7 regjione të Kosovës. Sipas mostrës së realizuar, mosha mesatare e fëmijëve me nevoja të veçanta është 13.4 vjeç. Gosalci bëri të ditur se ngecja intelektuale e fëmijëve është 18.1%, autizmi 3.5%, dëmtime fizike 72%., Doën Sindrom 2.4 % dhe AHDA 4%. “Raporti është përpiluar në kuadër të…
Author: almakos
Alsat 2019-12-27T10:05:30+01:00 Sot në Gjykatën Penale – Shkup duhet që të shqiptohet aktgjykimi për rastin “Tarifa”, një prej lëndëve të ish Prokurorisë Speciale Publike, e cila tani është në kompetencë të Prokurorisë Publike. Në rastin “Tarifa”, i akuzuar është ish drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, por edhe Metodij Stojmenov dhe Nena Gjorgjovski, për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë prej 4 milionë euro. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizimin e softuerit “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një përleshje që ka ndodhur dje në Gjykatën e Ferizajt.Policia ka treguar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit gjatë një seance gjyqësore, janë përleshur fizikisht në mes vete. Për të futur situatën nën kontroll, zyrtaret policor janë detyruar të përdorin sprejin. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në fshatin Kmetoc, në komnën e Gjilanit mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitetPërplasja në mes një veture, një automjeti-kombi dhe një kamioni ia mori jetën një shtetasi të Serbisë. “Fsh. Kmetoc, Gjilan 26.12.2019 – 20:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture, një automjeti –kombi dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka marr vozitësi i veturës viktima mashkull K-Serb. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Alsat 2019-12-27T08:00:30+01:00 Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në katër, ndërsa ajo ditës prej zero deri në 10 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe mot më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare. Në pjesët veriore në vendet më të larta…
Ri Soul, është gruaja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila ka vite që është subjekt i kuriozitetit intensiv dhe spekulimeve të mediave ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.Gjatë vitit të kaluar, Ri është bërë një hit në modë në Kinë, pasi çifti vizitoi Pekinin, dhe që nga atëherë ajo nuk është parë më. Ajo thuhet se tani ka 29 vjeç, dhe është nënë e 3 fëmijëve, sipas raporteve të Inteligjencës së Koresë së Jugut. Ajo është parë zakonisht kur Kim feston lëshimin e provave të raketave, dhe është fotografuar gjithmonë duke buzëqeshur me edukatë. Ajo raportohet se…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takimin e 24 dhjetorit e ka paralajmëruar Mustafën që nëse nuk arrijnë marrëveshje, do të detyrohen të procedojnë sipas Kushtetutës.Ai tha se Kurti e kishte paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojnë bllokimin. “Ai e ka paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojë bllokimin. Mustafa mund të mos ketë qenë i informuar për emrin tim, por Mustafa po mendon dhe po reflekton në mënyrë të papritur për shkak se ai e ka ditur fare mirë që marrëveshja nëse nuk arrihet 24 orë para…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se me cilin subjekt politik do të bënte koalicion nëse vendi shkon në zgjedhje të reja.Veseli ka thënë se do të hynte në koalicion me secilën parti që do të mendonte për të mirën e vendit. “Me besimin e qytetarëve do të hyja në koalicion me secilin që do të mendoja se do ta bëja një ditë më të mirë qytetarin e vendit tim”. “Pikësëpari do ta demaskoja Aleksandar Vuçiqin që është krijuar përshtypja për të kinse është lider i mirë dhe i fuqishëm”. “Gjithashtu në Kosovë duhet të ketë…
Tensionet janë ngritur sot në Mal të Zi ndërsa anëtarët e Parlamentit debatojnë për projektligjin për Lirinë e Fesë.Komiteti Legjislativ të martën vlerësoi se projektligji ishte në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi. Klerikët serbë dhe një pjesë e opozitës serbe e konsideruan ligjin e propozuar antikushtetues dhe diskriminues dhe kërkoi të tërhiqet nga procedura e asamblesë. Autostrada Berane-Bijelo Polje ishte bllokuar. Po ashtu është bllokuar edhe një rrethrrotullim në Budva, dhe një grup qytetarësh nga Herceg Novi bllokuan edhe rrugën në Zelenica. Nga serbët është bllokuar edhe hyrja e Aeroportit të Podgoricës. [embedded content]
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është deputetja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Seanca e sotme u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës. Ndërsa deputetja Ujkani, si deputetja më e re në këtë legjislaturë, e ndihmoi atë ta udhëheqë seancën.Fjolla Ujkani është deputetja 22-vjeçe e legjislaturës së shtatë së Kosovës. Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes, duke marrë gjithsej 7.880 vota. Ujkani dhe deputetet e tjera gra të VV’së kanë arritur të hyjnë në Kuvend pa ndihmën e kuotës gjinore. Fjolla…
Alsat 2019-12-26T19:43:02+01:00 Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare VMRO DPMNE, Igor Janushev, në një konferencë për shtyp tha se kanë autorizuar kryetarin e saj, Hristian Mickoskin, për të zhvilluar bisedimet për kandidatët e VMRO DPMNE-së për ministrat e ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me qeverinë teknike të 3 janarit. Pas seancës së Komitetit Ekzekutiv dhe Qendrorë të VMRO DPMNE-së, morëm vendim që t’i japim besim kryetarit të partisë, Hristian Mickoski që t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i shpalos propozimet për kandidatë të VMRO DPMNE-së për ministra të ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me Qeverinë teknike. Qëllimi i këtyre emrave është të…
Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë zyrtare ka komentuar votimin e kryesisë së Kuvendit.“Një kryesi ndryshe nga të shkuarat”, thuhet në komunikatë. “Në kohën rekord prej 60 minutash, qysh në mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës, për legjislaturën e shtatë. Pa vonesa e pa lojëra” “Seanca u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës, me ndihmën e deputetes më të re në moshë, Fjolla Ujkanit. Të dy nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Përfaqësimi i të gjitha moshave, gjinive, profesioneve e prejardhjeve, së bashku në Lëvizjen VETËVENDOSJE! gjeti simbolikë…

