Author: almakos

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prishtinë, saktësisht tek ‘Lokalet e Lesnes’.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës. “Mund të konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”, ka konfirmuar Krasniqi për Express. Kjo zonë njihet si zonë ku bëhet shitja e lëndeve narkotike. Policia e Kosovës edhe më parë ka kryer aksione të tilla në këtë pjesë. Krasniqi gjithashtu ka thënë se aksioni është në përfundim e sipër. Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Lexo më Shumë

Avokati i institucionit financiar jobankar, Monego, i mbyllur me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, ka hedhur poshtë arsyetimet e kësaj të fundit, për t’ia hequr licencën klientit të tij.Granit Vokshi ka thënë se nuk qëndron pohimi i BQK’së se Monego “ka rrezikuar stabilitetin financiar” në vend. “Nuk mund të flasim për rrezikim të stabilitetit financiar”, është shprehur Vokshi në RTV Dukagjini. “Vetëm në Monego kanë marrë kredi 5 për qind të qytetarëve të Kosovës. Njerëz të cilët kanë pasur nevojë për shuma të vogla parash për nevojat e tyre ditore”, ka thënë Me Vokshin është pajtuar edhe njohësi i…

Lexo më Shumë

Gjykata në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burgim ish luftëtarin e ISIS Arijan Krujezi,  ai u kthye në Kosovë, bashkë me mbi 100 persona të tjerë vitin e kaluar.Shumë kosovarë ia mësynë Irakut e Sirisë për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Në vatrat e luftës atje kishte shkuar në vitin 2014 edhe Arijan Krujezi nga Ferizaj. Atje Krujezi fillimisht kishte shërbyer si pjesëtarë i policisë ushtarake të ISIS. Kyujezi po ashtu si pjesëtar i kësaj organizate terroriste kishte qenë edhe anëtar i batalionit Abu Musab, Zarqaëi dhe Umar hatab. Ndërkohë Krujezi në vitin 2019 ishte riatdhesuar në Kosovë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T19:13:16+01:00 Nga zjarri që kaploi një shtëpi në lagjen e Shutkës dy fëmijë e kanë humbur jetën.  Në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur  çatia.  Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, paraqiti vizionin e tij për shoqërinë e vitit 2030, ku do të mbizotërojë realiteti i shtuar, një revolucion në shkëmbime sipas tij, për të cilin rrjeti social do të kontribuojë në masë.“Këtë dhjetëvjeçar do të përqendrohem në planin afatgjatë. Në vend që t’i vija vetes sfida njëvjeçare, u përpoqa të mendoj se çfarë shpresoj që bota dhe jeta ime të duken në vitin 2030, për t’u siguruar që t’ia kushtoj tërë vëmendjen time kësaj sfide”, shkroi Zuckerberg në Facebook. Për themeluesin e Facebook-ut, deri në fund të dekadës, njerëzit do të kenë braktisur celularin në…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-01-10T17:46:08+01:00 Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë. Sipas informacioneve të para në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur  çatia. Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës, derisa dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.…

Lexo më Shumë

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë rreth orës 16:00.Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi. “Janë dy persona të lënduar dhe dy vetura të përfshira”, ka thënë Krasniqi. Deri tani nuk dihet saktë se ku ka ndodhur aksidenti por sipas burimeve jozyrtare dy veturat janë aksidentuar afër Qendres së Studentëve në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe janë duke e trajtuar rastin./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Ndonëse kanë kaluar tashmë tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ende nuk është formuar qeveria e re për faktin se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të bëjnë koalicionin.Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, që është deputete e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, në një intervistë për EO tha se kërkesat e LDK-së për postin e Presidentit dhe Kryeparlamentarit e krijojnë bindjen se kjo parti nuk dëshiron koalicion me Vetëvendosjen. “Është e qartë se në vazhdimësi procesin e kanë përcjellë kërkesë të ndryshme në raport…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se veturat të cilat qarkullojnë në kryeqytet tani mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës.Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do të kthehen në rrugë dykahore. “Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T15:15:33+01:00 207 raste me grip janë regjistruar brenda javës së parë të 2020-tës. Numri më i madh i të prekurve janë persona të moshës nga 15-64 vjeçare, ndërsa gripi ka dëmtua më tepër fëmijët deri në 4 vjeç. Epidemiologët paralajmërojnë një përhapje të gripit me nisjen e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Ata apelojnë për vaksinim kundër gripit. Presim me fillimin e gjysmëvjetorit shkollor të ketë rritje numri i të prekurve nga gripi, gjithsesi ka rritje të numrit të të prekurve mirëpo atëherë pritet një rritje më e theksuar dhe arritje e kulmit diku nga muaji shkurt. Për momentin…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje.Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës. Haziri tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T14:11:57+01:00 Nga Brukseli vijojnë sinjalet pozitive për fillim të negociatave për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës këtë pranverë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen u zotua se para Samitit të Zagrebit, sipas saj historik, do të prezantohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së dhe se paralelisht me reformimin e metodologjisë do të fillojnë negociatat për anëtarësim me dy shtetet. Leyen kështu theksoi se muajt e ardhshëm janë veçanërisht të rëndësishëm për marrëdhënien mes BE-së dhe Ballkanit. Ne duhet ta prezantojmë metodologjinë përpara samitit. Është mundësi unike që Kroacia ka presidencën, për shkak të përvojës së freskët…

Lexo më Shumë