Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar në Beograd shefin e diplomacisë së autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki, i cili po qëndron për vizitë në Serbi.Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daçiq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës. “Ne i jemi mirënjohës Palestinës për mbështetjen parimore në lidhje me Kosovën, dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe sepse Palestina është shumë e vlerësuar, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në vendet e tjera”, ka thënë kryediplomati serb, transmeton REL.…
Author: almakos
Ish-deputeti, Muhamet Mustafa ka reaguar lidhur me deklaratat e shefit të diplomacisë palestineze, Riyad al-Maliki, i cili ka dal me qëndrim kundër Kosovës.Ky i fundit ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Mustafa, përmes një shkrimin në Facebook, ka treguar një rast kur kishte një takim me një biznesmen nga shteti i Palestinës. “Në bisedën që kisha me një ndërmarrës nga Palestina, në një panair te Ushqimit në Dubai, në shkurt te vitit te kaluar. Kur…
Ministria e Punëve të Jashtme ka vazhduar me rehatimin e familjarëve të anëtarëve të partisë, AKR-së, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.Vëllai i Gent Begollit, Gramos Begolli, është emëruar konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Kosovës në Hamburg, raporton KTV. Kjo konsullatë është hapur në gusht të 2019-s. “Pak ditë para fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 3 shtator të vitit të kaluar, Gent Begolli iu bashkua AKR-së së Behgjet Pacollit. KTV-ja ka provuar të vë kontakt me Gent Begollin, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit, nëse aderimi i tij në AKR, ndikoi që vëllai i…
Alsat 2020-01-09T19:13:57+01:00 Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë një makinë ka përplasur për vdekje një person që ka qen duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja siç mëson Alsat ka ndodhur në Shkup në rrugën Aco Shopov. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Loading…
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së Ferat Shala.Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, derisa ka shtuar se do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti. “Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka konfirmuar Shala, përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”. [embedded content]
Alsat 2020-01-09T17:59:17+01:00 Ka përfunduar takimi rreth dy orësh në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku mësohet se janë dakorduar për të vazhduar takimet. Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa kanë dal nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi, megjithatë, asnjëri nuk kanë folur për media.Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen. Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, ndërsa, më pas në ndërtesën e Kuvendit ka hyrë edhe Lutfi Haziri. Kurse, nga VV ka hyrë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. Megjithatë,…
Kërcënimet dhe thirrjet apo shtytjet në kryerjen e veprave penale terroriste përmes mediave sociale, shpeshherë kanë ndikuar që persona të caktuar të përfundojnë nën masa arresti apo edhe në procese gjyqësore.Dy javët e fundit, për të paktën dy persona, policia ka raportuar se kanë përfunduar nën masën e ndalimit për shkak të përdorim të gjuhës kërcënuese. Rasti i parë, kishte të bënte me Haxhi Hotin, i cili kërcënoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shkruar se “Albin Kurti i ka dy rrugë: Ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”. Kurse rasti i dytë kishte të bënte me një grua, Ikballe…
Në Qendrën Klinike Universitare dikush i ka vjedhur sot gjatë ditës dy çanta Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokumentacionet e djalit të saj që vuan nga leukemia.Lajmin për vjedhjen e ka dhënë vetë Boqolli, ndërkohë para pak minutash ka njoftuar se brenda QKUK-së është gjetur vetëm çanta ku ishin pasaporta e saj dhe e djalit, ndërkohë çanta me dokumentacione të djalit të saj nuk është gjetur. Blerina Boqolli, ka njoftuar se çanta e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, por thotë se ajo që i duhet është ajo me dokumentacionet…
Alsat 2020-01-09T16:08:24+01:00 Zëvendësministrja teknike e financave, Gordana Dimitrijeska Koçoska akuzon se obstruksionet në vendin e punës i bëhen për të fshehur dhe shtrembëruar të dhënat reale në ekonominë maqedonase. Ministrja shtesë sot në një konferencë për shtyp tha se i njeh mirë ligjet dhe kërkoi që të gjitha dokumentet që shërbimet ia dorëzojnë ministres Nina Angelovska, t’ia dorëzojnë edhe asaj personalisht. Taksa e fitimit është shembulli më i mirë në kohët e fundit për atë se çfarë situate kemi në ekonomi. Sipas realizimit të taksës së fitimit kemi një ulje prej 24.5 përqind të taksës së fitimit në krahasim me…
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava janë renditur në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, raporton Express.Në edicionin e vitit 2020, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, derisa Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës. “Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin…
Alsat 2020-01-09T15:15:08+01:00 LSDM ka dorëzuar në Kuvend propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, me të cilin synon që veprat penale të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të mos vjetërsohen lehtë. Deputeti Aleksandar Kiracovski, deklaroi se ky propozim pason pas shpëtimit nga përgjegjësia e Nikolla Gruevskit për rastin “Trajektorja”. Kjo do të thotë se nëse do të pranohet zgjidhja ligjore, vjetërsimi absolut i ndjekjes penale do të vlejë kur do të kalojë periudhë tre herë më e gjatë nga dënimi i paraparë për atë vepër. Plotësisht në ligj do të shtohet aline e re e cila parashikon që nëse…
176 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani ukrainas në afërsi të Teheranit. Autoritetet iraniane ndërkohë kanë gjetur ‘kutitë e zeza’ të aeroplanit, megjithatë të njëjtat refuzojnë që t’ia japin Ukrainës, derisa kërkojnë një palë të tretë që mund t’ia dorëzojnë.Ndërkohë tashmë po flitet për katër teori se s’i mund të ketë ndodhur incidenti me aeroplanin ukrainas në Iran. Autoritetet ukrainase tashmë po kërkojnë gjurmë të mundshme të ndonjë rakete ruse që mund të ketë rrëzuar aeroplanin. Një gjë të tillë e ka thënë Sekretari i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, pasi hetuesit iranian…

