Author: almakos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për ministrat në detyrë, që janë zgjedhur edhe deputetë, por, që nuk kanë dorëzuar ende mandatin, raporton Gazeta Express.Haradinaj ka thënë se nga kabineti qeveritar janë vetëm dy ministra që deri më tani kanë paraqitur dorëheqjen. Të tjetër janë duke vazhduar në pozitat që kanë në qeverinë Haradinaj, që tash e sa muaj po funksionon si qeveri e dorëhequr. Haradinaj thotë se nuk është në detyrën e tij që të vendosë se a do të dorëzojnë mandatin për t’u betuar si deputetë të Kuvendit. “Unë kam qenë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T12:37:34+01:00 Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës katër të mëngjesit në autostradën Tetovë-Shkup. “Në aksident kanë mare pjesë dy makina, njëra me targa të Strumicës dhe një tjetër me targa të Tetovës. Pas aksidentit vozitësi nga Strumica ka marrë lëndime të rënda trupore derisa ata të cilët kanë qenë në veturën me targa të Tetovës, kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore”, kështu njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski. Tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës, ndërsa zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë dale në vendngjarje dhe kanë kryer hetime. Loading…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka vendosur që t’ia lehtësojë Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave. Një vendim i tillë po shihet si një hap përfundimtar që mund të çojë drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të ish-republikës sovjetike në Zonën Schengen, raporton Gazeta Express.E një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos në twitter, duke qenë se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor, edhe përkundër faktit se Prishtina zyrtare ka përmbushur kushtet për liberalizim. Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T11:41:35+01:00 Zëvendësministrja Slavjanka Petrovska, nuk ka nënshkruar vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit si kryeshef i Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. Petrovska e konfirmoi këtë për Alsat. Ajo thotë se ka pranuar gjithsej 11 vendime të ministrit por ka nënshkruar vetëm 10 prej tyre, duke skualifikuar Stavrevskin. Stavrevski nuk është pranuar për shkak se ka qenë këshilltar i ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe dëshmitar për rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku”. Propozimi për emërimin e tij ka qenë i ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev, kuadër i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja kurse zëvendësministrja Petrovska, është kuadër i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka paraqitur raportin vjetor të punës për vitin që lëmë pas, ku tha se kanë arritur t’i zgjidhin 17,600 lëndë, ku prej tyre 4 mijë kanë qenë të bartura nga viti 2018.Sukses e ka konsideruar edhe zvogëlimin numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura, pasi në vitin 2019 janë zgjidhur 1300. Sipas tij, puna më e madhe gjatë këtij viti është bërë në divizion civil, ku janë kryer më shumë se 3 mijë lëndë. Lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto”, Shala tha se në momentin që do pranojnë ankesë nga Prokuroria, do të…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për…

Lexo më Shumë

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë e banorëve të Kosovës janë nën moshën 25 vjeç dhe pothuajse gjysma i përket gjinisë femërore.Megjithëse bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare – të reja, të talentuara e të guximshme – vazhdojnë ta bëjnë Kosovën të njohur me arritjet e tyre mahnitëse, e jo me mosmarrëveshje politike. Uta Ibrahimi është një prej këtyre grave të mahnitshme, e cila nuk ka frikë nga asnjë sfidë që i del përpara. Në vitin 2017 ajo u bë femra e parë nga Kosova…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-10T08:35:31+01:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionet për financim dhe buxhet dhe për arsim dhe shkencë e sport. Në Komisionin për financim dhe buxhet në rend dite janë 18 Propozim- ligje në lexim të parë. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet e ligjeve për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës, për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, për rezervat e mallrave, paraqitje të evidencës së obligimeve, për taksat administrative, eksproprijim dhe Ligjit për realizimin e sendeve me pronësi shtetërore…

Lexo më Shumë

Me rrahje dhe të shtëna armësh është përballur një 52-vjeçar në Prishtinë mbrëmë rreth orës 18:00.Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se A.B është rrahur nga dy persona, njëri prej të cilëve ka shtënë me armë, e tjetri po me armë e ka goditur atë në kokë. Policia ua ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, ndërsa ata nuk janë gjetur aty. Ndërkohë bëhet e ditur se babai i tyre ka deklaruar se ka qenë prezent kur dy djemtë e tij i kanë rrahur 52-vjeçarin A.B dhe 56-vjeçarin K.B. Pas rrahjes, A.B ka pranuar tretman mjekësor. Siç mëson Gazeta Sinjali, motivi…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka folur për dështimin e dy partive që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të parat që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.Geci ka thënë se marrëveshja mes këtyre dy partive natyrisht se do të arrihet për shkak se asnjëra palë nuk kanë nga të shkojnë, përpos se të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, shkruan Reporteri.net. Ndër të tjera Geci ka thënë se marrëveshja do të arrihet kur Vetëvendosje të thotë: “La ilahe ilallah Amerika resulullah”. Ai këto deklarata i ka bërë referuar takimit të fundit që delegacioni i LDK-së kishte me të dërguarin…

Lexo më Shumë

Mamaja arrin të largohet nga shtëpia dhe të shpëtojë vetëm një nga dy fëmijët, atë 5-vjeçar ndërsa tjetri 7-vjeçar, humbi jetën mes flakëve.Kjo ishte tragjedia e ndodhur në Servigliano, një qytet i vogël në provincën e Fermo, ku zjarri i mori jetën një vajze të vogël, të një familjeje, babai i të cilëve ishte nga Kosova. Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi atë duke e nxjerrë jashtë. Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë një tjetër, por flakët bllokuan…

Lexo më Shumë

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të enjten një rezolutë që do të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë me Iranin.Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se urdhri që dha zoti Trump për sulmin me dron që vrau javën e kaluar gjeneralin iranian Qasem Soleimani, u bë pa u këshilluar me Kongresin. Zyrtarë të administratës informuan një ditë më parë Kongresin mbi këtë çështje, por duket se ligjvënësit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se sa i justifikuar ishte sulmi. “Nuk është e pranueshme për zyrtarët brenda qeverisë që të na thonë se ne nuk…

Lexo më Shumë