Dymbëdhjetë persona kanë vdekur pas përmbytjes së anijes me të cilën po lundronin. Ngjarja ndodhi në ujërat perëndimore të Greqisë.Roja bregdetare greke njoftoi se 21 persona janë shpëtuar të gjallë nga kjo anije, por shifra e të vdekurve ishte njëra prej më të lartave në muajt e fundit. Autoritetet dërguan anije dhe helikopterë në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për të kërkuar më shumë të mbijetuar të mundshëm. Besohet se në këtë anije ndodheshin rreth 50 persona. Policia detare e Greqisë shpesh përballet me anije imigrantësh që vijnë nga ujërat e Turqisë, por fatkeqësitë në pjesën perëndimore të ujërave janë…
Author: almakos
Ilustrim Alsat 2020-01-11T13:11:00+01:00 Sot rreth orës 10:30 në bulevardin “JNA”, në banesën nën pronësi të 42-vjeçarit D.P. ka shpërthyer zjarr, nga shkaqe deri më tani të panjohura. Në banesë është gjetur trupi i pajetë i pronari (D.P). Ekipi i zjarrfikësve të Shtipit ka arritur të shuan zjarrin. Policia po kryen hetimet në vendngjarje./Alsat Loading…
Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas një vendimi të institucioneve të drejtëisë të Bjellorusisë që të dënojnë me vdekje dy persona.Bëhet fjalë për dy vëllezërit Ilya dhe Stanislav Kostev. Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë për të dënuar me vdekje dy persona është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu konkluzioneve të Këshillit të cilat ndalojnë aplikimin e dënimit me vdekje. Stano thotë se BE-ja e dënon aplikimin e një vendimi të tillë në çfarëdo rrethane.Ndër të tjera në reagimin e tij Stano ka thënë se është mirë që Bjellorusia të bëjë…
Profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për temperaturat e ftohta që do të kaplojnë vendin përgjatë ditëve në vijim të muajit janar duke thënë se në gjysmën e dytë të këtij muaji, temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë celcius.Tahirsylaj thotë se gjatë ditëve në vijim do të ketë një ulje më të madhe të temperaturave, si ato minimale edhe të atyre maksimale. Ndryshe, dimri i këtij viti po duket të jetë më i butë krahasuar me stinët dimërore nga vitet e kaluara. Temperaturat këtyre ditëve janë sillur nga +7 deri tek ajo më e ulëta -10. Profesori…
Tashmë e dijmë për lojën shpërblyese me virale në treg e cila organizohet nga rrjeti i supermarketeve, Interex.Së fundmi ata kanë organizuar përsëri lojën ’60 sekonda’ dhe komenti fitues do të shpallet të Martën (14 Janar) drejtëpërdrejtë në faqen zyrtare të Interex në Facebook. Për t’u bërë pjesë ndiqni përshkrimin dhe rregullat në postimin e lojës shpërblyese ’60 sekonda’. [embedded content]
Alsat 2020-01-11T09:42:54+01:00 Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Prilepit mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se burri ka qëlluar me armë zjarri për vdekje gruan e tij dhe nënën e saj, ndërsa ka plagosur gjyshin e gruas. Siç mëson Alsat, rreth orës 08:05 në rrugën “Aleksandar Makedonski” janë dëgjuar të shtëna me armë në shtëpinë e (T.K.). Policia ka dalë në vendngjarje ku ka gjetur gruan A.P.(41) dhe nënën e saj T.K. të plagosura, ndërsa në dhomën tjetër është gjetur P.K., gjyshi i A.P. i plagosur në pjesën e stomakut. Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e (A.P.)…
Ligji kundër duhanit po hynë në vitin e shtatë të miratimit të tij, por nuk po gjen zbatim si pasojë e dështimeve të mekanizmave në implementimin e këtij ligji.Shkelësi më i madh vlerësohet të jetë sektori i Gastranomisë prej 80%, prej të cilave prinë klubet e natës me 100% kafiteritë mbi 80% dhe restorantet me 60%. Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), thotë për Ekonomia Online se ligji kundër duhanit është i pazbatueshëm, e siç thotë ai në rënien e zbatimit kanë ndikuar numri i madh i zgjedhjeve nga të cilat politikanët përfitojnë qytetarin…
Alsat 2020-01-11T08:50:31+01:00 Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet borë, veçanërisht pasdite dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Në orët e mbrëmjes borë të kohëpaskohshme do të ketë në disa vende më të larta. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 5 deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura…
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë “Boeing”, Dennis Muilenburg, i cili u shkarkuar gjatë krizës më të rëndë në historinë e gjigantit amerikan, do të largohet me aksione dhe pension që e kanë vlerën e më shumë se 60 milionë dollarëve.“E falënderojmë Dennis-in për 35 vjetët në shërbim të kompanisë Boeing. Para largimit, ai i ka marrë benefitet të cilat i kanë takuar me kontratë dhe nuk ka marrë ndonjë bonus vjetor për vitin 2019”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie. Gjiganti “Boeing” u përfshi nga kriza pasi dy aeroplanë të tipit “737 Max” u përfshinë në dy aksidente fatale, ku…
Në qytetin e Prizrenit më 11 janar të vitit 2014 , u mbajt takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo mbledhje e përbashkët që nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u cilësua historike, ndodhi për herë të parë në historinë e dy shteteve.Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”. Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar. Ata u pajtuan që të themelojnë edhe një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës. Mbledhjen e përbashkët të…
Shqiptarët që duan të shkojnë në Gjermani duhet t’i dinë disa gjëra edhe pas 1 marsit, kur do të hyjë Ligji për punëtorët e kualifikuarSë fundmi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale…
Një delegacion i Listës Serbe, në krye me Goran Rakiqin, ka marrë pjesë në pritjen për Kërshëndellat ortodokse, të organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.Nga ky subjekt politik kanë bërë të ditur se kanë ftuar për vizitë të serbëve në Kosovë, Dodikun dhe kryetarin e Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq. Sipas komunikatës, Dodik ka thënë se “është e papranueshme qasja e bashkësisë ndërkombëtare, e cila po i toleron autoritetet e Prishtinës në moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave serbe si dhe vendosjes së taksës anticivilizuese me të cilën…

