Author: almakos

Sot rreth orës 22:00 është arrestuar njëri nga personat e dyshuar që e ka kërcënuar prokuroren Drita Hajdari.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani “Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë Kelani për Gazetën Express. “Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante…

Lexo më Shumë

Derivatet me të cilat lëvizin automjetet në Kosovë nuk pritet që të shtrenjtohen për shkak të tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.Kështu së paku thonë në shoqatën e naftëtarëve të vendit. “Sa i përket çmimit, ditët e fundit edhe në Kosovë, ka reflektuar BERZ’a. Çmimet prej konfliktit deri më sot, janë në rënje e sipër, nuk janë në rritje”, thotë kreu i shoqatës së natarëve, Fadil Berjani. Ai tha se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion. “Dua të theksoj se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke…

Lexo më Shumë

Numri i përdoruesve të drogave vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë. Kështu të paktën thotë edhe një raport i Avokatit të Popullit.Ndërkohë, Avokati i Popullit, Hilimi Jashari, vlerëson se është shqetësuese rënia e moshës mesatare të përdoruesve të drogave, raporton T7. Jashari thotë se është e domosdoshme rregullimi i një qendre ku do të sistemoheshin personat që janë të varur nga droga. Shqetësuese, për Avokatin e Popullit, është edhe mungesa e të dhënave të përdoruesve të drogave në institucionet përkatëse. Ndërkohë, T7 ka pyetur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të ditur numrin të personave që kanë vdekur si pasojë…

Lexo më Shumë

Një motoçiklist është hedhur afro pesë metra larg, pasi u godit nga një makinë që po lëvizte në drejtim të kundërt në një rrugë në Sheffield të South Yorkshire (Britani).Veshja e duhur i shpëtoi jetën 35-vjeçarit, që u godit nga automjeti që po lëvizte me mbi 150 kilometra në orë. Ai ka pësuar thyerje të shpinës. Në pamjet rrëqethëse, shihet se si përplasja e hedh atë në largësi, ndërsa një makinë tjetër rrezikon ta shtypë. Si pasojë e aksidentit, shoferi i mjetit është dënuar me 16 muaj burg, pasi pranoi se shkaktoi lëndim serioz, për shkak të drejtimit të gabuar.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-11T19:10:31+01:00 Vetëm pak ditë nga rrëzimi i avionit në Iran ku mbetën të vrarë 176 persona, komandanti i forcave ajrore iraniane u shpreh se ai dha urdhër për ndërprerjen e të gjithë fluturimeve nga kompanitë derisa të qetësohej tensioni me ShBA-në. Por ky urdhër nuk është vënë në zbatim nga personeli i këtyre kompanive. Në një konferencë për shtyp gjenerali Amir-ali-Hajizadeh u shpreh se Irani e goditi avionin me raketë pasi i druheshin një sulmi nga ShBA. Operatori i mbrojtjes identifikoi avionin por nuk arriti të lidhej me qendrën e aviacionit iranian për të konfirmuar nëse ai ishte apo…

Lexo më Shumë

Nga ky muaj, në kryeqytet do të shtrenjtohen çmimet për parkim të automjeteve në vende publike, sidomos në qendër.Për këtë shumë qytetarë po ankohen se shtrenjtimi i çmimeve për parkim është i paarsyeshëm. Ata thonë se çmimi prej 1 eurosh për një orë parkimi në qendër është shumë i lartë, derisa tarifën ditore prej 7.50 eurosh e vlerësojnë si të papërballueshme. Koha maksimale për parkim në zonën e parë është dy orë, derisa parkingjet do të jenë me pagesë nga ora shtatë e mëngjesit deri pas mesnatës, raporton 038 në KTV. Të dielave dhe gjatë festave parkingjet do të jenë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-11T17:49:51+01:00 Zëvendës- ministrja plotësuese  e MPB-së, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi kallëzim penal për punë jo- profesionale dhe të pandërgjegjshme të ministrit teknik, Naqe Çulev. Ajo ka reaguar se Çulev dje i ka ndërprerë urdhrat e nëpunësve në njësi tjera organizative. Me këtë, Petrovska thotë se Çulev e ka vënë në rrezik sigurinë e shtetit. Petrovska thotë se nuk do të ketë kush të sigurojë disa ambasada si dhe rezidencën e ambasadorit të BE-së. Sipas saj, kalimi kufitar Jazhincë, nuk do të mund të funksionojë. Loading…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi po konsideron se Albin Kurti është politikan i papërgjegjshëm dhe frikacak. Po thotë se lideri i VV’së po frikësohet të marrë mandatin për krijimin e Qeverisë, gjë që nuk ka ndodhur më herët me asnjë prej fituesve të zgjedhjeve.Besnik VELIU Sipas zyrtarit të lartë të PDK’së historia politike e Kosovës nuk ka parë një frikë të tillë të ndonjë politikani për t’u mandatuar. “Albin Kurti është politikani më i papërgjegjshëm në skenën tonë politike. Me vite të tëra e ka dëshmuar këtë në opozitë e po e dëshmon edhe tash me ikjen e tij nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-11T16:29:33+01:00 Tragjedi familjare në Prilep ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një qytetar i Prilepit ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj ndërsa ka plagosur dhe vëllain e bashkëshortes. Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllanë e bashkëshortes së ndjerë të tij janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore. Prokuroria Publike ka bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes , ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, pasi si pasojë e marrëdhënieve të jo të mira bashkëshortore ai jetonte i…

Lexo më Shumë

Rreth 450. 000 qytetarë të Kosovës votuan për ndryshim, kurse 2 qytetarë nuk po merren vesh për të nisur ndryshimin. Ti më jep mua Kryetarin e Kuvendit, unë të jap ty Presidentin, ti më jep mua Ministrinë e Punëve të Brendshme, unë të jap ty atë të Financave. A, jo, këtë nuk mundem.Berat Buzhala Fillimisht katër orë takim. Pastaj dy orë takim. Pastaj asnjë orë takim. Pastaj intervista televizive nëpër media duke e akuzuar njëra palë palën tjetër që po e bllokon arritjen e marrëveshjes. Pastaj çdo gjë nga e para. Kështu kaluan 3 muaj. Dy partitë më të mëdha…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-11T16:11:00+01:00 Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Stambollin.Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).Ende nuk ka të dhëna nëse termeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale. Loading…

Lexo më Shumë

Ish-kandidati për deputet i VV’së, Avni Zogiani, ka lëshuar akuza në drejtim të Partisë së Isa Mustafës, duke thënë se LDK është lazdruar pasi shoqëria provoi të amnistonte nga korrupsioni që ka bërë me partitë tjera.“LDK-ja u lazdrue qysh kur ne si shoqni provuem me e mbylle njenin sy per korrupsionin e saj te perbashket me partite tjera, dhe deshtem me besue se eshte parti e ndryshimit!”, ka shkruar Zogiani. Ky reagim i zyrtarit të VV’së ka ardhur në kohën kur Albin Kurti dhe Isa Mustafa po dështojnë të ndërtojnë një marrëveshje për bashkëqeverisje. Edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi…

Lexo më Shumë