Disa raketa kanë goditur bazën amerikane ajrore Balad, 80 kilometra larg kryeqytetit të Irakut, Bagdadin.Nga sulmet është raportuar se janë lënduar katër persona, të gjithë shtetas të Irakut. Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes tregojnë se trupat amerikane ishin larguar më herët nga baza dhe ishin rivendosur në vende vende më të sigurta në Irak. Nuk është e qartë ende se kush e ka kryer këtë sulm. /Express/
Author: almakos
Një pjesë e rrugës “Aleks Buda” në Prishtinë mbeti e pa asfaltuar, përkundër kërkesave të shumta të banorëve.Tash e një dekadë, banorët e kësaj lagje hasin në telashe të tilla. Rruga në të cilën ata kalojnë çdo ditë, ka 10 vjet që është në këtë gjendje. Kjo pjesë e rrugës “Aleks Buda” në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës mbeti e pa asfaltuar, përkundër kërkesave të shumta të banorëve ndaj Komunës. “Kemi bërë kërkesa vazhdimisht, qysh 10 vitet e fundit pak ma të intensifikuara, në 2016 kemi bërë kërkesë zyrtare, prapë në 2018 e kemi dërguar një kërkesë me nënshkrime të banorëve,…
Rreth 3 mijë nënshkrime të mësimdhënësve nga i gjithë vendi i ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit nga Sindikata e Arsimit deri këtë të hënë.Përmes këtij peticioni, i cili Avokati i Popullit pritet t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese, po kundërshtohet vendimi i kësaj të fundit për pezullimin e Ligjit për Paga deri në muajin mars. Sindikata e Arsimit këtë veprim e mori bazuar në rregulloren e Kushtetueses, neni 57 paragrafi 10 dhe 11 i së cilës thotë se me kërkesë të palës në çdo kohë para vendimit të fundit, Gjykata mund të revokojë apo të ndryshojë vendimin që ka të…
Gjatë ditës u raportua objekti i Telekomit të Kosovës që ndodhet në Lagjen Dardania në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.Një gjë të tillë e ka demantuar vet drejtori i këtij institucioni, Bedri Istrefi. Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht pa asnjë pengesë a vështirësi dhe se qytetarët s’duhet të shqetësohen. “Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”. Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk…
Alsat 2020-01-12T18:15:10+01:00 Sot rreth orës 17:00 në fshatin Kamenjan të Tetovës përballë maketit “Duki”, 14-vjeçari me iniciale (E.M.) ka goditur me makinë 77-vjeçarin (K.E.), i cili është dërguar në Qendrën Mjekësore në Tetovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Policia po kryen hetimet në vendngjarje./Alsat Loading…
Dyshohet se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga flakëtGazeta Insajderi ka publikuar një video në të cilën shihet tym e flakë duke dalë nga objekti i Postës. Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo ata deri më tash kanë qenë të paqasshëm. Video nga vendi i ngjarjes:
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen me qendrat e partisë, ku është diskutuar për situatën politike në vend. Në këtë mbledhje, kreu i partisë, Albin Kurti, ka folur edhe për marrëveshjen me LDK’në, për te cilën ka thënë se po bëhet shumëçka që të arrihetKurti është shprehur se takimet me partinë e Isa Mustafës për një marrëveshje i ka nisur menjëherë pas zgjedhjeve. Derisa ka shtuar se partia e tij kishte premtuar se nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me partitë e PAN’it. Njëjtë thotë se ka vepruar edhe LDK’ja, pasi partia e Mustafës ka thënë se nuk do të…
Alsat 2020-01-12T16:10:08+01:00 Më në fund bie bora e parë në vende të caktuara, edhe pse në përgjithësi reshjet janë në vendet më të larta dhe malet. Në qendrën rekreative në Kodrën e Diellit reshjet janë më të dendura. Më të lumtur ndjehen më të vegjlit ndërsa më të prekur janë vozitësit të cilët duhet t’i vendosin pajisjet e dimrit. [embedded content] Shtresë e dëborës prej mbi 17 centimetër janë regjistruar në Mavrovë dhe Krushevë nëpër qytetet ka reshje të përzier të shiut dhe borës. Nga DPHM thonë që moti me lagështi do të përfundoj këtë fundjavë. Prej nesër, presin mot…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka besim as tek vetja por as tek Lidhja Demokratike e KosovësNë postimin e tij në Facebook, Syla ka shkruar se Vetëvendosje duhet të protestojë kundër liderit të saj, Albin Kurtit. “E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga? VV është mirë me protestu tash kundër Albinit”, ka shkruar Syla. Ky është statusi…
Alsat 2020-01-12T15:03:59+01:00 Në stacionin policor të Kërçovës sot në ora 08:55 është lajmëruar zjarr në një automjet udhëtarësh në rrugën “Arradhat partizane” në Kërçovë. Nga mbikëqyrja është konstatuar se bëhet fjalë për automjet udhëtarësh “Folksfagen Golf” me tabela të Kërçovës, pronë e personit G.M (64) nga Kërçova. Zjarri është shuar nga Njësiti territoriale kundër zjarreve në Kërçovë, informojnë nga SPB- Ohër. Loading…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka sqaruar se ‘dorëheqja’ e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik, nuk ka të bëjë me ndonjë çështje tjetër por me procesin zgjedhor të brendshëm që ka nis kjo parti.Sipas tij, në këtë proces zgjedhor do të kenë një delegat, një votë. “Ne i kemi shpallë zgjedhjet në parti edhe në fakt tash jemi në proces zgjedhor, por nuk ka të bëjë me dorëheqje. Ne i kemi aprovuar disa ndryshime në statutin e partisë, edhe zgjedhjet shkojnë një delegate një votë, duke besu që do të ndodhin…
Alsat 2020-01-12T14:07:53+01:00 Vetura të paregjistruara e me frena të prishur, vozitës pa leje vozitjeje dhe parkime vend e pa vend edhe përkundër gjobave të mëdha. Këto janë shkeljet që bëhen nëpër rrugët e Tetovës të cilat dita ditës, shënojnë rritje, duke shtuar kështu aksidentet por edhe numrin e viktimave në komunikacion. Vetëm gjatë muajit të shkuar nga rrugët e Tetovës, nga trafiku janë larguar 219 vozitës ndërsa janë konstatuar 1689 shkelje. [embedded content] Numri më i madh i aksidenteve në vitin e shkuar ka qenë shpejtësia e papërshtatshme me kushtet në rrugë, një ndër shkaqet e aksidenteve është edhe ndikimi…

