Author: almakos

Alsat 2020-01-13T19:57:56+01:00 Komisioni Europian pohon se nuk duhet të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtohet shpresat për hapjen e negociatave. Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Franca, Komisioni i ri Europian dhe Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Europian. Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në…

Lexo më Shumë

Kosova po përballet me mungesë të reshjeve atmosferike që një kohë dhe kjo ka ndikuar në ulje të niveleve të liqeneve, që si burime furnizojnë vendin me ujë të pijshëm.Parashikohet që edhe ditët e ardhshme të vazhdojë thatësia, sipas Prishtina Weather. Zonat anticiklonike mbi rajon do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell ditëve të ardhshme, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare. Për shkak të inverzionit termik që do të jetë i pranishëm në vise të ulëta, në këto pjesë do ketë mjegull, që mund të mbetet edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-13T18:49:17+01:00 Përplasje e ashpër mes pushtetit dhe opozitës mbi ligjin për kontrollin e drogave dhe substancave psihotrope.VMRO DPMNE akuzoi partinë në pushtet se insiston në miratimin e këtij ligji për shkak se disa nga funksionarët e partisë përfitojnë nga ky ligj. Deputeti Vllatko Gjorçev akuzoi ish kryeministrin Zaev se ai dhe njerëzit e tij të afërt janë të përfshirë në këtë biznes. [embedded content] Familja Zaev është e kyçur në dy kompani të cilat prodhojnë drogë. Ata janë plantazhe të familjes Zaev të cilat me praktikat që posedojnë dhe procedurat që zbatojnë, nga Maqedonia bëjnë plantazhe të mëdha ku…

Lexo më Shumë

Në Britaninë e madhe çështja e Princ Harry-it dhe Meghan zë faqet e para të mediave. Së fundi, mbretëresha Elizabeth ka pranuar një “periudhë tranzicioni”, në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex do të jetojnë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.Me anë të një komunikate për shtyp, Mbretëresha Elizabet thotë se “e mbështetë plotësisht” dëshirën e Harry dhe Meghan për “një jetë më të pavarur”, edhe pse shton se do të preferonte “që të vazhdonin të punonin me kohë të plotë për Familjen Mbretërore”. “Kemi rënë dakord që të ketë një periudhë tranzicioni ku të kalojnë kohë në…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur optimist se koalicioni në mes të LDK-së, dhe LV-së do të ndodhë, raporton Gazeta Express.Në një intervistë dhënë për emisionin Frontal në T7, Walker thotë se ka takuar sot në LDK, nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmanin, për të cilën kishte dëgjuar edhe më parë. “Kam takuar Vjosa Osmanin, kurrë më parë se kam takuar por kam dëgjuar shumë në diasporë për të. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të, por sot është hera e parë që e takova. Takova dy persona të tjerë nga LDK, të dytë doktor, një neurokirurg dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-13T16:57:29+01:00 Ministri i Brendshëm Teknik, Naqe Çulev shkon një hap prapa mbi urdhëresat e dhëna ditë më parë përmes të cilave ndaloi sistematizimin e punonjësve policorë nëpër departamente të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në takimin mes Çulev dhe zëvendësministres plotësuese Sllavjanka Petrovska është konstatuar që çështja të shqyrtohet nga Kontrolli i Brendshëm në MPB, organ i cili duhet të vërtetojë nëse urdhëresat e Çulev kishin qenë në bazë të duhur ligjore ose jo. Jo zyrtarisht si bazë për shqyrtimin e urdhëresave do të merren edhe praktikat e mëhershme gjyqësore.  Ministria e Punëve të Brendshme“Lidhur me telegramin me të…

Lexo më Shumë

Ish-ushtari, Miroslav Marcek ka pranuar se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurën e tij, Martina Kusnirova, krim që pati nxitur protestave masive në Sllovaki dhe ka rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico.Marcek i ka thënë Gjykatës Speciale Penale në Pezinok, në veri të Bratisllavës, se pranon fajin, duke synuar që t’i shmanget dënimit me vdekje. Marcek është akuzuar për vrasjen e gazetarit Kuciak, 27-vjeçar dhe të dashurës së tij në shtëpinë e tyre jashtë kryeqytetit, Bratisllavë në shkurt të vitit 2018. “Jam fajtor sipas Artikullit 1”, ka thënë Marcek para gjykatës kur është pyetur që të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-13T15:55:39+01:00 Përplasje mes deputetëve për shfuqizimin e lustrimit. Sot nuk është mbajtur seanca e Komisionit për sistem politik ku gjendet propozim- ligji. E njëjta nuk u mbajt për shkak të mospasjes së kuorumit. VMRO DPMNE fillimisht kërkoi që jo këshilltari i shtetit, por ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ta arsyetojë propozim- ligjin. Më vonë, deputetët e kësaj partie nuk u futën në sallë, ku si pasojë nuk kishte kuorum. Edhe pse kryesuesi i Komisionit, Aleksandar Kiracovski dha një orë pauzë për të pasur kuorum për punë, megjithatë kjo nuk ndodhi. E akuzoi VMRO DPMNE për sjellje destruktive dhe se…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të drejtohet në Gjykatë Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit të institucioneve të reja, si dhe të hapësirës kohore që ka partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të propozuar mandatarin. Të paktën, kështu kanë deklaruar nga presidenca në një përgjigje për Televizionin T7, raporton Gazeta Express.Kreu i LV-së, Albin Kurti përmes një letre të gjatë që i ka përcjellë sot presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ka kërkuar nga i njëjti që të mos bëjë presion për krijim të qeverisë së re, duke i kujtuar përgjegjësitë ligjore…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-13T15:15:37+01:00 Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, prej vitesh është në këtë gjendje, jashtë funksionit. Ministria e Transportit akoma nuk ka dhënë leje për përdorimin e teleferikut, pavarësisht se një përgjigje pritej deri më 10 janar. Nga ky dikaster sot nuk dhanë përgjigje, për dallim prej një jave më parë kur thanë se kërkesa për teleferikun është në shqyrtim. Pa përgjigje mbetëm edhe nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ish ELEM të cilët edhe pse janë pronarë dhe menaxhues të teleferikut me gjashtë ulëse, problemin e adresojnë tek Elem Turs. Këta të fundit thonë se presin përgjigjen…

Lexo më Shumë

Sllovakia pritet të jetë vendi i radhës evropian që bie nën ndikimin e së djathtës ekstreme. Sipas anketave më të reja, Partia e Popullit pritet të rritet në masë të konsiderueshme në zgjedhjet e muajit shkurt.Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki do të mbahen më 29 shkurt, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, e cila e kishte zënë vendin e pestë në zgjedhjet e vitit 2016, besohet se do të dalë e dyta në garën e këtij viti. Në mesin e politikave të kësaj partie janë themelimi i grupeve të armatosura për ta luftuar, siç thonë ata, terrorin e ciganëve dhe festimi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-13T14:05:57+01:00 Deputetët në Komisionin për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, assesi të fillojnë leximin e parë të propozim ligjit për shfuqizimin e Lustrimit. Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta, ndërkohë që VMRO-ja ka paralajmëruar se nuk do t’i mbështes këto ndryshime ligjore dhe se do të parashtroj edhe amendamente. Fillimisht VMRO-DPMNE-ja kërkoi që Ligjin ta elaboroj ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ose zëvendësi i saj dhe jo këshilltari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Për kërkesën e opozitës kreu i Komisionit, Aleksandar Kiracovski dha pauzë për tu konsultuar me ministren Deskoska. Pas kësaj pauze deputete e VMRO-DPMNE-së nuk…

Lexo më Shumë