Alsat 2020-01-13T14:05:57+01:00
Deputetët në Komisionin për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, assesi të fillojnë leximin e parë të propozim ligjit për shfuqizimin e Lustrimit. Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta, ndërkohë që VMRO-ja ka paralajmëruar se nuk do t’i mbështes këto ndryshime ligjore dhe se do të parashtroj edhe amendamente.
Fillimisht VMRO-DPMNE-ja kërkoi që Ligjin ta elaboroj ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ose zëvendësi i saj dhe jo këshilltari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Për kërkesën e opozitës kreu i Komisionit, Aleksandar Kiracovski dha pauzë për tu konsultuar me ministren Deskoska. Pas kësaj pauze deputete e VMRO-DPMNE-së nuk u paraqitën në sallë, kështu që puna e komisionit shtyhet edhe për një orë.
Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme që shteti të jep para për siç shprehen “kodoshët”. Nga ana tjetër deputetët e maxhorancës shprehen se kanë përmirësuar padrejtësinë mbi politikanët që kanë pasur mendim ndryshe nga ish pushteti.
Loading…




