Alsat 2020-01-13T15:55:39+01:00
Përplasje mes deputetëve për shfuqizimin e lustrimit. Sot nuk është mbajtur seanca e Komisionit për sistem politik ku gjendet propozim- ligji. E njëjta nuk u mbajt për shkak të mospasjes së kuorumit. VMRO DPMNE fillimisht kërkoi që jo këshilltari i shtetit, por ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ta arsyetojë propozim- ligjin. Më vonë, deputetët e kësaj partie nuk u futën në sallë, ku si pasojë nuk kishte kuorum. Edhe pse kryesuesi i Komisionit, Aleksandar Kiracovski dha një orë pauzë për të pasur kuorum për punë, megjithatë kjo nuk ndodhi. E akuzoi VMRO DPMNE për sjellje destruktive dhe se atyre i janë bashkëngjitur BDI dhe Partia Demokratike e Turqve.
Procesi i shfuqizimit të lustrimit të realizuar apo të parealizuar, duhet të vazhdoj dhe shpresoj që të gjithë bashkë do të gjejmë mënyrë dhe mundësi që kjo të realizohet. Këtë lloj të propozim- ligjit që e mundësojnë të drejtën elementare të njeriut që secili ta dëshmojë pafajësinë e tij, është imperativi i parë në shoqërinë tonë dhe një sjellje e këtillë joserioze nga këto tre parti politike që sot i përmenda, nuk lejohet në këtë institucion ligjvënës – deklaroi Aleksandar Kiracovski- LSDM.
Nga VMRO DPMNE paralajmëruan që do ta pengojnë shfuqizimin e lustrimit.
Ministra bënin lista se cilët persona, kundërshtarë politik duhet të përgjigjen para PSP-së dhe gjyqësorit. Ministra nga LSDM edhe sot i koordinojnë procedurat gjyqësore në gjykatat e vendit, për këtë arsye ata nuk kuptojnë çfarë bëjnë me këtë ligj për shfuqizimin e lustrimit. Sepse mentaliteti është i njëjtë, metodologjia është e njëjta dhe mënyra e veprimit është e njëjtë -tha Ilija Dimovski- VMRO DPMNE.
Krye- parlamentari, Talat Xhaferi tha që nuk e ka parë propozim- ligjin. Si deputet, ai në të kaluarën e ka mbështetur lustrimin.
Me propozim- ligjin që doli nga Ministria e Drejtësisë mundësohet ndërprerje të të gjitha vendimeve të miratuara nga Komisioni i shuar për verifikimin e fakteve dhe organeve të tjera kompetente. Me vendimin e propozuar ligjor, parashihet të lustruarit apo familjet e tyre të marrin kompensim financiar.
Igor Stefanovski
Loading…




