Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po te mos kishte ekzistuar përshkallëzimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht, u nxit nga Amerika.“Mendoj se po të mos kishte pasur tensione, po kishte përshkallëzim të situatës në rajon, ata shtetasit kanadezë do të ishin në shtëpi tani, pranë familjeve të tyre”, tha Trudeau në një intervistë për televizionin Global. “Komuniteti ndërkombëtar, shtoi ai, “ka qenë shumë i qartë mbi nevojën që Irani të mos ketë armë bërthamore, por në të njëjtën kohë e dinin mirë se duheshin menaxhuar tensionet…
Author: almakos
Zhvillimet e 26 dhjetorit kanë bërë që negociatat gati 3 mujore LDK-VV të kthehen në pikën zero. Kjo ka shtyrë dy partitë që t’i bëjnë oferta të reja njëra-tjetrës. Një ofertë e re kishte mbërritur nga selia e LDK’së në zyrat e partisë së Kurtit, ndërkohë këta të fundit pa iu treguar nëse e kanë pranuar ose jo, ua kanë kthyer një ofertë tjetër të re.Besnik VELIU Agim Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze, por Vjosa Osmani thotë se çfarëdo lëvizje që kë për qëllim afrimin e qëndrimeve duhet të vlerësohet si përpjekje serioze, dhe thotë…
Rreth nëntëdhjetë ditë kanë vendosur që t’i japin besë njëra tjetrës anëtarët e familjeve Mehmeti dhe Rafuna, pjesëtarët e të cilëve në shtatorin e vitit që shkoi u vranë me njëri-tjetrin. Por besa e dhënë nga ta përfundon vetëm pas 10 ditëve. Hoxha që po ndërmjetëson për pajtimin e këtyre dy familjeve, Fatmir Latifaj, ka dhënë detaje të reja për nismën e tij për pajtim rreth këtij rasti.Në shtatorin e vitit që e lamë pas, kryeqyteti u trondit nga një vrasje që ndodhi në pikë të ditës në Prishtinë. Pjesëtarët e familjes Rafuna e asaj Mehmeti-fqinj me njëri-tjetrin u përfshinë…
Alsat 2020-01-14T15:55:49+01:00 Kryeministri Oliver Spasovski, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për zbatimin e gjuhëve, vlerëson se zbatimi i tij vijon sipas parashikimeve. Miratimin e ligjit ai e quan si hap të guximshëm për zgjidhjen e problemeve nga e kaluara. [embedded content] Duhet të jemi të kënaqur që kjo Qeveri solli vendime shumë të guximshme me qëllim që të zgjidhen çështjet që gjatë viteve te kaluara kanë qenë problematike. Sigurisht, që zbatimi i këtij ligji është i rëndësishëm. Ai shkon sipas dinamikës së paraparë dhe në bazë të asaj që punohet në trupit koordinues- deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.…
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se amerikani me prejardhje egjiptiane, Moustafa Kassem, ka vdekur në një burg të Egjiptit, ku po mbahej që nga viti 2013.Prokurori i shtetit në Egjipt tha se Kassem vdiq në një spital të Kajros, duke shtuar se është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë për ta zbuluar shkaktarin e vdekjes. Amerikani kishte hyrë në grevë dhe përdorte vetëm lëngje në shenjë proteste. Në katër ditët e fundit të jetës, ai e kishte ndërprerë edhe pirjen e lëngjeve. “Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e qytetarit amerikan, Moustafa Kassem, i cili ka qenë i burgosur në Egjipt”,…
Alsat 2020-01-14T15:16:09+01:00 Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen bëri thirrje që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një perspektivë europiane. Gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian ku u paraqit programi i presidencës kroate, presidentja Von Del Leyen, theksoi se negociatat duhet të hapen pasi si Maqedonia e Veriut, ashtu dhe Shqipëria i përmbushën detyrat e përcaktuara. Brenda disa javësh Komisioni do të paraqesë metodologjinë e re të zgjerimit në mënyrë që ne të diskutojmë modernizimin i cili është shumë i nevojshëm, por më e rëndësishmja është t’iu japim miqve tanë në Ballkanin Perëndimor një perspektivë europiane, duke filluar bisedimet…
Organet e sigurisë në Gjermani i kanë filluar filluar disa bastisje kundër militantëve të dyshuar islamikë në katër rajone për shkak të dyshimeve se ata kanë planifikuar akte të dhunshme serioze, bënë të ditur prokurorët gjermanë.“Kërkimet janë duke vazhduar dhe lidhen me të dyshuarit me prejardhje çeçene”, thuhet në njoftimin e prokurorit të përgjithshëm në Berlin. Policia është duke i zhvilluar aksionet në Berlin, Brandenburg, Thuringia dhe Rhine. Personat e dyshuar janë nga mosha 23 deri 28-vjeçare dhe besohet se i kanë vënë në shënjestër disa lokacione për sulme të mundshme. Këto dyshime kishin lindur pas gjetjes së disa fotografive…
Alsat 2020-01-14T13:51:43+01:00 Deputetja nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së javën që vjen do të parashtroj ligjin që parasheh masa kundër ndotjes së ajrit. Ligji pritet të hyn në fuqi nga 2021 ndërsa është paraparë që me këtë ligj ndotja e ajrit të zvogëlohet për 50 përqind. Emilia Aleksandrova tha se me këtë ligj do të kërkojnë ndalimin e ngrohjes me dru dhe vendosjen e masave të plota ekologjike për institucionet dhe shtëpitë. “Me këtë ligj do të fillojmë ndërprerjen e përdorimit të thëngjillit, naftës, naftës së papërpunuar dhe ngrohjes me dru. Do të kërkojmë vendosjen e stufave me pelet, subvencionim…
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministritë të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian, Qassem Soleiman ishte takuar me Ivica Daçiq gjatë një vizite në Serbi, ku edhe finalizuan ‘marrëveshjen për shitjen e armëve’Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se DaçiQ dhe Soleimani shitnin armë tek miliatantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban. “Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban. Dacic i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të…
Alsat 2020-01-14T13:09:17+01:00 Bashkimi Demokratik për Integrim është pro lustrimit paralelisht të zgjidhet edhe çështja e ish të burgosurve politik. Kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, pasi dje nuk morën pjesë në seancën ku do të shqyrtohej Propozim ligji për shfuqizimin e Lustrimit. “BDI është për lustrim sepse edhe e kemi votuar Ligjin për Lustrimin, por dëshirojmë që për këtë të ketë debat më të gjerë. Po ashtu dëshirojmë të hapet edhe çështja e ish-të burgosurve politik dhe paralelisht të zgjidhet edhe çështja e ish të burgosurve politik nga sistemi komunist”, deklaroi deputeti Ismaili./Alsat Loading…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikës, raporton Gazeta Express.“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA (3 nëntor), do të ketë progres në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, progresi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Kështu që ne do të punojmë në mbështetje të dialogut”, ka thënë Godfrey për Vercenje Novosti, transmeton Gazeta Express. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 kur Kosova kishte vendosur taksën 100 % ndaj produkteve me…
Alsat 2020-01-14T11:54:01+01:00 Sot rreth orës 10:35 është grabitur një barnatore në rrugën Xhon Kenedi në Shkup. Një person me thikë ka kërcënuar punonjësit e barnatores duke grabitur 2.500 dentarë nga kasa. Policia po punon në kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë regjistruar dy grabitje, njëra në një market në rrugën “Gjorgji Pop Hristov”, tjetra në një kazino në lagjen e Kisela Vodës. Loading…

