Qytete të mëdha në një sërë shtetesh ballkanike janë goditur nga nivele të rrezikshme të mjegullës ditëve të fundit, duke nxitur zemërim në mesin e qytetarëve dhe paralajmërimeve zyrtare për të qëndruar në hapësira të brendshme dhe për t’ju shmangur aktiviteteve fizike.Qeveria e Serbisë ka thirrur mbledhje urgjente për të adresuar problemin të mërkurën, pak kohë pasi nivelet e ndotjes së ajrit nxitën masa emergjente në Sarajevë. Një raport i vitit të kaluar nga Programi për Ambient i OKB-së tha se Sarajeva ka ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa mesatarisht njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor humbin deri në…
Author: almakos
Alsat 2020-01-15T17:26:19+01:00 Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Ky ishte mesazhi eurokomisionerit për zgjerim, Oliver Varhejn në vizitën e parë të tij në Shkup. Pas takimit me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, Varhejn theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm në sferën e reformave duke shprehur mirënjohjen e tij edhe për Marrëveshjen e Prespës. Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar. Duhet patjetër…
Oferta e fundit e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion, është shndërruar në një pikë përplasjeje mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit.Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze dhe tendencë të VV’së për nëpërkëmbje të LDK’së, ndërkohë Osmani ka thënë se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë. Për këtë përplasje nënkryetarësh ka folur sot edhe kreu i partisë, Isa Mustafa, duke mos u pozicionuar pro asnjërit. E në këtë kohë tensionesh brenda partisë, një mesazh është munduar ta dërgojë edhe ish-ministri i…
Alsat 2020-01-15T16:44:15+01:00 Baraka numër 12 në rrugën “Bosna i Hercegovina” në Butel nuk do të prishet. Pas publikimit të storjes në Alsat se njerëzit që jetojnë në baraka do të mbeten në rrugë, Shoqata aksionare për ekonomizim ndërpreu të gjitha punimet ndërtimore. Plani ishte që këtu të ndërtohet godinë sociale, me 312 banesa. SHAEOB si një kompani me përgjegjësi shoqërore vendosi të mos e prishë barakën në fjalë. Shoqëria jonë nuk do të lejojë që asnjë person të mbetet pa shtëpi. Kjo praktikisht do të thotë që asnjë veprim nuk do të merret derisa të zgjidhet statusi përfundimtar i të…
Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.Shefi i Kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e Zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti. Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi ishte për dy mandate Zëvendës Shef i Stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Më parë, Avni Bytyçi ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse. Në…
Alsat 2020-01-15T16:06:26+01:00 Komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhejn pas takimit me kryeministrin teknik Oliver Spasovski theksoi se muajve në vijim do të shtohet bashkëpunimi dhe puna e përbashkët me kryeministrin maqedonas me qëllim që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat për anëtarësim në BE. Varhejn theksoi se po përgatitet , siç tha ai një pako me propozime të reja që do të kenë një qasje të re, qasje këto që siç tha ai do të duhet të jenë më të sigurta, të parashikueshme dhe me dinamikë më të madhe dhe politikisht më objektiv, principe këto që do të përmirësojnë procesin…
As bora e as temperaturat e ulëta nuk po ia lenë shenjë përmirësimit të cilësisë së ajrit të ndotur në Kosovë. Si pasojë, Prishtina, vazhdon të mbesë kryeqyteti më i ndotur në botë.Cilësia e ajrit në PrishtinëSikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat. Gjatë gjithë ditës së sotme kryqtyeti është kapluar nga ndotja enorme e ajrit, shkruan Gazeta Express. Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 153 PPM. E ndërkohë sipas matësve të tjerë të ajrit, Kosova për…
Alsat 2020-01-15T14:57:03+01:00 Një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti nuk gjen zbatim tek rreth 99% e institucioneve në vend. Nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thonë se disa ministri si ajo e Financave, e Punëve të Jashtme apo Për Punë dhe Politikë Sociale, nuk kanë kërkuar aspak ndihmë për zbatimin e Gjuhës Shqipe. Këtë e them me shumë përgjegjësi, Gjuha Shqipe në institucionet që udhëhiqen nga maqedonasi, ka më pak interesim për zbatim, por nuk dua t’i amnistoj as edhe disa udhëheqës shqiptar. Nga sot, çdo Institucion, çdo dokument…
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, në profilin e tij në ‘facebook’, ka publikuar disa dokumentacione dhe fotografi të autorëve të Masakrës së Reçakut.“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut.#Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj. Publikimi i këtyre të dhënave nga Zyberaj vjen në 21 vjetorin e përkujtimit të një prej masakrave më të tmerrshme të kryer nga aparati shtetëror serb ndaj civilëve shqiptarë./GazetaExpress/ [embedded content]
Alsat 2020-01-15T13:46:44+01:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i pyetur nëse do ta presë Nikolla Gruevskin në aeroport në rast se partia e tij fiton zgjedhjet dhe formon Qeveri, u përgjigj se do të hetojë se kush e ndihmoi atë të arratiset. Mickoski shtoi se në këtë vend ekziston ligj i cili duhet të respektohet dhe cilido që ka gabuar para ligjit, qoftë Gruevski, Mickoski ose Zaevi duhet të përgjigjet. Këto komente Mickoski i bëri në emisionin “Magazina Ekonomike” që do të transmetohet sonte në ora 22:00. Loading…
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka konfirmuar aktakuzën në rastin ku Alfred Gjugja, akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kurse Prek Gjugja, akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes.Kjo gjykatë, të mërkurën, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve, për hudhjen e aktakuzës në këtë rast. Në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur, mbrojtësit i të akuzuarit Alfred Gjugja, avokati Ndrecë Dodaj, deklaroi se mbetet prapa kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të cilën e ka parashtruar në formë të shkruar, duke kërkuar që aktakuza…
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka kontaktuar sot me telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me atë serb Aleksandar Vuçiq ku ka theksuar nevojën që këto dy vende të rifillojnë dialogun.Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, ka folur me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe gjithashtu rëndësinë e punës për rifillimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë. Në komunikatën për media, thuhet se ai konfirmoi vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal si lehtësues i dialogut, dhe mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së. Joseph Borrell ka kontaktuar në mënyrë të veçantë…

