Alsat 2020-01-16T09:45:42+01:00 Një pjesë e komunave Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Sopishte nesër do të jenë pa energji elektrike. Siç komunikoi Qendra për menaxhim me kriza, me njoftim të marrë nga EVN nga ora 9 deri në 14 pa energjia elektrike do të mbeten pjesë të fshatit Batincë dhe një pjesë e fshatit Lubosh tek marketi Rajser dhe marketi “Cvet Kompani” në Komunën e Studenicanit. Nga ora 9 deri në ora 10 pa nesër pa energji elektrike do të jetë pjesë e fshatit Vollkovë – rrugët 19, 21, 23, 79, 81, 83 dhe 100 në Gjorçe Petrov, dhe nga 8:30 –…
Author: almakos
Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, tash e 21 vjet që asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvejtor Kuka qëndron i pari, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe duke i prirë masësKuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të. Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetërohen kurrë për të. Në…
Alsat 2020-01-16T08:51:43+01:00 Dukshmëri të zvogëluar në akset rrugore për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në akset rrugore Tetovë-fshati Gajre, Kulla-Katllanovë, Ohër, Strugë, Shtip dhe dukshmëri deri në 100 metra ka në Stracin, Saramzalinë, Veles, Makedonski Brod, Kriva Pallankë, Tetovë, Gostivar, Manastir, Resnjë dhe Kërçovë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga mjegulla në shumë akse rrugore në shtet, nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme. Loading…
Kjo foshnjë në Indi, ka lindur me katër këmbë dhe tre duar. Foshnja është binjake me një bebe mashkull që rezultoi të jetë plotësisht i shëndetshëm.Bebet ishin nisur për të qenë binjakë të ngjitur por fatmirësisht njëri prej tyre ka dalë plotësisht i shëndetshëm. Rasti i binjakëve të ngjitur përfundon me operacione të posaçme që shërbejnë për t’i ndarë ata dhe nuk janë të shpeshta rastet kur operacionet rezultojnë me sukses. Në një rast të tillë e vetmja zgjidhje është eleminimi I gjymtyrëve të tepërta tek foshnja. Baby With Four Legs Has Extra Limbs Removed
Alsat 2020-01-16T08:00:14+01:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Nëpër fushëgropa paradite do të ketë dhe mjegull. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në një gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej tre deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus dy ndërsa e ditës deri në gjashtë gradë Celsius. Loading…
Nga janari deri në mars, Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizojë disa aktiviteteve.Një nder aktivitetet është Nata e Leximit e cila është një ngjarje e organizuar çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, që synon promovimin e leximit pranë të rinjve. Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës do të organizojë sot një punëtori për fëmijë. Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve. Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë po ashtu do të organizoj një konkurs leximi…
Irani do të akuzojë SHBA’në për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Kjo për faktin se konsideron që vrasja e gjeneralit të saj, Qassim Soleimani, ka qenë shkelje e të drejtës ndërkombëtare.Presidenti i SHBA’së dha urdhërin me 3 janar për vrasjen e Soleimanit, i cili ndodhej në Irak. Ai u vra nga një dron jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. “Ne do të ngrejmë padi në Republikën Islamike, Irak dhe Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kundër ushtrisë dhe qeverisë së Amerikës dhe kundër Trumpit”, ka thënë Gholam Hossein Esmaeili, zëdhënës i çështjeve juridike të Iranit. “Nuk ka dyshim që ushtria amerikane ka…
Alsat 2020-01-15T22:42:01+01:00 Në edicionin e sotëm të emisionit Magazina Ekonomike në Alsat, kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në lidhje me koalicionin eventual me ndonjë parti shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit tha se subjekti politik që përfaqëson ai ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë shqiptare në vend, por që preferon që fillimisht të shkohet në zgjedhje pastaj të bisedohet për koalicione pas-zgjedhore. “Do të thosha se kemi komunikim të rregullt me të gjitha partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, por ende nuk bëhet fjalë për koalicione pas-zgjedhore ose parazgjedhore. Bëhet fjalë për biseda parimore, për tema aktuale…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Postimet e fundit në Facebook të Ramës kanë të bëjnë me disa realizime të projekteve në Shqipëri, kurse në llogarinë zyrtare në Tëitter, Rama sot nuk ka qenë fare aktiv.Njëjtë sikur Rama ka vepruar edhe rivali i tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. As ky nuk e ka thënë asnjë fjalë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.Për masakrën e Reçakut, Edi Rama ishte përplasur me një gazetare në Tiranë…
Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka thënë se zyrtari i lartë i LDK’së, Kujtim Shala, i ka thënë atij se nuk do të kenë zgjidhje tjetër, pos t’ia japin LDK’së edhe postin e Kryeparlamentarit edhe të Presidentit.Bislimi thotë se një deklarim të anëtarit të kryesisë së LDK’së ka qenë një nga arsyet që kanë shtyrë VV’në që të propozojë Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit më 26 dhjetor. “Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjedhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. E ka thënë Kujtim Shala. Do…
Zyrtari i Sekretariatit për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka publikuar një video-incizim të një deklarimi të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, ku përmend themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga LVV-ja.Në këtë konferencë, Mustafa flet edhe për krye-parlamentarin. Ai thotë se, kandidatin për kërrigën e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë LDK. “Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Në qoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë…
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka votuar të mërkurën për të dërguar akuzat për procesin e shkarkimit ndaj Presidentit Donald Trump në Senat, për një gjyq që fillon intensitet të plotë javën e ardhshme.Dhoma e Përfaqësuesve i miratoi akuzat muajin e kaluar por Kryetarja Nancy Pelosi, priti katër javë për t’i dërguar ato në Senat, në përpjekje për të bindur udhëheqësit republikanë të senatit që të lejonin dëshmitarë të flisnin në gjyq. Kjo çështje mbetet pa zgjidhje. Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell i ka rezistuar idesë për të thirrjen e dëshmitarëve dhe ka thënë se vendimi…

