Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është takuar me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, raporton Gazeta Express.Jahjaga ka shkruar se me Schutz kanë biseduar për thellimin e raporteve në mes të dy shteteve, teksa është shprehur se e ka falënderuar edhe për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës. “Biseduam për thellimin e raporteve në mes të vendeve tona dhe e falënderova për mbështetjen e pakusht të Gjermanisë ndaj Kosovës”, ka deklaruar ish-presidentja. Diplomatja gjermane iu ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje…
Author: almakos
Alsat 2020-01-09T11:45:38+01:00 Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z. Stefani me rastin e festave të Krishtlindjes dhe me rastin e ditës së emrit të tij sot do të organizojë drekë tradicionale për kreun shtetëror. Dreka e Krishtlindjes në mënyrë tradicionale mbahet në rezidencën kryepeshkopit z.z. Stefani, ndërsa do të marrin pjesë edhe një pjesë e anëtarëve të Sinodit të shenjtë të KOM. Loading…
“Network Prishtina” është një prej grupeve me aktive në ‘Facebook’., ku publikohen kërkesa e ngjarje të ndryshme.Anëtarët e këtij grupi në të shumtën e rasteve ndihmojnë njëri tjetrin duke i ofruar përgjigje rreth kërkesave të shumta që ndërlidhen me Prishtinën. E sot një prej anëtarëve të këtij grupi ka publikuar një fotografi, ku shihet një kamarier teksa i vendos doreza një të moshuari që po kërkonte lëmoshë, duke qenë se temperaturat këtyre ditëve janë jashtëzakonisht të ulëta. “Dje te Grandi ky kamarieri dol jasht ja vnoj nje pale doreza keti plakut, edhe u sjell shum mire me te, mu duk…
Deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu ka shkruar se lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, ishte tronditja e radhës, raporton Gazeta Express.Haxhiu ka shkruar në Facebook se sikurse mbrëmë nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, e nëse po çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim. Ajo ka kërkuar që familja, aktivistët dhe qytetarët të njoftohen sa më parë për rastin. Ndryshe, dje është raportuar se Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë në të cilën po mbahej Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është shpallur në kërkim nga organet e…
Alsat 2020-01-09T10:07:06+01:00 Kuvendi sot në rend dite në seancën e 127-të ka propozim- vendime për miratimin e programeve vjetore për punën e Agjencisë së Postave, Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Agjencisë së aviacionit civil si dhe dakordim për propozimin e Planit financiar vjetor të AAC-së për vitin 2020. Para deputetëve do të jetë edhe Propozim- vendimi për dhënien e pajtueshmërisë së Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional kapital nga Shoqata e pensionistëve për vitin 2020. Krahas asaj plenare janë caktuar edhe dy seanca të Komisioneve- për çështje shëndetësore dhe…
Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa foto nga takimi i Presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trump tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.
Alsat 2020-01-09T08:53:18+01:00 Në Berovë në orën 7.00 të mëngjesit janë matur – 12 gradë, -9 në Shkup- Petrovec, Shtip, Manastir dhe Mavrovë, -8 në Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë. Në Shkup Zajçev Rid, Llazarapole, Kumanovë dhe Dibër temperaturat kanë qenë -7 gradë Celsius, -6 në Ohër, -5 në Pretor dhe Krushevë, -2 në Gjevgjeli, 0 në Dojran. Trashësia e borës në Hanet e Mavrovës është 11 centimetra, ndërsa 4 në Kodrën e Diellit. Moti sot do të jetë i kthjellët dhe mjaftë i ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të dobët veriperëndimore dhe me paraqitjen e…
Policia e Kosovës ka raportuar se një aksident ka ndodhur dje gjatë ditës në Sllatinë, raporton Gazeta Express.Sipas PK-së, në aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore. Raportohet se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Drejtuesi i veturës tjetër ndërkaq është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim…
Alsat 2020-01-09T08:10:14+01:00 Moti sot do të jetë me diell, por i ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i vranët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të jenë në interval nga -9 deri 5 gradë Celsius. Loading…
Pas mos hapjes së kutisë së zezë nga ana e Iranit, të tjera dyshime ngrihen për rënien e avionit ukrainas, ku humbën jetën 176 persona.Zyrtarë të Operacioneve Ndërkombëtare të Linjës Ajrore në Ukrainë thanë se “Duke pasur parasysh nivelin e përvojës së ekuipazhit, nuk ka të ngjarë që rrëzimi i avionit të ishte rezultat i gabimit”. Nënkryetari i këtij institucioni, Ihor Sosnovsky tha se prej disa vitesh Linja Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës ka përdorur aeroportin e Tehranit për të zhvilluar trajnime mbi avionët Boeing 737 që synojnë të vlerësojnë aftësinë e pilotëve dhe aftësinë për të vepruar në raste urgjente.…
Irani siç duket se nuk ka dashur të ketë viktima në mesin e ushtarëve amerikanë, kur lansoi raketat mbi bazat ushtarake në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, duke bërë kështu që raketat të godasin dunat me rërë përreth bazës Ajn al-Assad, shkruan Bloomberg.Duke u thirrur në zyrtarë e paemëruar amerikanë, Bloomberg shkruan se raketat goditën dunat me rërë përreth bazë, duke lënë të kuptohet se iranianët nuk kishin për cak pjesët e brendshme të bazës. Që të tri bazat që gjatë natës së kaluar u goditën nga Irani kanë qenë në gjendje alarmi, kurse pas…
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se si opsion në rast të dështimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse.Tërmkolli ka thënë që ky opsion do të mund të ishte i përshtatshëm vetëm për një kohë të caktuar. “Nuk mendoj që LDK-ja duhet të betonizohet. Një mundësi do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse për një periudhë të caktuar kohore”, tha ajo në Klan Kosova. “Por, pas një viti sërish ne do të kemi telashe në kuptimin e përzgjedhjes së presidentit. Si variant mund të jetë kjo duke i pasë parasysh…

