Ministria e Jashtme irakiane deklaroi se do të thërrasë ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit në dy baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur trupa amerikane.Ministria shtoi se do të njoftojë ambasadorin se sulmet janë shkelje e sovranitetit të Irakut, se Iraku është shtet i pavarur dhe siguria e tij e brendshme është përparësi e lartë. “Nuk do të lejojmë që Iraku të jetë një fushëbetejë, një bazë për të zhvilluar sulme ose që toka e tij të përdoret për të dëmtuar shtetet fqinje”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë. Ministria i bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen e…
Author: almakos
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive”, ka shkruar Hoti. Ai konfirmoi se nesër liderët e të dy subjekteve do të takohen prapë. Ndryshe, më herët edhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka dhënë indikacione se arritja e marrëveshjes është afër. /Express/ [embedded content]
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierez sot kërkoi përpjekje shtesë që të pengohet lufta në Gjirin Persik, njoftuan agjencitë botërore.“Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm do ta vazhdojë angazhimin e tij aktiv me aktorë relevantë”, theksoi zëdhënësi i tij. “Detyra jonë e përbashkët është që t’i investojmë të gjitha përpjekjet që të shmangim luftë në Gjirin Persik, që bota nuk mund ta lejojë”.
Alsat 2020-01-08T19:16:31+01:00 Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, ka pasur përafrime. Pas takimit që ka zgjatur për më shumë se tre orë në Kuvendin e Kosovës, krerët e dy partive nuk ka në dhënë asnjë deklaratë për media. I vetmi që ka folur ishte zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka thënë shkurt se ka lëvizje pozitive dhe se nesër do të takohen sërish. Të njëjtën e ka pohuar edhe LVV përmes një njoftimi, ku është bërë e ditur se takimi i radhës do…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket të jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.Përparimi në bisedimet disamuajshe mes partisë që i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që doli e dyta ka ndodhur në takimin e pasdites së të mërkurës, ndërmjet kreut të VV’së, Albin Kurti, dhe udhëheqësit të LDK’së, Isa Mustafa. Dy partitë janë deklaruar pas takimit të sotëm, që zgjati rreth tri orë, duke bërë të ditur publikisht se ka pasur “përafrim” mes tyre. “Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin…
Alsat 2020-01-08T17:50:53+01:00 Ministria e Jashtme për momentin nuk posedon të dhëna konkrete për numrin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Irak ose Iran. Vendi nuk ka përfaqësi diplomatike- konsulare në këto vende. MPJ-ja përmes rrugëve diplomatike po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për marrjen e informacioneve përkatëse lidhur me shtetasit e Maqedonisë. Lidhur me çështjen e shtetasve tanë me angazhim pune në bazat ushtarake në Irak, ky dikaster nuk posedon të dhëna të këtilla. Angazhimi që këta persona e kanë nuk është nën kompetencën e kësaj ministrie. Procedura e punësimit bëhet në mënyrë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.Presidenti amerikan ka deklaruar se do të shtojë sanksione të reja ekonomike ndaj Iranit. Ai i ka bërë thirrje Evropës që të “shkëputet nga mbetjet e Marrëveshjes Nukleare me Iranin”, të cilën e ka quajtur marrëveshje “të marrë” dhe më përpara ka njoftuar se ShBA-ja do ta braktisë atë. Presidenti Trump, nuk ka dhënë ndonjë detaj për natyrën e sanksioneve të tjera, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta…
Alsat 2020-01-08T17:05:34+01:00 Ka filluar tashmë procedura për ndryshimin e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të iniciuara nga ministri teknik Naqe Çulev. Jozyrtarisht mësohet se ministri teknik tashmë ka kompletuar numrin prej 15 ndryshimeve që planifikon t’i realizojë. Në opinion qarkullojnë emra të mundshëm të cilët eventualisht do të vendosen në krye të Sektorëve në MPB, megjithatë, ata mbeten në kuadër të spekulimeve deri sa institucioni kompetent nuk i konfirmon. Nëse janë të njoftuar me emrat eventual që do të vendosen në pozita kyçe në MPB, nuk konfirmojnë as nga LSDM-ja dhe as nga VMRO-DPMNE-ja. Për aq kohë sa…
Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në orën 15:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar negociatat e rifilluara dje, në përpjekje e sipër për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.Ky takim është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni. Ndërkohë lideri i VV’së, Albin Kurti, pasi ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së partisë, teksa po nisej drejt Kuvendit për…
Autoritetet e Iranit kanë gjetur kutitë e zezë të aeroplanit ukrainas të pasagjerëve që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Teheran.Sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr, Ali Abedzadeh, kreu i Agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit, tha se shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar. Abedzadeh gjithashtu njoftoi se vendi i tij nuk do t’i jepte kutinë e zezë Boeing-ut, duke thënë se janë duke shqyrtuar që t’ia dorëzojnë një vendi të tretë. Aeroplani Boeing 737 që i përkiste Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua pranë Aeroportit Imam Khomeini të Iranit menjëherë pas fluturimit në orët e…
Alsat 2020-01-08T15:15:48+01:00 Pas votimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re spanjolle, Shkupi optimist se së shpejti Madridi do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO dhe se procesi do të përfundojë para zgjedhjeve të prillit. Koordinatori kombëtar për në NATO, Dane Talevski thotë se Spanja maksimalisht e përkrah anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike dhe se pezullimi i ratifikimit të Protokollit ndodhi jo për shkak të mungesës së vullnetit, por për shkak të krizës së brendshme. Jam 100% i sigurt se Kuvendi me këtë format do ta ratifikojë Marrëveshjen e Uashingtonit përpara se të shpërbëhet. Qeveria…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit në drejtim të bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak.Sipas Veselit një akt i till është agresion i rëndë ndaj SHBA’së dhe stabilitetit ndërkombëtar. Ish-kryetari i Kuvendit i cili drejton edhe PDK’në, ka thënë se është i shqetësuar lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme për shkak se shumë kosovarë punojnë atje. “Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit…

