Irani sonte ka sulmuar dy baza amerikane në Iran, por më e goditura është baza Ain al-Assa në al-Anbar në Irakun Perëndimorë, e cila është goditur me 13 raketa tokë-tokëPas këtij sulmi një video është lansuar në Twitter e xhiruar nga disa ushtarë irakianë, të cilët kanë xhiruar sulmin në këtë bazë. Ndërkohë, një burim nga sigurimi i Irakut i ka thënë CNN se “13 raketa kanë goditur bazën Ain al-Assad”. Sipas të njëjtit burim, këto raketa janë lansuar nga një largësi 10 km. Edhe Irani e ka pranuar se ka vënë në shenjestër bazën ajrore al-Asad me “dhjeta raketa…
Author: almakos
Sulmohet baza ushtarake amerikane e quajtur “Al Asad Airbase” në Irak. Sipas CNN, sulmin e kanë marr përsipër garda revulicionare islamike e Iranit.Dhjetra raketa raportorohet të kenë shpërthyer në bazën amerikane, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima në njërëz. Ky sulm, vjen pas vrasjes së gjeneralit iranian Qazim Suleiman, nga forcat ushtarake te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreu i diplomacisë europiane, Joseph Borell dënoi sot ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi, gjatë një takimi në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.“Është një gjë që ne e kundërshtojmë dhe që rrit shqetësimin tonë për situatën në këtë vend”, u shpreh Borrell. Borrell dhe katër homologët e tij të vendeve anëtare të BE-së u mblodhën në një takim urgjent për të diskutuar situatën në Libi, ku marshalli Khalifa Haftar po vazhdon sulmin e tij me shenjestër Tripolin. Europianët kanë frikë se ndërhyrja ushtarake e Ankarasë në mbështetje të Qeverisë së Unitetit…
Disa media ndërkombëtare kanë raportuar për arrestimin e kosovares, Ikballe Huduni, nga Policia e Kosovës për komentet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e komandantit iranian, Qassem Soleiman.Agjencitë e lajme në Evropë, mediet në Lindje të Mesme dhe SHBA kanë raportuar mbi vendimin e autoriteteve kosovare për ta arrestuar përkrahësen e Iranit, nën akuzën për nxitje të kryerjes së sulmeve terroriste përmes shkrimeve në rrjetet sociale. “Arrestohet përkrahësja e Iranit nga Kosova pas komenteve për vrasjen e Soleimanit”, është titulli që agjencia e lajmeve “Reuters” i ka vendosur artikullit që ka të bëjë me arrestimin e sotëm të…
Alsat 2020-01-07T21:50:33+01:00 Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb, të ishte i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate. “I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit, në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që mund të përshpejtohet dhe që përmban kushte…
LDK’ja në Pejë ka publikuar një njoftim përmes së cilës kërkojnë që partia të marrë 6 ministri dhe Presidentin në marrëveshjen për formimin e Qeverisë me Vetëvendosjen. Më pas ky postim është ndryshuar, duke u hequr kjo pjesë.Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën njofton se janë marrë vesh të përkrahet lideri i partisë, Isa Mustafa, në negociatat me Vetëvendosjen për krijimin e Qeverisë. Kjo degë shkroi se e mbështet bashëkpunimin me VV’në, por me kusht që të ketë 6 ministri dhe Presidentin ‘sepse i meriton’, transmeton…
Në listën e ministrave, të VV’së që për herë të parë synon krijimin e Qeverisë mungojnë figurat kryesorë të kësaj partie, opozitarët e përjetshëm Rexhep Selimi e Liburn Aliu. As Kurteshët e Xhelal Svecla nuk do të jenë në Qeveri. As ata që supozohej se ishin asetet e reja të VV’së, si ekonomisti Hekuran Murati, nuk do të jetë në kabinetin qeveritar të Kurtit.Lideri i Lëvizjes Vetvëvendosje ka propozuar gjashtë emrat që do të përbënin kabinetin e tij qeveritar nga VV’ja. Zëvendëskryesministër e ka propozuar Haki Abazin, i cili në VV është anëtarësuar pak para zgjedhjeve të 6 tetorit. Abazi…
Në ditën kur partia e tij e nominoi për zv.kryeministër të dytë të Kosovës, Haki Abazit i është sjellë në vëmendje një status në Facebook, i janarit të vitit 2018.Kjo ishte koha kur kishin nisur dorëheqjet nga Vetëvendosja, por partia nuk ishte ndarë ende. Aty, Abazi, atëherë si analist, i kishte akuzuar Dardan Molliqajn, që mbante post të lartë në Vetëvendosje, dhe Frashër Krasniqin, se mund të kenë lidhje me vrasjes e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Pa pasur dijeni për përmbajtjen e qëndrimit të Abazit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka ftuar kolegun partiak të japë sqarime.…
Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur nga zjarret, që dogjën 8,4 milionë hektarë në të gjithë Australinë, sipërfaqe kjo e barabartë me territorin e Austrisë, vlerëson WWF Australia.“Shifrat e kafshëve të zhdukura, nga zjarret që po shkatërrojnë Australinë, janë përllogaritur duke përdorur një metodologji, që vlerëson ndikimin e shpyllëzimit mbi faunën australiane”, shpjegoi WWF. Sipas kësaj shoqate, bëhet fjalë për një apokalips.
Alsat 2020-01-07T18:08:49+01:00 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani po punon “në mënyrë aktive” për të minuar procesin e paqes në Afganistan. Gjatë një konference për media, Pompeo tha se Irani ka raporte me talibanët dhe grupet tjera militante në Afganistan. Sipas tij, raportimet se komandanti iranian, Qasem Soleimani ka qenë në mision diplomatik në Irak kur u vra nga ana e Shteteve të Bashkuara, janë plotësisht të pavërteta. Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër. Uashingtoni e ka…
Lidhjes Demokratike të Kosovës dje i është bërë thirrje nga Vetëvendosje që t’i çojë 5 emra për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje. Po, dje Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu tha se askush nuk mund t’i tregojë kësaj partie se kur do t’i japë emrat. Megjithatë, tashmë disa emra janë përfolur brenda LDK’së, përfshirë edhe atë për postin e Zëvendëskryeministrit, shkruan Gazeta Express.Gazeta Express Dakordimi i parë që nuk u solli pengesa për t’u marrë vesh Albin Kurtit e Isa Mustafës ishte për numrin e ministrive që do të ketë qeveria e përbërë nga këto dy parti, krejt kjo në rast se…
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, raporton Express.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri i ka bërë thirrje kreut të LDK’së, Isa Mustafës, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër. Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit. “Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që…

