Author: almakos

Njëjtë sikurse në vitin e kaluar, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se do ta vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.Daçiq ka thënë se në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë së Serbisë dhe për gjetjen e një zgjidhje kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës. “Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjes. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq. Përveç tjerash Daçiq ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë raportet jo vetëm me Rusinë…

Lexo më Shumë

Një vajzë nga Peja ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ka deklaruar se ka pasur presion nga ish i dashuri i saj dhe ka tentuar të vetëvritetRasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku viktima ka deklaruar se nga presioni që ka pasur nga ish i dashuri i saj, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës në të cilën jeton. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar ndërkaq rasti është duke u hetuar./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Në Mitrovicë, ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar në Polici se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për të mos u martuar me personin që ajo e dashuron.Viktima është intervistuar dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Komandanti më i lartë i Rojeve Revolucionare të Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami, ka kërcënuar se forcat e tij do t’i ndezin flakë lokacionet e mbrojtura nga Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së gjeneralit iranian të forcave Kuds, Qasem Soleimani.Salami e bëri këtë kërcënim para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin qendror të qytetit Kerman, gjatë funeralit të gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane përmes një sulmi me droni. Udhëheqësi ushtarak i forcave elite iraniane tha: “Ne do të marrim hak. Do t’i ndezim flakë vendet kudo që duan ata. Vdekje Izraelit!” Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar gjeneralin tashmë…

Lexo më Shumë

Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në vitin 2019 kanë ardhur në jetë 504 foshnja, në Graçanicë 258 foshnja, në Pasjan 136 foshnja.Të dhënat për lindjen e fëmijëve serbë janë dhënë nga institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat funksionojnë me sistemin serb të shëndetësisë. Serbët krenohen me spitalin e Pasjanit, për ndërtimin e të cilit Qeveria e Kosovës ka dhënë 1.3 milion euro, ndërsa qeveria e Serbisë 315 mijë euro, shkruan sot gazeta Zëri. Vjet në të gjitha repartet e maternitetit, që funksionojnë me sistemin serb të shëndetësisë, kanë ardhur në jetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-07T08:15:56+01:00 Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë. Paradite përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore, era përkohësisht do të përforcohet, ndërsa pasdite shpejtësia e saj do të zvogëlohet. Temperatura e mëngjesit do të ulet prej minus 12 deri minus 1 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 3 deri 8 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me temperaturë të mëngjesit deri minus 7 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 4 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefipo pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e…

Lexo më Shumë

Irani mund të jetë në prag të ndezjes së një lufte botërore në varësi të asaj se si i përgjigjet vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar një hartë që thuhet se detajon se kush janë aleatët dhe armiqtë e saj në rajon. Në një shkrim të publikuar nga DailyStar, përcjell Telegrafi, shtrohet pyetja: Lindja e Mesme është në buzë të konfliktit me frikën e nisjes së Luftës së Tretë Botërore, por kush është në anën e kujt? Siç rikujton mediumi në fjalë, gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra nga Shtetet e Bashkuara të premten e kaluar…

Lexo më Shumë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për takimin Kurti-Thaçi i cili u mbajt sot për t’u konsultuar për mandatarin e qeverisë. Sipas saj, ai takim nuk ka qenë fare i nevojshëm, por se i janë përgjigjur ftesës në respekt të institucionit të presidentit. Haxhiu e ka quajtur skandal caktimin e afatit kohor prej 48 orësh nga Thaçi për dorëzim të emrit të mandatarit për krijim të qeverisë. Ajo thotë se me këtë presidenti shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët, sepse sipas saj, nuk ekzistojnë afate të tilla. Deputetja e Vetëvendosjes thotë…

Lexo më Shumë

Ish-gjeneralit të Ushtrisë amerikane, Wesley Clark, i është harxhuar durimi sa ishte drejtpërdrejt në një emision në CNN. “Jam i kënaqur që përdorëm diplomaci. Jam i gëzuar që edhe qeveria e Irakut u angazhua me forcat e sigurisë së saj” tha Clark. “Por kështu është me iranianët. Sikur një bokser që godet ulët në raundin e 12’të. Është vetëm një goditje e tepërt. Ata shkatërruan disa objekte të suaditëve. Atyre u treguam vendin”, ishte duke thënë Clark pak para se telefoni fillonte të cingëronte pa pushim. Këto janë pamjet: “Gen. Wesley Clark Flings His Cellphone Across Room After It Starts…

Lexo më Shumë

Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka reaguar në emisionin Pressing në T7 ndaj deklaratave të Arban Abrashit ku kishte thënë se në mënyrë që LDK të lidhë koalicion me VV’në duhet që të i japë kryeparlamentarin, presidentin dhe pesë ministri.“Ato janë qëndrimet e tij. Nuk pasqyrojnë qëndrimet e partisë së tij”, ka thënë Abazi. “Po të i kishte thënë dikush me rëndësi atëherë do conin peshë”, ka shtuar ai. Abrashi ka reaguar për raportimin e Gazetës Express që tregoi atë që ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së. /Express/

Lexo më Shumë

Deputeti i VV’së, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV ka bërë një hap përpara me propozimin e emrave të ministrave dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.“Nuk deshtëm ta bllokojmë Kuvendin si në rastin e Flora Brovinës. Atë kohë nuk dihej cfarë veprohej dhe si. Gjithçka zhvillohej prapa perdeve”, tha Abazi. “Edhe nga LDK pas përfundimit të mbledhjes së brendshme u deklaruan se negociatat do të vazhdojnë. Jemi larg zgjedhjeve të reja. Edhe në Austri pamë që qeveria u formua pas tre muajve.” Abazi flet edhe për zhvillimet e fundit politike. Kurti e ka propozuar Abazin për postin…

Lexo më Shumë