Alsat 2020-01-10T15:15:33+01:00
207 raste me grip janë regjistruar brenda javës së parë të 2020-tës. Numri më i madh i të prekurve janë persona të moshës nga 15-64 vjeçare, ndërsa gripi ka dëmtua më tepër fëmijët deri në 4 vjeç. Epidemiologët paralajmërojnë një përhapje të gripit me nisjen e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Ata apelojnë për vaksinim kundër gripit.
Presim me fillimin e gjysmëvjetorit shkollor të ketë rritje numri i të prekurve nga gripi, gjithsesi ka rritje të numrit të të prekurve mirëpo atëherë pritet një rritje më e theksuar dhe arritje e kulmit diku nga muaji shkurt. Për momentin rreth 1500 vaksina janë ndarë në gjithë shtetin dhe janë vaksinuar punonjësit shëndetësor, 3000 vaksinat tjera do ridedikohen për grupet e rrezikut të cilat edhe deri më tash patën shansin për vaksinim pa pagesë -u shpreh Gordana Kuzmanovska, Epidemiologje ISHP.
Ekspertët thonë se niveli i lartë i ndotjes së ajrit ndihmon përhapjen e gripit dhe sëmundjeve tjera që kanë të bëjnë me organet e frymëmarrjes
Në përgjithësi ndotja e ajrit shkakton rëndesë në imunitetin e përgjithshëm të organizmit e secilit, si tek të shëndoshit ashtu dhe tek ata të cilët veçmë janë të prekur nga ndonjë sëmundje, posaçërisht nëse janë nga ndonjë sëmundje respiratore. Dobësimi i imunitetit dhe veprimi i dëmshëm i ndotjes mund të ndikojë keq dhe ta rris shansin jo vetëm për grip por dhe të sëmundjeve tjera respiratore, në veçanti tek gripi që është sëmundje e rëndë dhe që sjell numër të lartë të komplikimeve madje dhe raste të vdekjeve – tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologje ISHP.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, qytetet me më shumë të prekur nga gripi rezultojnë të jenë Gostivari, Shkupi dhe Strumica.
Vjollca Aliti
Loading…


