Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila është paralajmëruar si element që do të zëvendësoj tarifën 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës.Disa qytetarë i kanë thënë RTK’së, që ata duhet të përjashtohen ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë. Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se kjo masë do t`i dëmtoj ata, duke pas për bazë taksën e automjeteve disa vite më parë e cila u shkaktoi dëme të konsiderueshme material dhe kufizim të qarkullimit të lirë. Përkundër…
Author: almakos
Një kosovar është arrestuar në Gjermani nën dyshimet për vrasjen e partneres. Policia gjeti gruan e vrarë nga disa plumba në makinën që drejtonte kosovari në Minfeld.Rasti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit kur një patrullë policore ndali një makinë nga e cila shoferi doli me armë në dorë. Në makinë u gjet e vrarë një 33 vjeçare nga Landau, vdekjen e të cilës e konstatoi mjeku në vendin e ngjarjes. Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.
Alsat 2020-02-08T19:26:18+01:00 Sot pasdite në rrugën “Todor Vellkov” në Kumanovë, respektivisht tek ndërtesa e quajtur “Zhitomell”, një 15-vjeçar deri sa po luante me shokët është rrëzuat nga kati i pestë i godinës. 15-vjeçari (E.S) fillimisht është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku pasi janë konstatuar lëndime të rënda në pjesën e kokës është nisur me urgjencë drejt Klinikës Universitare në Shkup. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 15-vjeçari po mbahet në kujdes intensiv. Loading…
Shteti i Serbisë vazhdon t’i fshijë nga regjistri i saj civil shqiptarët e Medvegjës.Banorët e kësaj komune të vogël në Serbi, në të cilën vlerësohet se jetojnë rreth 6 mijë shqiptarë, thonë se deri më tani mbi 5 mijë prej tyre janë fshirë nga ky regjistër, përmes pasivizimit të adresave, raporton KTV. Profesori i Edukatës Qytetare në Medvegjë, Gani Krasniqi, thekson se këto masa kanë arritur kulmin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku rreth 4 mijë shqiptarë nuk kanë mundur të votojnë pas largimit nga listat zgjedhore. Sipas tij, kjo ka bërë që nga 8 këshilltarë komunalë sa…
Një shtetasi i Kosovës ka vdekur në korridorin e një hoteli në Mavrovë.Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës. Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë vizituar vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja…
“Shumë njerëz janë të interesuar të dinë për vendin tënd. Kjo është jashtëzakonisht e mirë sepse ka njerëz që fare pak kanë ditur për ushtrinë tonë, tani kanë njohuri se ku është Kosova dhe çfarë ushtrie e ka Kosova”. I veshur në uniformën e Ushtrisë së Kosovës, mban në krah flamurin e Republikës së Kosovës, derisa trajnon kadetë nga vende të ndryshme të botës. Dhjetëra kadetë që vinë nga 30 vende të të botës, janë nën komandën e tij, ku ai përkujdesët për disiplinën dhe mirëqenien e tyre. Është kapiteni i FSK-së, Ismail Hoxha, i cili po shërben instruktor në…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku kanë zgjedhur që ditën e parë të kësaj fundjave ta kalojnë sëbashku.Ata bashkë me miq të tjerë po qëndrojnë në Skënderaj. “Sot në Prekaz, një ndejë për qejfi së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, e me miq të tjerë. Fundjavë të këndshme për të gjithë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. [embedded content]
Alsat 2020-02-08T15:56:47+01:00 Pas miratimit të ligjit për ndalimin e importeve të mbeturinave, duhet të forcohen kontrollet në vendkalimet kufitare. Eko-shoqatat thonë se duhen më shumë inspektorë në terren dhe kontrolle më të shpeshta në dërgesat e dyshimta. Vetëm me një kontroll vigjilent, duke marrë më shumë mostra për t’u testuar në laboratorë të akredituar, dhe bashkëpunim partneriteti ndërmjet më shumë institucioneve, do të mund të ketë efekt pozitiv ky ligj, thotë Eli Pesheva, nga nisma O2. [embedded content] Hallka më e rëndësishme, sipas nesh është të ketë konkluzë gjyqësore për të gjitha çështjet që tani kanë filluar, të hapura ose…
As pas tre muajsh, nuk po dihet se cila ishte arsyeja pse mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfunduan për trajtim në QKUK, pas hapjes së zarfeve me vota nga Serbia. Për të mësuar shkakun, Prokuroria i ka dërguar mostrat e këtyre zarfeve për analiza jashtë vendit, por ende nuk i ka pranuar rezultatet. Hetimet vazhdojnë…Gazeta Express Prokuroria e Shtetit ende nuk i ka në dorë rezultatet e mostrave të zarfeve me votat nga Serbia, shkaku i të cilëve mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor përfunduan për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Plot…
Alsat 2020-02-08T15:16:18+01:00 Vrulli i ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Shkupit ka lënë nën hije panoramën e dikurshme të një monumenti të mbrojtur kulturor. Ndonëse prej 9 vitesh asnjë gozhdë nuk duhej të vihej pa lejen e Ministrisë së Transportit, me dhjetëra objekte janë në ndërtim e sipër krye më vete nga pronarët. Nga Shoqata e Zejtarëve të Çarshisë thonë se kjo dukuri vërshoi pasi që institucionet zvarrisin një leje ndërtimi mbi dy-tri vjet. Krye esnafi i Çarshisë, Bejtullah Morina tha se Komisioni për vlerësimin e arkitekturës së vjetër asnjëherë nuk funksionoi dhe meremetimi i dyqaneve mbeti në preferencat e…
Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë po mbahen homazhe për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.Në mesin e atyre që kanë shkuar për homazhe, ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton T7. Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së Pagarushës, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Varrimi…
Sipas raportimeve të medieve lokale, një ushtar tajlandez i ka qëlluar për vdekje së paku persona në qytetit Nakhon Ratchasima dhe përreth tij. Ky qytet shtrihet në verilindje të kryeqytetit Bangkok.Në rrjetet sociale u publikuan disa pamje, ku dukej një skenë sulmi afër një qendre tregtare, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express. Mediet lokale raportuar për së paku 12 persona të vrarë. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sulmuesi i dyshuar po qëndron i fshehur në një qendër tregtare. Policia tajlandeze tha se ushtari e vodhi një veturë para se t’i sulmonte njerëzit me një armë të gjatë nëpër…

