Shumë qyteza dhe fshatra të Anglisë janë vënë nën alarmin e kuq pas arritjes së stuhisë Ciara, e cila ka sjellë reshje të mëdha të shiut dhe erëra me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë.Për shkak të motit të papërshtatshëm dhe rrezikut, shumë fluturime, linja të trenave dhe trageteve janë anuluar. Autoritetet angleze e kanë aktivizuar alarmin e kuq, që paraqet edhe rrezik për jetën, për shkak të vërshimeve nga lumi Nidd në Yorkshire. Në Bury, evakuimi i banorëve pritet të bëhet shumë shpejt për shkak se lumi Irëell gjithashtu ka dalë nga shtrati. Tre persona u lënduan në…
Author: almakos
Gjashtë persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në një anije japoneze, e cila para disa ditëve u vendos në karantinë, duke e çuar në 70 numrin e udhëtarëve që infektohen me virusin e rrezikshëm.Rezultatet e testeve ende janë duke u kryer, ndërsa personat që ndodhen në anije janë vendosur në karantinë për 14 ditë. Autoritetet japoneze më parë i kanë testuar 279 persona që ndodheshin në këtë anije, me ç’rast zbuluan se 64 prej tyre ishin të infektuar. Përpos rastit të anijes, në Japoni më herët janë regjistruar edhe 26 raste të tjera të infektimeve. Anija “Diamond Princess” u…
Alsat 2020-02-09T14:12:37+01:00 Edhe pse numri i turistëve kinez në Maqedoni është më i vogël krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë punonjësit turistik në Ohër kanë lëshuar alarmin. Sipas informacioneve të tyre, 100% nga pakoja e prenotimeve të turistëve kinez në vend, janë anuluar për shkak të korona-virusit në vendin e tyre. Të gjithë kanë frikë t’i lënë qytetet dhe shtëpitë e tyre. Prenotimet janë anuluar deri në muajin prill të vitit 2020. Shpresojmë që gjendja të përmirësohet dhe se korona- virusi do të tërhiqet në Kinë dhe se mysafirët që vijnë në Maqedoni, së shpejtë do të kthehen këtu sepse…
Duke mos duruar padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi serb, të rinj e të reja, burra, gra, fëmijë e pleq ngritën zërin e tyre.Dhuna, burgosjet politike, vrasjet dita ditës po rriteshin në Kosovë nga fundi i viteve të ‘60-ta. Rezistenca që po mundohej populli shqiptar t’i bënte regjimit serb me demonstrata po shtypej edhe më shumë në vitet e ’80-ta. Gjithë këtë kaos regjimi përgjatë viteve nuk do mund ta duronin as Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci që shokët tjerë do u bashkoheshin më pas. Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar…
Alsat 2020-02-09T13:06:24+01:00 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, përmes një konference për shtyp, ka reaguar sot për heqjen e tabelës me emrin e ri kushtetues të shtetit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësimi i tij me tabelën e mëparshme, në të cilin lexohet “Republika e Maqedonisë”. Dimitrov tha se një veprim i tillë i ndërmarrë me urdhër të ministres teknike Rashela Mizrahi, ka provokuar tashmë reagime dhe një notë proteste nga ambasada Greke. “Ambasada nënvizon faktin se Marrëveshja e Prespës, e cila është në thelb të marrëdhënieve midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë dhe që mundëson pranimin e Maqedonisë…
Metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga shoqëria civile shihet si frenim i zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por jo edhe pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.Kjo metodologji që u miratua më 5 shkurt (2020), ka për qëllim rivendosjen e perspektivës së besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, vlerësojnë se e njëjta nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë sa mund të ndikojë skepticizmi te disa shtete anëtare të BE-së, si Franca e Holanda, të cilat nuk janë pajtuar deri më…
Në akademinë përkujtimore në nderim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka folur edhe mbesa e saj Mirjeta.Mirjeta është familjarja e parë që ka folur që pas vdekjes së këngëtares. “Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri”. “Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën…
Po vazhdojnë homazhet në nder të Nexhmije Pagarushës, në Teatrin Kombëtar. Aty ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani së bashku me delegacionin e LDK-së.Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar me anëtarët e kabinetit ka ngushëlluar familjen e Nexhmije Pagarushës dhe ka vendosur lule para fotografisë së saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku familjarët kanë hapur dyert për ngushëllime. “Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithë populli shqiptarë janë ne dhimbje te mëdha. Një njeri qe ka bere shume jo vetëm për artin e kulturën por e gjithë popullin. Në emër të Kuvendit të Kosovës, dhe në emër të…
Alsat 2020-02-09T10:06:07+01:00 Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimore me të cilat përballen në rrugën e procesit eurointegrues është tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”-së që sot do të mbahet në Shkup në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit. Nikoqir i konferencës është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë shumë liderë rajonalë të partive politike social-demokrate dhe liberale dhe eurodeputetë. Në hapjen zyrtare, siç njoftojnë organizatorët, fjalim do të kenë Tanja Fajon – eurodeputete sllovene nga grupi social-demokrat, Ilhan Quçuk – eurodeputet nga grupi liberal ALDE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në…
Vetëm 30 për qind nga 800 kallëzime penale për rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik të dorëzuara në prokuroritë kanë përfunduar me aktakuza.Por edhe ato që po ngritën po hidhet poshtë, ose po përfundojnë me vendime lirues, ose dënime minimale. Nga IKD-ja dhe nga GLPS-ja thonë se rastet e pakta të trajtuara të korrupsionit, janë si pasojë e mungesës së aktakuzave të forta dhe të bindshme nga prokurorët jo profesionistë, të cilët nuk po tregojnë seriozitet dhe përkushtim ndaj këtyre rasteve. Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online thotë se 70%…
Rifillimi i dialogut me Serbinë është kërkesë e ShBA-së, por edhe BE-së. Në takimet që kryeministri kishte me ambasadorin amerikan, por edhe shefen e BE-së, u theksua nevoja e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë.Por njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë për këtë qeveri. Abdullahu ka thënë se dy partitë në koalicion duhet të jenë unike, në mënyrë që të dalin fituese nga marrëveshja përfundimtare. “Është shumë e rëndësishme dhe duhet të presim që të shohim se cila do të jetë qasja e Qeverisë Kurti.…
Kosova në zi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që 9 shkurti të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Ky vendim vjen në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar. Në pajtim me legjislacionin në fuqi, këtë të diel flamuri shtetëror ngritet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në…

