Alsat 2020-02-10T01:04:23+01:00 Ligji për Prokurorinë Publike sonte kaloi në Qeveri, dhe i njejti me flamur evropian shkon në Kuvend për procedura të mëtejme, në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në seancë plenare. BDI dhe LSDM janë dakorduar që në ligj të futet edhe gjuha shqipe. Këtë më herët e bëri të ditur deputeti dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi. “Do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejtë. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për…
Author: almakos
Përhapja e coronavirusit ka infektuar më shumë se 37.400 njerëz në Azi, sipas deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë.Shumë raste të tjera dyshohen, por nuk janë konfirmuar ende. Që nga e shtuna në mbrëmje, të paktën 813 njerëz kanë vdekur, dhe shumica prej tyre në territorin e Kinës. Siç tregojnë këto harta, sëmundja është zbuluar në të paktën 24 vende të tjera, ku përfshihen shumica e njerëzve që udhëtuan nga Kina. Dymbëdhjetë raste janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, përfshirë një burrë 35-vjeçar në shtetin Uashington, një çift në të 60-tat e tyre në Chicikago dhe gjashtë persona në Kaliforni. Përhapja besohet…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar shumë ndryshime gjatë fushatës zgjedhore të fundit para zgjedhjeve të 6 tetorit.Ndonëse për momentin më së shumti flitet për zotimet e tij për reciprocitet dhe shërbim ushtarak të detyrueshëm, Kurti ka dhënë edhe premtime tjera të rëndësishme. Vlen të ceket se pas zgjedhjeve ndodhën zhvillime të reja, dhe VV përshtati programin e saj me atë të LDK’së, përsëri për disa premtime Kurti ka thënë se nuk do të ndërrojë qasje. Njëri prej këtyre premtimeve kishte qenë se asnjë punëtorë, i cili rrogën e tij mujore i ka nën 300 euro, nuk do të…
Mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë në orën 22:00. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pritet të dorëzon Ligjin për Prokurori Publike, qeveria pritet ta miratojë. The post Mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë appeared first on ALSAT-M.
Donte të vriste Donald Trump, arrestohet 25-vjeçari pranë Shtëpisë së BardhëNjë 25-vjeçar është arrestuar para Shtëpisë së Bardhë në Uashington pasi ai i tha një anëtari të shërbimit sekret se kishte ardhur për ta vrarë presidentin. Roger Hedgett u arrestua dje nën akuzën për kërcënim për lëndim trupor, transmeton AP. Hedgett iu afrua një oficeri të policisë sekrete përpara Shtëpisë së Bardhë dhe tha që ai dëshironte të vriste presidentin Donald Trump dhe kishte një thikë me vete. Pas arrestimit, i dyshuari është referuar në spital për një vlerësim mjekësor, duke shtuar se nuk dihet se ku jeton apo nëse…
Alsat 2020-02-09T20:45:23+01:00 Lidhur me konsensusin për miratimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja në kompensim për ta mbështetur miratimin e ligjit kërkon dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme. Ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë. Lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deputetë e pavarur kërkojnë që…
Dikur Kuvendi i Kosovës udhëhiqej një grup burrash. E sot në krye të saj qëndrojnë dy gra.Vjosa Osmani nga e hëna e tutje është shefja e re e legjislativit. Ajo është gruaja e parë, që udhëheq me Kuvendin e Kosovës. Edhe nënkryetarja e Kuvendit që vije nga radhët e Vetëvendosjes është grua. Por pos Osmanit e Nagavcit, që janë në krye të Kuvendit, gratë u angazhuan edhe në institucione të tjera.Në një fotografi të publikuar ditëve të fundit, shihen ato që tashmë mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore. Albulena Haxhiu nga VV është emëruar ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari nga e…
Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës.Rastin në fjalë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ndërkohë Express merr vesh se tre persona janë…
Institucionet në komunën e Kamenicës do të rifillojnë procesin mësimor prej të hënës.Këtë e ka konfirmuar Drejtoria e Arsimit për këtë komunë nëpërmjet një njoftimi. Procesi i mësimit ishte ndaluar për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës. “Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kamenicës”, thuhet ne njoftim. “Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësiimor në të gjitha nivelet shkollore.Mësimi ishte ndërprerë të enjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës” /Express/ [embedded content]
Për të dytën herë, persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin pishave në oborrin e konvikteve të studentëve në Prishtinë.Zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përndryshe, edhe para disa jave është raportuar për djegien e pishave në Qendrën Studentore, raporton KosovaPress. Për të dytën herë digjen pishat në konvikt
Zëvendësimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masën e reciprocitetit nga analistët politikë po shihet si veprim më i arsyeshëm karshi politikave agresive të Serbisë.Megjithatë, sipas tyre, kjo duhet të aplikohet e jo të përdoren lojëra populiste. Zëvendësimi i taksës po konsiderohet se do të ketë kosto politike për kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për çka sipas tyre do të ketë edhe protesta nga opozita. Njohësi i rrethanave politike, Rasim Alija tha për KosovaPress, se masa e reciprocitetit ka qenë në kuadër të programit të vet Albin Kurtit. Pavarësisht kësaj, sipas tij…
Alsat 2020-02-09T16:09:33+01:00 Edhe pse përbën rrezik të madh për kalimtarët sidomos nxënësit, megjithatë, kjo pikë kalimi që lidh Lagjen jashtë Vardarit me Shkollën Kirili e Metodi ka mbetur pa zgjidhje për vite me radhë. [embedded content] “Para dy vitesh, e kam shtyp semaforin, mu ndez jeshilja, atyre e kuqja, dhe këtu më ka godit makina që edhe sot e kësaj dite kam pasoja shumë të rënda. Në dritë jeshile më ka shkel makina, përndryshe kam ende brinjë të thyer, në kokë kam lëndime, kam pas pasoja shumë të rënda”. Ende më e vështirë bëhet kjo rrugë në mesditë, kur prindërit,…

