Alsat 2020-02-08T15:56:47+01:00
Pas miratimit të ligjit për ndalimin e importeve të mbeturinave, duhet të forcohen kontrollet në vendkalimet kufitare. Eko-shoqatat thonë se duhen më shumë inspektorë në terren dhe kontrolle më të shpeshta në dërgesat e dyshimta. Vetëm me një kontroll vigjilent, duke marrë më shumë mostra për t’u testuar në laboratorë të akredituar, dhe bashkëpunim partneriteti ndërmjet më shumë institucioneve, do të mund të ketë efekt pozitiv ky ligj, thotë Eli Pesheva, nga nisma O2.
Hallka më e rëndësishme, sipas nesh është të ketë konkluzë gjyqësore për të gjitha çështjet që tani kanë filluar, të hapura ose tek tani duhet të hapen. Duket se të gjithë gjurmët e dënimeve që janë shqiptuar, kundërvajtje apo penale humbin në Prokurorinë Publike. Kemi vënë re që ka marrëdhënie të acaruara në bashkëpunimin midis inspektorateve të Qytetit të Shkupit dhe Prokurorisë Publike- deklaroi Eli Pesheva Nisma “O2”
Nga Partia e RDM-së, e cila ka propozuar ndryshime në Ligjin tashmë të miratuar për ndalimin e importeve të mbeturinave, edhe më tej pohojnë se industria është ndotësi më i madh në Maqedoni. Informacionet të cilat i disponon Liljana Popovska, janë se disa kapacitete të mëdha industriale akoma lejohen të funksionojnë pa filtrat e nevojshëm.
Ende janë në fazën e marrjes së lejes të integruar- A. Kanë pëlqim për harmonizimin e lejes së integruar A, por ende nuk është arritur marrja e kësaj leje. Duhet që kapacitetet industriale të investojnë më shumë. Bëhet fjalë për investime të vogla për kapacitete kaq të mëdha që kanë fitime gjigante ndërsa bëjnë humbje të mëdha për ne si qytetarë që po helmohemi- tha Liljana Popovska- RDM.
Ligjin për ndalimin e importit të mbeturinave që përdoret si lëndë në industri, deputetët e miratuan të mërkurë pasdite. Vendimi ligjor mori mbështetjen edhe nga shumica parlamentare edhe nga partia opozitare e VMRO DPMNE-së. Ndryshe, importi i mbeturinave dhe shfrytëzimit të saj në industri është një nga temat më të përfolura në opinion dhe rrjetet sociale në disa javët e fundit për shkak të përhapjes së panikut se po importohet mbeturinë e rrezikshme për djegie, me të cilën ndotet ajri.
Ile Petreski
Loading…




