Author: almakos

Alsat 2020-02-07T17:36:14+01:00 Sot në Ohër në rrugën që qon prej vendit të quajtur Kaneo në drejtim të Deljanit, respektivisht në plazhin Labino është gjetur trupi i pajetë i personit K.S. (64) nga Shkupi. Sipas informacioneve të para, dyshohet se 64-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb i lartë rreth 30 metra. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Tre ish ministrat e Qeverisë Haradinaj që nuk mbahen mend për asnjë sukses në dikasteret me të cilat kanë udhëhequr, i kanë shpenzuar buxhetit të shtetit rreth 25 mijë euro për vetëm pesë muaj. Me më së shumti shpenzime prin ish Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Gjatë kësaj periudhe ai ka shpenzuar hiç më pak se 10 mijë e 544 euro, derisa më së paku shpenzime ka bërë ish-Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili ka shpenzuar vetëm 700 euro.Gazeta Express Rreth 160 mijë euro është shuma e parave që janë shpenzuar për udhëtime, mëditje, dreka e darka…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mblidhet nesër për të marrë vendime për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë që do të mbahen me 15 mars, shkruan Gazeta Express.Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka thënë se një nga vendimet do të jetë shkurtimi i afatave kohore të aktiviteteve zgjedhore. “Gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të mblidhet KQZ-ja dhe do të marrë disa vendime për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020. – Një ndër vendimet e para do të jetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-07T16:02:08+01:00 Hungaria e shkarkoi konsullin e saj të nderit në Manastir, Sasho Janakieski, i cili është një nga pronarët e kompanisë “Eco Club”. Këtë kompani kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov e akuzoi se nuk i trajton në mënyrë të duhur mbeturinat mjekësore para deponimit të tyre në Drislla. Shkrimin e Janakieskit nga Ministria e Jashtme Hungareze e konfirmoi Ministria jonë e Punëve të Jashtme ku theksoi se ka qenë e shkurtër dhe pa sqarime. [embedded content] Ndërkaq inspektorati Shtetëror i Mjedisit nuk gjeti asgjë të diskutueshme në lidhje me funksionimin e kopanisë “Eco Club”. Gjatë inspektimit të fundit…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje e tentim vrasje. Bëhet fjalë për Adem Helshanin, nga Ozrimi i Pejës, raporton Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar lejen për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-07T15:08:28+01:00 Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për koalicionin parazgjedhorë ndërmjet Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, kreu i saj Ziadin Sela i lë derën hapur Bilall Kasamit për tu bashkëngjitur. Por, ky i fundit vendimin do ta merr në Kuvendin qendror të partisë që drejton, Lëvizjen Besa.Anëtari i kuvendit qendror të ASH-së Bekim Tateshi, tha që me bashkëngjitjen eventuale të Lëvizjes Besa, vota shqiptare do të unifikohet përmes një koalicioni të fuqishëm trepalësh parazgjedhor. Nga informatat që kam unë, dera për të krijuar koalicion trepalësh ka qenë, është dhe do të jetë e hapur dhe ne presim që të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i ka quajtur spekulime raportimet që po bëhen lidhur me emërimin e një Përfaqësuesi Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe lakimin e disa emrave të ndryshëm si pretendent për të marrë një pozitë të tillë.I pyetur nëse mund të konfirmojë raportimet e mediave rreth asaj nëse kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, është emëruar nga Borell si Përfaqësues Special për dialogun, ai ka thënë se “Komisioni Evropian nuk mund të komentojë spekulime të ndryshme”, raporton Danas, transmeton Gazeta Express. Stano ka thënë se deri tani nëpër media kanë qarkulluar emra të ndryshëm, megjithatë ai thotë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se se lajmi për vrasjen e udhëheqësit të Al Qaedas është i mirë dhe pozitiv për sigurinë e botës.“Ne i përgëzojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump për  guximin e treguar në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit”. “Lajmi për vdekjen e udhëheqësit të Al-Qaedas në Jemen, është lajm i mirë për Lindjen e Mesme, paqen dhe sigurinë botërore”, ka shkruar Thaçi në Twitter. We commend the United States of America and President @realDonaldTrump for the courageous leadership in the fight against terrorism. The news on Al-Qaeda leader al-Raymi demise are…

Lexo më Shumë

Ka disa muaj që ka filluar ndërtimi i një rreth rrotullimi në hyrje të Prishtinës, ndërkohë punimet të cilat po vazhdojnë janë duke shkaktuar tollovi e vonesa të mëdha në komunikacion.Megjithatë ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, thotë se do të intensifikojë veprimet për t’u rritur dinamika e punës, meqenëse sipas planit që ka gjetur në ministri punimet atje pritet të përfundojnë në muajin maj. Për ministrtin Abdixhiku një afat i tillë kohor është shumë i largët. “Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri në maj. Mu duk larg shumë. Kërkova një dinamikë të re”, ka thënë ai…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-07T12:14:53+01:00 Ligji për prokurorinë publike duhet të miratohet sepse me këtë do të tregoni ndryshim e mënyrës së të menduarit që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave. Euroambasadori Zhbogar e përsëriti porosinë nga eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei për Prokurorinë Publike deri te të gjithë faktorët politik në Shkup. “Komisioni nuk e ka vendosur si kërkesë Ligjin për Prokurorinë Publike, por është diçka që duhet të bëhet për disa arsye. Fillimisht që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe se do të ketë përgjegjësi për veprat penale. Sepse është e rëndësishme për shumë shtete anëtare, si një demonstrim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Luis Servais.Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit. Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-07T11:10:33+01:00 Komisioni kuvendor për politikë të jashtme në të cilin gjashtë ambasadorë të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë të Veriut duhej të referojnë për aktivitetet e tyre të ardhshme është anuluar për të hënën në orën 16:00. Ndryshe gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhej të referonin para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme. Loading…

Lexo më Shumë