Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se opozita do të kundërshtojë çdo iniciativë të koalicionit qeverisës VV-LDK për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Sipas tij, përveç një seance të jashtëzakonshme plenare, mund të përdoren edhe metoda të tjera për të kundërshtuar heqjen e taksës.Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se taksa ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar. “Ne mendojmë dhe jemi të bindur se taksa duhet të mbetet në fuqi sepse është një argument i fuqishëm në dialog me Serbinë. Ndërsa sa i përket reciprocitetit…
Author: almakos
Alsat 2020-02-06T16:14:13+01:00 Ndërkohë që u ndalua me ligj importi i mbeturinave, problem mbeten mbeturinat që i bëjmë vetë. Andaj, për keq menaxhimin e mbeturinave mjekësore nga kompania “Eko Klub”, e cila ka deponuar në Drislla, Prokuroria publike ka hapur procedurën para hetimore. Nga Prokuroria e Shkupit thonë se janë duke vepruar me prioritet për sigurimin e të gjitha dëshmive për keqpërdorimet e mundshme. [embedded content] Prokuroria Themelore Publike Shkup “Prokurori publik kompetent sot lëshoi një urdhër në SPB Shkup – Njësinë për Krimi Ekonomik dhe Kibernetik që nga telefoni celular i Kryeinspektorit në Qytetin e Shkupit për të marr pamjet…
Komisioneri për Zgjerim i BE’së, hungarezi Olivér Várhelyi, ka thënë se pavarësisht saj se çfarë Serbia ka punuar, nuk mund të integrohet në Bashkim Evropian pa arritur një marrëveshje me Republikën e Kosovës.“Për të gjithë regjionin Serbia dhe Kosova janë një çështje kryesore. Ne po shikojmë se si dy vendet mund të vijnë drejt një zgjidhje afatgjate dhe paqësore, por kjo nuk mund të ndodhë vetë”, ka thënë Várhelyi, raporton Gazeta Express. Ai ka thënë se një marrëveshje mes dy palëve është e nevojshme. Tutje Komisionari për Zgjerim ka thënë se dialogu duhet të rinisë dhe se për të ndodhur…
Alsat 2020-02-06T15:14:57+01:00 Metodologjia e re e zgjerimit të Unionit vështirëson dhe ndërlikon procesin e negociatave si në aspektin politik ashtu edhe teknik, vlerësojnë njohësit e çështjeve evropiane. Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson gjithashtu se strategjia e re e propozuar nga Komisioni Evropian nxitë dallime në rajon, pasi për Malin e Zi dhe Serbinë do të vijojnë të vlejnë rregullat e vjetra. Është në linjë me propozimin francez dhe kjo e bën procesin më kompleks dhe më të komplikuar. Përskaj gjyqësisë dhe të drejtave themelore që ishin kusht që nga viti 2005, parashikohen edhe kriteret ekonomike, administrate…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi e ka përshëndetur vendimin e sotëm të kryesisë së Kuvendit, për përshtatje të objektit të Kuvendit, edhe për nevojat e personave me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Express.Rudi ka shkruar në Facebook se tash e 20 vite që nga atentati ndaj tij në pothuajse në krejt institucionet private dhe shtetërore ka pasur probleme. Ai tregon se me këtë problem është ballafaquar edhe në Kuvend të Kosovës, që nga dhënia e betimit si deputet. “Udhëheqësia e kaluar e Kuvendit të Kosovës, nuk e kishte parë të arsyeshme të investojë në Kuvend, në mënyrë…
Alsat 2020-02-06T13:39:51+01:00 Në seancën e sotme për rastin “Reketi” janë lexuar SMS-mesazhe nga “Whats App”, të cilat i akuzuari i parë në këtë rast, Bojan Jovanovski i kishte dërguar ish-prokurores speciale Katica Janeva. Komunikimi mes tyre kishte filluar më 25 shkurt të vitit 2019. Boki 13 i kishte nisur disa fotografi të mobilieve Janevës me mbishkrimin “I zgjodha, janë të paguara” Janeva nuk e ka kthyer mesazhin, respektivisht prokurorja Ivana Trajqeva nuk lexoi përgjigjen. Gjykimi për rastin “Reketi” sot po vazhdon me prezantimin e dëshmive materiale të siguruara nga Prokuroria. Loading…
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu deri të hënën kishte detyrën e Kryetarit të Podujevës. Ai është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në qeverinë e Albin Kurtit e cila u votua më 3 shkurt në Kuvendin e Kosovës. Agim Veliu ka dhënë dorëheqje me shkrim në Komunën të cilën e ka drejtuar e që nënkupton se në këtë komunë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar. Nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal kanë thënë për Gazetën Express se kanë pranuar dorëheqjen e Agim Veliut dhe e kanë informuar Presidentin e vendit.Komuna e Podujevës do të…
Alsat 2020-02-06T12:56:54+01:00 Banorët e fshatit Vicë për Alsat njoftojnë se reshjet e borës që kanë përfshirë rajonin e Pollogut kanë bllokuar disa rrugë, përfshi këtu rrugën Sellcë-Vicë. Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Alsat shihet gjendja e rrugëve në fshatin Vicë te malësisë së Sharrit. Banoret thonë se rruga tashmë 48 ore nuk është pastruar dhe është tërësisht e pakalueshme. Apelet e tyre drejtuar komunës kanë hasur në veshë të shurdhër. [embedded content] Loading…
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 4 vite e tetë muaj burgim shoferin e kamionit M.V i cili shkaktoi aksidentin në qendër të qytetit në Gjilan ku vdiqën 2 qytetarë dhe u lënduan 23 qytetarë të tjerë.Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues ndaj të akuzuarit M.V duke i ndaluar drejtimin e automjetit për kategorinë e caktuar C1, C dhe BE, në kohëzgjatje prej 3 vite. Ai është dënuar për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik. Kurse me 2 vite e 8 muaj burgim është dënuar pronari i kompanisë i cili nuk ishte kujdesur për gjendjen teknike të kamionit…
Alsat 2020-02-06T12:09:29+01:00 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit në që ka pasur me përfaqësuesit e Odës Ekonmike të Maqedonisë Veri Perëndimore ka komentuar edhe propozim-ligjin për Prokuorinë Publike. Sela tha se gjatë takimit të ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska me deputetët e Aleancës për Shqiptarët janë pranuar disa vërejtje që ky subjekt politik ka ndaj propozimit ligjit të ri për Prokurorinë Publike. “Është e qartë që Bashkimi Evropian kërkon që të kemi një ligj të ri për Prokurorinë Publike. Asnjë parti nuk duhet ta bllokoj këtë proces nga ana tjetër, deputetët tanë janë takuar me ministren e…
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas takimit të parë me kryesinë e Kuvendit ka deklaruar se janë dakorduar që të ketë 14 komisione parlamentare që do të mbikëqyrin 15 ministritë, shkruan Gazeta Express.“Ne kemi një rregullore të Kuvendit që parasheh 16 komisione, që janë ndarë në përputhje me ndarjen e ministrive, me qenë se kemi një zvogëlim të numrit të ministrive, është dashtë që edhe komisionet të përshtaten, u pajtuam që kemi 14 komisioni që do të mbikëqyrin ministritë, u pajtuam edhe që në mbledhjen e radhës që mbahet të hënën ta votojmë edhe formulën e ndarjes së komisioneve, sepse do të…
Alsat 2020-02-06T11:05:18+01:00 Para fillimit të seancës së sotme për rastin “Reketi”, i akzuari i Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, duke mbajtur dokumente mjekësore në dorë iu drejtua prokurores Villma Ruskoska me një ton të ashpër: “Prokurore e korruptuat, po më torturoni”! Pas kësaj gjykata e largoi nga salla, ku pas një kohe e ktheu sërish në sallë pasi që erdhën gjykatësit. Rasti “Reketi” gjendet në fazën e dëshmive, ku duhet të prezantohen dëshmitë që janë dorëzuar në Prokurori nga dëshmitari Jordan Kamçevski. Loading…

